Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

“Të ndahet më vete Matura Shtetërore nga universiteti” Empty “Të ndahet më vete Matura Shtetërore nga universiteti”

Tue 10 Jul 2012 - 20:16
“Të ndahet më vete Matura Shtetërore nga universiteti” B_200_150_16777215_00___images_Aktualitet_p.karamataEmanuela Sako



Prof. Asc. Dr. Pëllumb Karameta në një intervistë për “Jetë” shpjegon disa nga faktorët, që çuan mësuesit në burg, nxënësit drejt kopjes, si dhe bënë të lindin mjaft fenomene të tjera korruptive. Zoti Karrameta hedh idenë e ndryshimit të sistemit duke bërë shkëputjen e provimeve të Maturës Shtetërore nga universiteti. Specialisti i arsimit na njeh me shfaqjen e problemeve që në fillim të aplikimit të Maturës Shtetërore rreth 7-8 vite më parë. Më poshtë, do të shohim arsyet kryesore të shfaqjes së këtyre fenomeneve.



Z. Karameta, po ndodhin kopjime në provime, arrestime të mësuesve dhe mjaft fenomene të tilla që e denigrojnë këtë proces. Pse ndodh kjo?



Në thelb të tëra dukuritë negative që po konstatohen sot janë paralajmëruar që në vitin 2006, kur qeveria demokrate dhe ish Ministri i Arsimit Pollo ndërmorrën reformën e Maturës Shtetërore. Kjo synonte të luftonte dukuri negative që u konstatua gjerësisht në aktin e pranimit të nxënësve në institucionet e arsimit të lartë (si shitja e tezave ose zhvillimi i testeve të pranimit në kushte jo të përshtatshme etj). MASH nuk kuptoi në atë kohë se duhej luftuar që universitetet të krijonin procedura standarde të verifikueshme, të përgatisnin stafet akademike që të administronin testet në përputhje me kodet e etikës dhe kërkesat ligjore. Në vend që të bëhej kjo, u vendos që të zbatohej Matura Shtetërore që konfirmon përfundimin e shkollës së mesme dhe, njëherazi, në bazë të rezultateve u jep të drejtën nxënësve të ndjekin shkollat e larta. U reklamua me forcë se Matura shtetërore është një sistem që siguronte masivitetin dhe cilësinë e pranimit, sistem që është realizuar në një kontekst social, shoqëror dhe arsimor të papërgatitur. Dobësi me natyra të ndryshme bënë që sistemi të deformohet deri sa arriti në këtë ditë që edhe mësuesit të jenë objekt i punës së prokurorisë.



Ku qëndron problemi në këtë rast, është faji i sistemit apo ...?



Kjo është një dukuri komplekse. Nuk mund të themi se ka një faktor që prodhon këtë dukuri. Në qoftë se një mësues ose disa mësues arrijnë që të marrin testet dhe të fusin përgjigjet te nxënësit, kjo nuk ka të bëjë vetëm me mësuesit, por ka të bëjë me mënyrën se si është ndërtuar dhe funksionon vetë sistemi. Ka të bëjë në radhë të parë me agjencinë që e ka hartuar testin; ka të bëjë me Ministrinë e Arsimit, e cila e ka krijuar infrastrukturën; ka përcaktuar sallat, administratorët; ka caktuar të tërë personat pjesëmarrës etj. Njëkohësisht, ka të bëjë me drejtoritë arsimore, të cilat kanë detyrë të bëjnë përzgjedhjen konkrete të administratorëve. Ka të bëjë me stafet pedagogjike, që vendosin marrëdhëniet me prindërit.



Cili është faji i këtyre institucioneve?



Faji është i të tërëve. Në radhë të parë, është e pamundur që të mblidhen, për shembull, në Kukës, Sarandë etj, në salla të mëdha, një masë e tillë nxënësish, e t’i vendosni përpara testin e provimit në momentin kur vetë shpatullat tuaja nuk janë të sigurta. Ne nuk kemi asnjë lloj garancie që një mësues, që është caktuar nga drejtori i drejtorisë arsimore në një shkollë, të mos ketë lidhje dhe të mos ketë konflikt interesi me nxënësit që janë në atë shkollë, pasi është e pamundur që një drejtori arsimore të caktojë një mësues si administrator në një sallë kur nuk e di se çfarë marrëdhëniesh ka ky mësues me nxënësit që janë brenda në sallë. A janë nipat e tij, kushërinjtë e njerëzve të tij etj. Pra, në tërësi, sistemi që është ndërtuar nuk është në gjendje të ruajë sekretin e testeve, të sigurojë mbikëqyrjen e sallave, të shmangë konfliktet e interesave etj. Këta janë disa faktorë që hapin dhe e lënë të lirë shtegun për njerëz që duan të spekulojnë. Deformime të tilla janë konstatuar në mjaft raste si ato të Krujës, Burrelit e tani së fundi në Kamëz.





Çfarë komenti keni për deklaratën e rektorit Dhori Kule?



Deklaratat që kanë bërë këta zotërinj dhe ambientet ku i kanë bërë tregojnë mungesën e seriozitetit, mungesën e kulturës profesionale dhe të dijeve akademike. Nuk i lejohet rektorit të një universiteti, as një dekani fakulteti të mjekësisë, të lëshojë deklarata të tilla pa dhënë argumente të plotë përse propozohet ky lloj ndryshimi. Çfarë garancish ofrohen që e drejta e shkollës së lartë për të bërë përzgjedhjen do të shmangë kopjen, ndërhyrjet, korruptimin e pedagogëve dhe do të garantojë që secili të marrë atë që meriton. Të na garantojë që parimi i meritokracisë realisht do të jetë fitues. Publiku shqiptar pas 20 vitesh tranzicion e ka të pamundur të besojë deklarata të tilla. Por këta institucione para 7 vjetësh u bënë objekt i diskutimit publik kur pedagogët shisnin teza dhe deformuan sistemin e pranimit në universitet. Dhori Kule, bashkë me dekanin e fakultetit të Mjekësisë përpara se të bëjnë deklarata të tilla, të bindin publikun se cilat janë procedurat që ata propozojnë të zbatohen, që të na bindin për këtë punë. Më duket se vlen më shumë kjo, se sa të shpenzosh edhe mandatin e dyte si rektor duke marketuar idenë e korpusit universitar, sikundër do t’i rekomandoja dekanit të mjekësisë që konstatimet e tij se 50-60% e studentëve të vitit të parë mbeten në lëndët teorike bazë, t’i bëjë objekt diskutimi serioz profesional, për të t’i hapur rrugën jo vetëm reformimit të pranimeve në arsimin e lartë, por dhe për t’i kujtuar kryeministrit se në çfare gjendje është cilësia e formimit të nxënësve në sistemin e arsimit parauniversitar.



Cila është ndërhyrja më emergjente që duhet të bëjë Ministria e Arsimit?

Në radhë të parë, Ministria e Arsimit duhet të na tregojë se cilat janë shkaqet, përse këta mësues i kanë futur në burg. Kjo pyetje i takon Ministrit të Arsimit: “Zoti ministër, përse mësuesve u është hapur rruga e burgut?”. Ky nuk është problem që e kanë 3 apo 4 mësues. Unë mund t’u them se, që në vitin e dytë të aplikimit të Maturës Shtetërore u tha që ky sistem ishte problematik. Mund t’u përmend rastin e gjimnazit të Krujës, që i deleguari nga Tirana nuk është lejuar në provim sepse drejtoresha kishte fëmijën e saj. Me notat e larta që do të merrte gjatë këtyre provimeve do të siguronte një degë të mirë në universitet. Që atëherë, Matura Shtetërore tregoi se ishte një sistem që nuk prodhonte cilësi, që nuk prodhonte meritën dhe parimin e meritokracisë. Këta mësues kanë mungesat e tyre në karakter, por ne nuk mund të krijojmë një sistem që ata të vazhdojnë e të bien pre e këtyre veseve. Në qoftë se krijohet një sistem për njerëz me vese, të cilat në sistemin arsimor nuk janë të pakta, falë ndërhyrjes së politikës, falë emërimeve metodike, pushimeve nga puna të ekspertëve dhe emërimeve të ushtarëve të partisë në sistemin e arsimit, produkti do të dështojë.





Ndryshimet që duhet të bëhen në Maturën Shtetërore
“Matura Shtetërore duhet konsideruar vetëm provim mbyllës i ciklit të arsimit të mesëm. Kurse procesi i pranimit në universitet duhet të jetë një proces, i cili duhet t’i kalojë për kompetencë universiteteve. Por, universitetet duhet të saktësojnë jo vetëm kuadrin rregullator, por dhe të garantojnë që me të vërtetë administrimi dhe pranimi në universitetet të mundë të zgjidhë pikërisht këtë që: secili të marrë atë që i takon”,- kjo është zgjidhja më e duhur që na propozon si më të nevojshme për sistemin arsimor Prof. Asc. Dr. Pëllumb Karameta. Për të, kjo do të shmangë dukuritë e nepotizmit, të korrupsionit, të ndërhyrjeve politike. Zoti Karrameta shprehet se ndoshta nuk do të zhduken që vitin e parë, por do të ndërtohet një sistem efektiv dhe i besueshëm.









Si duhet të ishte ky sistem për të garantuar vërtetësinë...


Zoti Karrameta na njeh me disa mënyra se si mund të jetë sistemi arsimor sa më i drejtë dhe duke shmangur të gjitha fenomenet e kopjes, marrjes së lekëve etj. “Ky sistem do të ishte shumë më i thjeshtë. Të bëjmë siç bën bota. Çdo student t’i nënshtrohet provimit për të vërtetuar pranë shkollës së tij. Provimi që jepet në fund të vërtetojë përfundimin e arsimit të mesëm. Pjesa e dytë, pranimi në universitet të jetë e drejtë tërësore e universiteteve që mund të bëjë përzgjedhjen e nxënëseve. Kështu, ne mënjanojmë një nga deformimet e mëdha të Maturës Shtetërore. Ajo që u ofrua si realizimi i parimit të meritokracisë, por që në të vërtetë është një shpërfytyrim tashmë i provuar i tij”, -shprehet Pëllumb Karameta. Ai shpjegon disa nga arsyet që Matura Shtetërore bëri që nxënësit të mos pranoheshin në shkollat e larta në bazë të meritës, por mbi mekanizma që e deformojnë vetë sistemin e sigurimit të cilësisë. “Ne dimë që cilësia e mësuesve të Tiranës dhe kushtet ku zhvillohet mësimi është krejt ndryshe nga gjimnazet në rrethet e largëta. Kjo për shkak të rezultateve të larta fiktive që ata marrin nga gjimnazi ku kanë bërë shkollën, i cili nuk është i njëjtit nivel me atë të Tiranës. Ky sistem që është ndërtuar me këto pika të dobëta, Ministria e Arsimit i merr për bazë vetëm notat formale, këto dobësi që ka provuar sistemi i Maturës Shtetërore”,- sqaroi Karameta.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi