Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tiranes i mjafton barazimi Empty Tiranes i mjafton barazimi

Wed 11 Jul 2012 - 12:34
Tiranes i mjafton barazimi 1341992615-ndeshja_11Tirana kualifikohet në turin e dytë të Europa League. Skuadra bardheblu është mjaftuar me barazimin 0-0 në ndeshjen e kthimit kundër Grevenmaker dhe ruan traditën si skuadra shqiptare me ecurinë më të mirë në kupat e Europës. Ekipi i drejtuar nga Hulian Rubio ka vuajtur në sfidën e dytë të turit të parë kualifikues në Luksemburg, megjithatë ka regjistruar rezultatin e dytë pozitiv në po kaq ndeshje dhe vazhdon aventurën në këtë edicion të Ligës së Europës, që është aktiviteti i dytë për nga rëndësia për klube në kontinent.

Me një skuadër të përqendruar më tepër në fazën mbrojtëse, e ku mungesave të Sinës e Dushkut i është shtuar ajo e Klodian Duros, Tirana ka vuajtur presionin e Grevenmaker që prej minutave të para. Madje, ekipi modest mund të kishte shënuar prej minutës së katërt, por për fatin e bardhebluve topi është frenuar nga shtylla. Gjithsesi me kalimin e minutave, Tirana ka ritur nivelin e lojës dhe në të 39-tën mund të kishte shënuar me Bekim Balën që shpërdoroi pas harkimit të Ahmatajt. Rastet e bardhebluve kanë vazhduar edhe në fraksionin e dytë të lojës, me Balën e Karabecin, ndërsa shansi i fundit për shënim i ndeshjes i takoi ekipit nga Luksemburgu, në të 87-tën, me Luadj që nuk shënjestroi portën.

24-herë kampinët e Shqipërisë e mbyllën takimin në inferioritet numerik, pas kartonit të kuq të Pishës në të 89-tën, i ndëshkuar me dy të verdhë, ndërsa barazimi 0-0 mund të cilësohet i kënaqshëm. Kjo duke parë statistikat, që tregonin se Grevenmaker tentoi 17 herë drejt portës, ndërsa Tirana vetëm tetë. Gjithsesi, kryeqytetasit vazhdojnë aventurën me rezultatin e përgjithshëm 2-0, duke regjistruar kualifikimin e 11-të në histori të një turi të kupave të Europës. Në turin e dytë të Europa League, Tirana do të luajë me norvegjezët e Alesund. Ndeshja e parë do të luhet në “Qemal Stafa” më 19 korrik, ndërsa takimi i kthimit në datën 26 korrik.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi