Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default A pati Jezusi nje djale me Mari Magdalenen? Ja e verteta

prej Wed 11 Jul 2012 - 12:39
A pati Jezusi nje djale me Mari Magdalenen? Ja e verteta 1341927282-ja_e_vertetaMari Magdalena ishte e dashura e Krishtit dhe pati një fëmijë me të? Skenari, i përshkruar prej Kodit të Da Vinçit, librit bestseller të shkrimtarit amerikan Dan Brown, ka shkaktuar debate të ndezur dhe ka frymëzuar shumë kërkime dhe studime. Dhe sot ka nga ata që këmbëngulin se kanë gjetur provat e atësisë së Krishtit në një afresk të lashtë të ruajtur në kishën templare të fraksionit të Tempullit të Ormelles në Trevizo. Sa është e vërtetë?

E demonizuar, pastaj shenjte

Mari Magdalena ishte një prej ndjekëseve të Krishtit, e cila e kishte çliruar atë nga “7 demonët”; pikërisht asaj iu shfaq të parës pas rilindjes. Mbi këtë figurë është folur e thurur shumë: në Ungjijtë e apostujve ishte konsideruar një apostull, dhe nga disa ajo është identifikuar – gabimisht si femra tradhtare që do të duhej të dënohej, duke u goditur me gurë, por që Jezusi e shpëtoi pikërisht nga ky dënim.

Hipoteza që ajo mund të ketë qenë një e dashur e Krishtit nuk është shpikur nga Brown: këtë hipotezë e kish hedhur tashmë në vitin 1951 greku Nikos Kazantzakis, autor i “Tundimi i fundit i Krishtit”. Por, hipoteza është edhe më e hershme. ‘Është një ide e lindur në Parisin e fundit të viteve tetëqind nga artistë kundër rrymës”, thotë Mario Arturo Iannacone, historian i krishtërimit. “Në vitin 1888 u paraqit në Paris opera E dashura e Krishtit, me autor Rodolphe Darzens: e dashura ishte, natyrisht, Magdalena. Në vitin 1929, shkrimtari anglez David Herbert Lawrence (autor i dashuri i Lady Chatterley) shkruajti një rrëfim mbi historinë pasionante mes Magdalenës dhe Jezusit me titull: Njeriu që kishte vdekur”.

Edhe piktorët e ’800 ishin shumë të dhënë pas kësaj ideje. “E portretizonin si një grua të stolisur, madje edhe nudo, për të simbolizuar pafajësinë e saj të rigjetur. Qindra gra të shoqërisë së lartë preferonin të pozonin nudo para piktorëve, për një pikturë alla Magdalenë. Një lojë dashakeqe”, shkruan Iannaconne.

Një familje e shenjtë

Megjithatë, dikush thotë se që në Mesjetë apo gjatë Rilindjes, piktorët e kishin paraqitur Magdalenën, ndërkohë që përqafonte Jezusin, i vinte kokën në kraharor apo shpatull, ndërkohë që Jezusi mbante në krahë birin e tyre të sapolindur.

Dhe fituesi i çmimit Nobel, Dario Fo, autori i librit Jezusi dhe Gratë, citon tregues të ndryshëm. ‘Në afreskët e Assissisë, Giotto e ka paraqitur Magdalenën që ngjitet në qiell e marrë prej engjëjve përpara Madonnës”, ka shpjeguar Fo. “Dhe në kapelën e Scovregnit të Padovës, duke ripikturuar Jezusin që dëbon tregtarët nga tempulli, Giotto vendos një fëmijë të trembur që ka gjetur strehë në prehërin e një gruaje. Ai fëmijë, lë të kuptojë piktori, kapet pas të ëmës sikur i kërkon asaj mbrojtje nga shpërthimi i zemërimit të një njeriu, të cilin e kish parë gjithmonë të buzëqeshur. Domethënë babai i tij, Jezusi”.

Ndërkohë, në Youtube është shfaqur një afresk i shekullit të dymbëdhjetë, ku shfaqet Jezusi, Magdalena dhe fëmija i tyre. Është Tempulli Ormelle, në një kishë të vogël mesjetare të ndërtuar prej kalorësve templarë. Sipas atyre që merren me misteret, ajo i ishte dedikuar Magdalenës, ndaj të cilës templarët ishin të devotshëm. Afresku është i vjetëruar: mund të arrihet në konkluzionin që është portreti i Magdalenës për shkak të 2 elementëve simbolikë, një veshje rozë dhe një kullë pas shpatullave. A është e mundur që një pikturë kaq skandaloze të ketë mbetur e panjohur për shekuj të tërë?

Magjistare, shtrigë, priftëreshë?

Personazhi i Magdalenës, në kohëra të ndryshme është interpretuar në mënyra të ndryshme: si feministe, magjistare, shtrigë, priftëreshë e një feje të perëndeshës mëmë, si themeluese e krishtërimit apo një krishtërimi alternativ. Në të vërtetë është një mit modern. ‘Janë riinterpretime të bërë në fundin e viteve tetëqind”, shpjegon Iannaccone. “Magdalena është bërë një prizëm që reflekton të gjithë spektrin e kontestimit modern kundër krishtërimit tradicional”.

Kodi i Da Vinçit ka bërë shumë popullore idenë e fëmijës së Jezusit. “Janë fantazi moderne”, vazhdon Iannaccone. ‘Asnjë historian serioz nuk i ka marrë ndonjëherë seriozisht në konsideratë. Kanë peshë tjetër studimet që rivlerësojnë në origjinën e krishtërimit rolin e grave, domethënë edhe atë të Mari Magdalenës: është një qasje historike e respektueshme”. Tek Kodi i Da Vinçit, një prej treguesve më kyç të raportit intim mes Jezusit dhe Magdalenës ishte tek Darka e Fundit e Leonardo Da Vinçit, aty ku një figurë femërore qëndron ulur në të djathtë të Krishtit. “Ajo nuk është Magdalena, është Apostulli Gjon: e ka shkruajtur vetë Leonardo në shënimet e tij”, thotë Diego Cuoghi, historian arti dhe autor i një studimi mbi Ormelle. “Arti i shenjtë bazohet në tekstet e krishtërimit. Për këtë arsye, në pothuajse të gjithë Darkat e Fundit të Mesjetës apo të Rilindjes, Gjoni është paraqitur gjithmonë si një i ri me pamje thuajse femërore”.

Në fakt të gjithë ungjijtë flasin për të si Apostulli më i ri në moshë, ndoshta që përkon edhe me “dishepullin që Jezusi e donte”.

Po portreti i Ormelle? Cuoghi thotë: “Ngjyra rozë është tipike jo vetëm e Magdalenës, por edhe Madonnës. Dhe kulla është një karakteristikë e Santa Barbaras (e mbyllur në një kullë) dhe Virgjëreshës Mari (e quajtur turris davidica, domethënë e fortë si një kullë e qytetit të Davidit). Në art, Magdalena ishte identifikuar me elementë të tjerë: vazo e kremërave, duke patur parasysh që, Magdalena lau këmbët e Krishtit, dhe që nga shekulli i XVI kafka, libri dhe kryqi. “Sa për templarët”, vazhdon Cuoghi, “ata kurrë nuk i kanë dedikuar kisha Magdalenës, por vetëm Virgjëreshës Mari”.

Iannaccone është dakord: “Templarët për më tepër ishin francezë dhe tradita e prostitutës së penduar u fiksua në shekullin X, duke i dhënë kështu jetë një kulti të përhapur në Francë, por jo në Itali. Një numër i caktuar templarësh francezë ishin sigurisht të devotshëm ndaj Santa Mari Magdalenës, por thjeshtë ashtu si mund të ishin edhe ndaj shenjtëve të tjerë”.

Skandale dhe inkuizicion

Atëherë, cili është kuptimi i afreskut të Ormelle? Dhe përse Jezusi mban në krahë një të sapolindur? “Nëse në shekullin XIII dikush do të kish pikturuar në një kishë Krishtin me një foshnjë do të kish qenë skandal”, thotë Cuoghi. “Për shembull, Caravaggio u detyrua që të ribëjë shumë piktura, sepse nuk ishin konform kanoneve. Dhe Paolo Veronese, që e kishte populluar Darkën e Fundit me xhuxhër, kafshë dhe akrobatër u përndoq prej inkuizicionit”.

Piktura e Ormelle, në të vërtetë paraqet një tjetër skenë: një Dormitio Virginis, episod nga jeta e Marisë e rrëfyer nga ungjijtë apokrifë. “Maria vdes dhe Jezusi merr shpirtin e saj në formën e një të sapolinduri”, shpjegon Cuoghi. ‘Në versione të tjerë, Jezusi është tashmë në qiell, dhe merr me vete shpirtin e Madonnës. Shembuj të Dormitios janë në Romë në mozaikët e Pietro Cavallinit tek S. Maria në Trastevere dhe Jacopo Torritit tek S. Maria Maggiore, që i përkasin shekullit XIII, e njëjta epokë e pikturave të Ormelle”. Jo rastësisht, afreskët e kishës së Ormelle, dedikuar Madonnës, rrëfejnë jetën e Marisë; dhe cikli përmbyllet me Dormition, ose vdekjen dhe ngjitjen në qiell të Virgjëreshës.

Një grua shumë moderne

Po përse sot diskutohet kaq shumë për Mari Magdalenën? Sepse Magdalena ishte një grua e lirë, e vetëdijshme për joshjen e saj, që ndiqte lirisht Jezusin”, shpjegon Iannaccone. “Në këtë kuptim ajo është një figurë femërore më pranë ndjeshmërisë moderne krahasuar me atë të Madonnës. Ajo u quajt “apostulle e apostujve” për arsye, se ishte pranë Jezusit dhe sepse mori lajmërimin për ringjalljen e tij.

Në vitin 591, Papa Gregori i madh shkruante se ajo u konvertua në shenjt pas një jete në mëkat: një interpretim pa prova historike, por që pati sukses. Në të vërtetë, dy apo tre gra që përmenden në ungjijtë u futën në një personazh të vetëm emblematik, të penduarës që kish lënë pas krahësh një të kaluar mëkatare”.

Pse “Kodi i Da Vinçit” pati shitje të jashtëzakonshme

Libri, sipas New York Times, megjithë shitjet e mëdha ka marrë shumë kritika edhe nga studiues që nuk kanë lidhje me kishën, dhe është cilësuar si i pandershëm intelektualisht. Nuk ka as edhe një provë historike që të krishterët e parë të kenë adhuruar Maria Magdalenën, përkundrazi dihet se të krishterët e parë persekutoheshin nga Roma se adhuronin Jezuin dhe jo perandorin. Sipas këtij libri Maria ishte pasardhëse e linjës së Davidit e Solomonit dhe mbajti në barkun e saj pasardhësit e Jezuit, gjë që e bënte atë hyjnore. “Kodi” gjithsesi ka rezultuar me interes për publikun i cili magjepset pas misterve. Sandra Miesel e revistës “Crisis” thotë se Braun është duke synuar lexuesit postmodernistë për të cilët një realitet është po aq i vlefshëm sa dhe një tjetër dhe që ndërsa lexojnë një roman mësojnë edhe mbi historinë. Ndërsa sipas CNN-it Braun është duke shkruar vazhdimin e librit.


A pati Jezusi nje djale me Mari Magdalenen? Ja e verteta Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

default Re: A pati Jezusi nje djale me Mari Magdalenen? Ja e verteta

prej Wed 11 Jul 2012 - 13:36
Kodi i Da Vincit,eshte nje shkendije e vogel e zbuluar,perball vullkanit real mbi Maria Magdalenen dhe Jezu Krishtit.


Abdulgafuri
Abdulgafuri
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 1419
<b>Hobi</b> Hobi : futbolli
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kastriot
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/05/2012

default Re: A pati Jezusi nje djale me Mari Magdalenen? Ja e verteta

prej Mon 23 Jul 2012 - 10:35
sa me perket mua ky film eshte nje perralle e re dhe nje fyerje e re qe i shkaktohet te krishtereve . dhe jo vetem kaq por qe vazhdojne te fyejne Isaun a.s.(Jzu krishtin) me fyrje te ndryshme dhe me poshtruese te mundshem e qe te gjitha ato jane te paverteta te medha . spo me habite pse nuk treagojne te krishteret ndaj ketij filmi por si po mundet Kisha mos me reagu kete spo e kuptoj!


5:3.Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.

3:102. O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!

18 : 27. Lexo çka të është shpallur ty nga libri i Zotit tënd! Nuk ka kush që mund t'i ndryshojë fjalët e Tij dhe pos Tij, nuk mund të gjesh strehim.
18:29. E ti thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran që përzhit fytyrat. E shëmtuar është ajo pije, e vend i keq është ai”.
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 42
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

default Re: A pati Jezusi nje djale me Mari Magdalenen? Ja e verteta

prej Mon 23 Jul 2012 - 10:37
sepse jemi tolerante ne te krishteret nuk jemi si ato qe per nje karikature qe i beri nje i cmendur MUHAMEDIT bene batardi duke vrare e duke prere ne te krishteret kemi nje parim /gjithesekush ka mendimin e vet nuk beson ne zot pune per ty nuk ta imponoj do ta shash ZOTIN pune per ty ti do pergjigjesh para tij diten e gjykimit por nuk imponojme ate qe mendojme vete tek tjetri


Pra, mallkue njai bir Shqyptari,                                                 A pati Jezusi nje djale me Mari Magdalenen? Ja e verteta 1911676_1468334666723430_821038500_n                                                  
                      qe këtë gjuhë të Perëndis',                
                      trashigim, që na la i Pari,        
                       trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Abdulgafuri
Abdulgafuri
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 1419
<b>Hobi</b> Hobi : futbolli
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kastriot
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/05/2012

default Re: A pati Jezusi nje djale me Mari Magdalenen? Ja e verteta

prej Mon 23 Jul 2012 - 10:44
Durrsaku shkruajti:sepse jemi tolerante ne te krishteret nuk jemi si ato qe per nje karikature qe i beri nje i cmendur MUHAMEDIT bene batardi duke vrare e duke prere
ate qe e don edhe me mbrone kur ta sulmon dike thone ketej nga ne. nese dikush eshte tolerant nuk bene karikatura qe te fyje dike tjeter sepse edhe toleranca ka kufij. tek e fundit secili e ka per vete
por qe fyhen te krishtere ketu ska dyshim e me kete edhe Isau a.s.

por ketu eshte e dhe nje detal i vogel i filmit e qe me habit se si te krishteret nuk e verejne ate . kur e dergojne Isaun a.s. sipas filmit ta kryqezojne e qe nuk eshte fare e vertete tregohet djalli ne forme te gruaje dhe quditerishte ajo mbane nje femije ne dore . du ua kisha shtru nje pyetje e keni pyet veten kush eshte ai femije qe ajo grua mban ne dore?

a spo e kuptoni qe edhe ne filam po iu genjejne?


5:3.Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.

3:102. O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!

18 : 27. Lexo çka të është shpallur ty nga libri i Zotit tënd! Nuk ka kush që mund t'i ndryshojë fjalët e Tij dhe pos Tij, nuk mund të gjesh strehim.
18:29. E ti thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran që përzhit fytyrat. E shëmtuar është ajo pije, e vend i keq është ai”.
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 42
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

default Re: A pati Jezusi nje djale me Mari Magdalenen? Ja e verteta

prej Mon 23 Jul 2012 - 10:46
Abdulgafuri shkruajti:
Durrsaku shkruajti:sepse jemi tolerante ne te krishteret nuk jemi si ato qe per nje karikature qe i beri nje i cmendur MUHAMEDIT bene batardi duke vrare e duke prere
ate qe e don edhe me mbrone kur ta sulmon dike thone ketej nga ne. nese dikush eshte tolerant nuk bene karikatura qe te fyje dike tjeter sepse edhe toleranca ka kufij. tek e fundit secili e ka per vete
por qe fyhen te krishtere ketu ska dyshim e me kete edhe Isau a.s.

por ketu eshte e dhe nje detal i vogel i filmit e qe me habit se si te krishteret nuk e verejne ate . kur e dergojne Isaun a.s. sipas filmit ta kryqezojne e qe nuk eshte fare e vertete tregohet djalli ne forme te gruaje dhe quditerishte ajo mbane nje femije ne dore . du ua kisha shtru nje pyetje e keni pyet veten kush eshte ai femije qe ajo grua mban ne dore?

a spo e kuptoni qe edhe ne filam po iu genjejne?
ore i shkrete ai qe e ka bere ate film pune per te sme takon mua te gjykoj eshte nje ZOT qe sheh dhe gjykon si ty edhe mua akoma spo e kupton


Pra, mallkue njai bir Shqyptari,                                                 A pati Jezusi nje djale me Mari Magdalenen? Ja e verteta 1911676_1468334666723430_821038500_n                                                  
                      qe këtë gjuhë të Perëndis',                
                      trashigim, që na la i Pari,        
                       trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Abdulgafuri
Abdulgafuri
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 1419
<b>Hobi</b> Hobi : futbolli
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kastriot
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/05/2012

default Re: A pati Jezusi nje djale me Mari Magdalenen? Ja e verteta

prej Mon 23 Jul 2012 - 22:24
Durrsaku shkruajti:

ore i shkrete ai qe e ka bere ate film pune per te sme takon mua te gjykoj eshte nje ZOT qe sheh dhe gjykon si ty edhe mua akoma spo e kupton

me pas ju kulture nuk ishit fy dhe nuk kishit dergu ne mp ato fjale qe i keni dergu .kete ta trgova meqe atje e kishin mbylle temen, sa per kulture dhe qe te vie keq per shkak te femrave e pash sa te vie keq. po te kishe turp do ishe me mire po ja qe turp ske dhe tjerati ke leht.
ore i mjere , desha te ti hap syte me gishte qe thone por qka mire e ke se edhe une bera gabim se atij qe All-llahu ia vulos zemren pas gjunahev qe ka be atij eshte e kote tia terheqesh vrejtjen.
shiqoje mire ate pjese qe te kam pyet dhe analizoje kush eshte gruaja dhe kush eshte femija qe ajo mban ne dore dhe qka po iu tregoj juve o te krishter ai me ate film ?


5:3.Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.

3:102. O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!

18 : 27. Lexo çka të është shpallur ty nga libri i Zotit tënd! Nuk ka kush që mund t'i ndryshojë fjalët e Tij dhe pos Tij, nuk mund të gjesh strehim.
18:29. E ti thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran që përzhit fytyrat. E shëmtuar është ajo pije, e vend i keq është ai”.
Sponsored content

default Re: A pati Jezusi nje djale me Mari Magdalenen? Ja e verteta

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi