In memoriam: 82 vjet pa Çajupin
Wed 11 Jul 2012 - 16:34
Emri i tij i vërtetë është Andon Çako dhe nuk dihet për ç’arsye përdori edhe formën Zako.
Emri letrar Çajupi është emri i një mali të vendlindjes, mallin dhe kujtimin e së cilës e nguliti dhe e përjetësoi në pseudonimin e tij.
Andon Zako Çajupi lindi në Sheper të Zagorisë më 27 mars 1866. Mësimet e para i mori në vendlindje. Rol të madh në formimin e tij ka luajtur sidomos gjyshi nga e ëma, i cili e futi në botën magjepsëse të përrallave, të legjendave e të këngëve popullore, prej së cilës poeti i ardhshëm nuk do të ndahej më kurrë. I ati i Çajupit, Harito Çakoja, ishte kurbetçi në Misir, ku qe aktivizuar në lëvizjen atdhetare. Ai e tërhoqi të birin nga fshati për të vazhduar studimet, kur Andoni ishte vetëm 15 vjeç.
Në kolegj mori një kulturë të mirë dhe ishte ndër të parët, midis shumë nxënësve, që vinin nga vende të ndryshme të Mesdheut. Me këtë kulturë i kishte të hapura dyert e universitetit, të cilin e ndoqi në vitet 1887-1893 në Gjenevë, ku studioi për drejtësi.
Këtu u njoh me gruan e tij të ardhshme Evgjeninë, e cila e bëri të lumtur por dhe fatkeq, sepse vdiq pas një viti martese, duke lënë jetim të birin e porsalindur, Stefanin.
Kjo humbje e tronditi thellë poetin dhe i la vragë të thellë. Ajo u bë shkak që, pas dhjetë vjetësh, të shkruante elegjinë “Vaje”, një nga elegjitë më të bukura dhe më prekëse të poezisë sonë.
Më 1883, me diplomën në xhep dhe djalin në krahë u kthye në Misir dhe u vendos në Kajro, ku nisi të ushtronte profesionin e avokatit, prej të cilit hoqi dorë shpejt. Jetoi me pasurinë që i kishte lënë i ati dhe iu kushtua tërësisht çështjes atdhetare dhe krijimtarisë letrare.
Çajupi gjeti në Misir një lëvizje patriotike të zhvilluar. Shqiptarët e Egjiptit kishin organizuar një shoqëri atdhetare e kulturore dhe mbanin lidhje sidomos me “Shoqërinë e Stambollit”. Ai u bë shpirti dhe figura më e njohur e kolonisë patriotike të Misirit, mbrojti interesat e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar, duke demaskuar synimet e të gjithë armiqve të çështjes kombëtare shqiptare.
Emri i tij po bëhej i njohur në rrethet e atdhetarëve që në fund të shekullit të 19-të, kur më 1898 botoi artikullin e gjatë “Duke kërkuar një alfabet”, ku spikat shqetësimi i tij për unitetin e lëvizjes kombëtare dhe kulturore, për shkrimin dhe lëvrimin e gjuhës amtare përmes një alfabeti të njësuar. Por vepra që e bëri të njohur në mbarë botën shqiptare ishte përmbledhja poetike “Baba Tomorri” (1902) ku përfshiu dhe komedinë “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër”. Me këtë vepër u bë poeti më i njohur, pas Naimit.
Vjershat patriotike dhe luftarake të “Baba Tomorrit” frymëzuan çetat e lirisë dhe kryengritjet e mëdha që i sollën pavarësinë Shqipërisë më 1912. Këtë ngjarje poeti e priti me gëzim, u duk se iu hap udha për t’u kthyer në mëmëdhe, por Lufta I Botërore dhe trazirat e mëvonshme e shtynë larg këtë shpresë.
Më 1919 Çajupi ishte në ballë të përpjekjeve të shqiptarëve të Misirit, për të mbrojtur të drejtat e popullit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Ai dënoi qeverinë e Durrësit, që ishte vegël e fuqive imperialiste, ashtu siç dënoi përpjekjet e feudalëve tradhtarë për ta bërë Shqipërinë çiflig të tyre e për ta nxjerrë në ankand sipas interesit.
Në këto vite Çajupi përjetoi krizën e idealeve të bukura të Rilindjes. Në krye të punëve në Shqipërinë e pavarur, në vend të atdhetarëve të ndershëm po vinin njerëz që i binin pas interesit të tyre, pa menduar për fatet e kombit.
Çajupi ishte për demokracinë dhe qytetërimin, prandaj e përshëndeti Revolucionin Demokratik-Borgjez të Qershorit të vitit 1924, frytet e të cilit nuk arriti t’i gëzonte populli shqiptar. Demokracia e pati jetën të shkurtër dhe, në vend të saj, u rikthye pushteti i feudalëve me ardhjen e A. Zogut në fuqi. Kur u mor vesh se ky do ta shpallte veten mbret, Çajupi që ishte në krye të “Shoqërisë së miqve”, të themeluar në Kajro, i drejtoi Qeverisë së Tiranës një protestë, ku midis të tjerave thuhej se koha e mbretërve shkoi, “kurse edhe ata që i kanë, po vështrojnë t’i përzënë”.
Ky qëndrim i vendosur antimonarkist ia mbylli përfundimisht poetit rrugën për t’u kthyer në Shqipëri, që të tretej në “baltën më të ëmbël se mjalta” të mëmëdheut. Vdiq në Kajro më 11 korrik 1930. Shtypi zyrtar në Shqipëri e kaloi vdekjen e tij pothuajse në heshtje.
Çajupi la në dorëshkrim pjesën më të madhe të veprave të tij, poemën “Baba Musa lakuriq”, një parodi të biblës, tragjedinë “Burri i dheut”, që u botua pas vdekjes më 1935, komedinë “Pas vdekjes”, që u botua më 1937, përmbledhjen poetike “Këngë e vome”, fati i së cilës nuk dihet.
Përveç “Baba Tomorrit”, botoi “Përrallat e La Fontenit” (1921) përshtatur prej tij nga frëngjishtja dhe “Lulet e Hindit” (1922), një tufë vjershash të letërsisë sanskritishte. Nga artikujt e paktë që botoi në shtypin e kohës, duhet përmendur pamfleti “Klubi i Selanikut” (1909), një nga kulmet e publicistikës së Rilindjes, ku Çajupi demaskoi demagogët e xhonturqve dhe të veglave të tyre, që kishin hyrë në lëvizjen kombëtare për interesat e ngushta të kastës së bejlerëve turkoshakë e fanatikë, të zellshëm për t’i zgjatur jetën të “sëmurit të Bosforit”, perandorisë së kalbur të sulltanëve osmanë.
/alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|