Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Evropa do të ngrihet e do të kaplohet nga uria! Empty Evropa do të ngrihet e do të kaplohet nga uria!

Thu 12 Jul 2012 - 19:57
Evropa do të ngrihet e do të kaplohet nga uria! NgricePër shkak të kushteve të jashtëzakonshme klimatike, në qendër të vëmendjes mediat e kanë kthyer studimin e vitit 2009, sipas të cilit parashikohen ndryshime katastrofike të motit deri në vitin 2020, e të cilat do të sjellin masa emergjence, përfshirë edhe ato ushtarake. Ky është përfundimi i këtij raporti, të quajtur “Parashikimi i motit: 2010-2020", i përgatitur nga futuristët profesionalë me kërkesë të Departamentit amerikan të Mbrojtjes.

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës globale do të jetë në gjendje të destabilizojë edhe sistemin politik në planet. Evropa mund të kërcënohet nga uria, si dhe mund të shtohet rivaliteti për rezerva të ujit mes shteteve që kanë armë bërthamore.

Në parashikimet e tyre, autorët Peter Schwartz dhe Douglas Randall, shohin mundësinë që për shkak të ndryshimeve natyrore oqeanet të funksionojnë sipas ligjeve tjera. Evropa, Azia dhe Amerikën e Veriut do të fillojë të ngrihen, ndërsa hemisfera jugore do të jetë edhe më e ngrohtë.

Shkencëtarët thonë se Toka ka pësuar edhe më parë ndryshime të tilla.

Ky supozim veç po ndodhë në SHBA, ku në pjesën qendrore dhe lindore të shtetit së paku 42 vetë kanë vdekur nga të nxehtit ekstrem. Në disa zona temperatura ka tejkaluar 40 gradë celsius. Në Saint Louis, në shtetin Missouri, temperatura arriti në 46 gradë. Vetëm në Chicago vdiqën 10 njerëz, në Maryland dhe Virginia 20, por viktima ka edhe në rajonet tjera.

Numri i fatkeqësive natyrore, shirat e rënda dhe valët e të nxehtit do të jetë dukuri e zakonshme në të ardhmen, thotë eksperti rus Alexey Kokorin.

"Arsye për këtë është ndikimi i njeriut mbi klimën, për çka ndodhin ndryshime të tilla. Ekspertët llogarisin se në 20 vitet e ardhshme për katër herë do të rritet frekuenca e fenomeneve të rrezikshme meteorologjike", ka thënë ai.

Në krahasim me vitin 1960, numri i katastrofave të tilla është rritur për disa herë. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi