Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

default Moda e re e unazave të martesës

prej Sun 15 Jul 2012 - 18:59
Moda e re e unazave të martesës Unaze1-300x192Moda e re e të sapomartuarve po përhapet me shpejtësi në SHBA dhe Britaninë e Madhe. Çiftet tashmë nuk preferojnë të mbajnë unazat e martesës që kemi parë deri më sot, të cilat nuk i heqin kurrë nga gishti, por dëshirojnë unaza – tatuazh. Përveç përshtypjes që të lënë këto tatuazhe, të vjen ndër mend edhe simbolizmi i unazës, për dashuri dhe devotshmëri të përjetshme. Pra, tatuazhi – unazë mund ta justifikojë fare mirë këtë qëllim.

Shumë çifte të rinj nuk dëshirojnë më unazën klasike dhe i kthejnë sytë nga tatuazhet, duke pikturuar në gishtat e tyre lloje të ndryshme unazash. Format dhe ngjyrat janë nga më të larmishmet, ndërsa kostoja ekonomike është shumë më e ulët sesa ajo e një unaze të zakonshme.

Një nga të mirat e kësaj unaze – tatuazh është se nuk të humbet kurrë dhe e ke gjithnjë me vete. Por një disavantazh i madh është në rast divorci. Gjithashtu, me këtë mënyrë humbet dhe momenti romantik i propozimit për martesë me kutinë e unazës në duar.

Pra, nëse jeni të sigurt për personin që keni në krah dhe jeni në prag martese, shikojini si mundësi edhe unazat-tatuazh. /alb-observer.com/
Moda e re e unazave të martesës Unaze2Moda e re e unazave të martesës Unaze3Moda e re e unazave të martesës Unaze4Moda e re e unazave të martesës Unaze6Moda e re e unazave të martesës Unaze7Moda e re e unazave të martesës Unaze8Moda e re e unazave të martesës Unaze9Moda e re e unazave të martesës Unaze5



Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi