Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Ilia Shyti, një nga aktorët e mirënjohur shqiptarë Empty Ilia Shyti, një nga aktorët e mirënjohur shqiptarë

Thu 19 Jul 2012 - 13:16
Ilia Shyti, një nga aktorët e mirënjohur shqiptarë Ilia-Shyti1-300x217Ilia Shyti lindi më 19 korrik 1929 në Lushnjë dhe ndërroi jetë më 26 nëntor 2003. Ishte aktor dhe regjisor shqiptar.

Veprimtarinë e tij e filloi si aktor dhe regjisor në qytetin e tij të lindjes, ndërsa në vitin 1954 ai u vendos pranë Kinostudios “Shqipëria e re”, sot “Qendra Kinematografike Shqiptare”. Katër vite më vonë, në vitin 1958, ai do të interpretonte në filmin e parë shqiptar, me metrazh të shkurtër, “Tana”.

Edhe pse gjatë karrierës së tij ka interpretuar vetëm role episodike dhe të vogla, Ilia Shyti, arriti të ripërtërijë personazhe që kanë mbetur tashmë në kujtesën e spektatorit. Në kinema, aktorë me një profil të tillë janë të paktë, duke e kthyer në mjeshtëri më vete lojën episodike. Nga rreth 45 rolet që ka interpretuar ai, ndër më të suksesshmit mund të përmendim, inxhinier Mborjen, tek filmi “Vitet e para”, përgjegjësin e ofiçinës, tek “Brazdat”, gjyshin, në filmin për fëmijë “Qyteti më i ri në botë”, mësuesin në “Koncert në vitin 1936”, babai i Etlevës në “Treni niset në 7 pa pesë”, ish-gjeneralin në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, etj.

Në vitet ‘80-të ai mori titullin “Artist i Merituar”. Ilia Shyti ishte një artist i madh, një aktor i nivelit shumë të lartë. I tillë do të mbetet gjithnjë, në kujtesën e mijëra artdashësve, që me rolet e tij, e mbajnë të pavdekshëm kujtimin e këtij aktori.

/alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi