Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Hallet e Maturës 2012 Empty Hallet e Maturës 2012

Sat 21 Jul 2012 - 19:33
Hallet e Maturës 2012 MatureEntela Resuli

Emanuela Sako

Matura Shtetërore 2012 është drejt fundit dhe gjimnazistët janë në fazën për të vendosur se cili do të jetë shkollimi i tyre dhe profesioni i së ardhmes. Në një vëzhgim të bërë nga “Shekulli” në gjimnazet e Tiranës, mësuam se plotësimi i Formularit A2 nga ana e maturantëve do të jetë në datat 23 dhe 24 korrik. Në shkolla është caktuar një staf i posaçëm për të trajnuar nxënësit se si duhet të plotësojnë formularin makismumi për 15 minuta. Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit ka bërë publikë një video në sitin e saj, ku tregohet hap pas hapi se si duhet të veprosh ditën kur duhet bërë plotësimi në mënyrë që të mos bëhen gabime. Në një komunikim që kemi pasur me gjimnazistë nga shkolla të ndryshme të kryeqytetit kemi vënë re një pakënaqësi në masë për mënyrën e procedurave të kësaj mature, por edhe të 3 viteve të tyre të studimit. Pakënaqësi nga tekstet mësimore, përkthime të këqija, ngarkesë mësimore, mënyra e vlerësimit ka qenë jashtë standardeve sipas zërave të vetë atyre që e kanë provuar mbi supe këto fazë eksperimentale të kësaj mature, e cila këtë vit nxori brezin e parë.

Formulari

Formulari A2 i këtij viti përmban 303 degë, ku të rinjtë mund t'i zgjedhin për të nisur studimet e larta. MASH shpjegon të gjitha hapat që duhet të ndiqen për ta plotësuar atë pa gabime. Ndërkohë, ai do të jetë në duart e maturanteve për t’u plotësuar më datë 23 korrik dhe do të përfundojë më 5 gusht, rreth 15 ditë ne dispozicion për t'u menduar dhe për të përzgjedhur degët bazuar në parimin meritë-preferencë. Së bashku me Formularin A2 është publikuar edhe formulari i pasaktësive për ata që u kanë dalë të dhënat gabim në provimet e maturës. Këtë vit, ndryshe nga përvojat e mëparshme të sistemit të maturës, plotësimi i Formularit A2 do të bëhet online. E megjithatë, drejtues të AKP-së nuk përjashtojnë edhe mundësinë e plotësimit të printuar. Por, kjo vetëm në ato raste kur do të konstatohen ngërçe në rrjet, duke qenë se kjo është praktikë krejtësisht e re për sistemin tonë arsimor. Ndërkohë, sqarohet se për të realizuar plotësimin online, AKP-ja ka udhëzuar drejtoritë e shkollave të mesme që të vendosin në dispozicion laboratorë interneti të posaçëm, që do të përdoren për aplikimin online të Formularit A2. "Ky laborator duhet të jetë me të gjithë kompjuterat në gjendje pune, si dhe i lidhur me internetin", - ka kërkuar Agjencia Kombëtare e Provimeve. Nga ana tjetër, institucioni që do të merret me procesin e Maturës Shtetërore ka kërkuar që në laborator të këtë një printer të konfiguruar si printer rrjeti të furnizuar me bojë e letër të mjaftueshme të formatit zyrtar A4. Duke iu referuar projektit te AKP-se, mësohet se gjatë plotësimit të formularit online në laboratorë do të qëndrojnë edhe mësuesit, administratoret e maturës së këtij viti që do të ndjekin plotësimin e tij, njëkohësisht do të udhëzojnë nxënësit për të mos bërë gabime.





Maturantët: Kemi vuajtur në emër të reformave

Për të mësuar se çfarë mendojnë maturantët e “Maturës 2012” për tre vitet e tyre të gjimnazit, ne kemi marrë opinionet e tyre. Mesa duket pakënaqësia qëndron këmbëkryq para tyre. Ertioli dhe Ademi rrëfejnë eksperiencën e tyre këto tre vite dhe ku ka çaluar sistemi.



Ertiol Mustafaraj

“Gjithçka është kthyer në një lloj letërsie bajate, thjesht duhet të lexojmë ato që ka libri dhe duhet t’i riprodhojmë para mësuesit. Ndonjëherë shkarkonim materiale nga interneti, të cilat i dorëzonim si punë me projekt madje pa i lexuar fare. Ndiej nostalgji për lëndën e diturisë së klasës së 5-të, pasi shpeshherë bënim eksperimente, kemi arritur aty sa kemi bërë edhe diseksion bretkosash. Si një aspirant për t’u bërë mjek, më rrëqethet mishi kur mendoj se do t’i hyj kësaj fushe pa pasur baza praktike të biologjisë dhe kimisë nga gjimnazi. Shpresoj dhe do punoj fort që të arrij të ndreq kohën e humbur dhe kjo, jo për fajin tim”.



Adem Skëndo

“Gjimnazi është një periudhë e vështirë për të gjithë. Ne patëm fatin e keq të ishim të parët që të vuanim nën emrin e reformave dhe shpresoj me gjithë zemër të jemi të fundit. Nuk duhet të vazhdohet më në këtë mënyrë. Duhet të bëhen studime, analiza të hollësishme dhe kur të jenë qartësuar të mirat, por edhe rreziqet e ndërhyrjes në sistemin arsimor, të merret vendimi për ta aplikuar në terren. Është jashtë çdo konceptimi që të vazhdohet të vuajnë gjenerata të tëra për arsye të mosplanifikimit siç duhet nga ana e administratës që harton politikat arsimore. Në njëfarë mënyre ne “Matura 2012” ia dolëm mbanë, u bëmë si ai kameleoni që ndryshon ngjyrë dhe u përshtatëm me ndryshimet”.





Analizë

Dështimi i një mature shtetërore

E.Resuli

Matura 2012 ishte finalizimi i një eksperimenti të nisur vite me parë, konkretisht në vitin 2006, që duket se thërrmoi komplet themelet e arsimit parauniversitar shqiptar. Nga zotërinjtë e ministrisë së arsimit u vendos me kompetencë që ky sistem nuk vlente më sepse ishte bëre tepër abuziv dhe me të drejtë. Por, cila ishte alternativa që funksionarët e rinj ofronin? Pikësëpari, vendosën të ndryshojnë skemën e shkollimit nga 8+4 ne 9+3 një kopje e pothuajse e të gjitha vendeve perëndimore. Filluan menjëherë me kurrikulat dhe duket se kurbani i parë ishin tekstet. Shtëpive botuese u mjaftoi vetëm të vinin emrin e një prof. dok si redaktor shkencor në kopertinën e teksteve. Skandali i teksteve vazhdon edhe më tej me të njëjtën situatë që vazhdon të përsëritet çdo vit. Çudirat nuk kanë të sosur, duke konsideruar sistemin e vlerësimit që një zot e di nga e kanë shpikur, duke i ndarë vlerësimet si më poshtë: detyra e kontrollit ka rreth 50% të notës përfundimtare, vlerësimi me gojë ka 40% dhe punët me projekt 10 %. Një skemë e tillë ka bërë konfuz jo vetëm nxënësit, por edhe mësuesit të cilët në fund picërrojnë sytë nga 2-3 herë duke bërë llogaritjet që mos t’u bien në qafë nxënësve me notat. Një tjetër ndryshim në emër të reformës është bërë në lidhje me lëndë që ndahen tashmë në lëndë bërthamë dhe me zgjedhje dhe për ironi të fatit gjimnazistit i kërkohet që të zgjedhe që në vit të parë se çfarë rruge do të marrë për shkollën e lartë, ku pothuajse të gjithë nuk kanë ide të qarta në këtë moshë dhe për më tepër vihen para përgjegjësive që luajnë një rol vendimtar në rrjedhën e jetës. U përfol dhe u cilësua nga “ekspertët”si një proces tejet transparent dhe që do zhdukte njëherë e mirë gjithë problemet e abuzimit dhe korrupsionit në sistemin parauniversitar duke i hapur rrugë “meritokracisë “. Po si rezultoi ne fakt ? A pati sukses në promovimin e vlerave arsimore? Me keqardhje të plotë themi se kjo maturë shtetërore dështoi.









Maturantët, video me zë për mënyrën e aplikimit


Tashmë që provimet e detyruara dhe me zgjedhje kanë përfunduar, maturantëve u duhet të plotësojnë në shkollat përkatëse Formularin A2, për të ndjekur studimet e larta. Formulari A2 online, disa i ka vënë në vështirësi, ndërsa disa të tjerëve u duket e papërfillshme pikëpyetja që ngrihet. Drejtoresha e shkollës së mesme “Ismail Qemali”, Vojsava Përnasi, shpjegon për “Jetë” hapat që do të ndjekë çdo maturant për të përllogaritur degën, ku mund të jetë fitues. Për herë të parë maturantët do të plotësojnë formularin, duke njohur notat e dy provimeve të detyruara dhe atij me zgjedhje. Në rregulloren e këtij viti, notat e provimeve dolën para konkursit për shkollën e lartë. Në këtë mënyrë, ata duhet t’u referohen pikëve të fundit të çdo dege të vitit të kaluar dhe të shohin se ku mund ta gjejnë veten për të qenë fitues. “Maturantët janë njohur me mënyrën e aplikimit, pasi ne ua kemi shpjeguar gjatë vitit edhe gjatë javës së fundit. Kushdo që do të ketë vështirësi në aplikim, do të drejtohet tek administratori që do të qëndrojë në sallën e aplikimit”,- sqaron drejtoresha, Vojsava Përnasi. Shkolla “Ismail Qemali”, ka nxjerrë 513 maturantë, për të cilët drejtoresha e shkollës na siguron që të gjithë do të plotësojnë Formularin A2. Çka do të thotë se të gjithë do të konkurrojnë për studimet e larta. Për këta maturantë, do të ketë laboratorë aplikimi të posaçëm. “Të gjithë maturantët kanë marrë videon shpjegues-informuese të shpërndarë nga MASH dhe nga shkollat”,- na vë në dijeni Vojsava Përnasi. Çdo maturant aplikon online dhe në fund printohet fleta e plotësuar. Formulari online do të shkojë direkt në AKP dhe maturantit i duhet të mbajë mend kodin përkatës të aplikimit. Ndërsa formulari i printuar në letër do të shkojë në drejtorinë arsimore përkatëse.



Zonat e thella me laboratorë interneti?

Gjithmonë problem për zbatimin e teknikave të reja mbeten zonat e thella dhe të izoluara të vendit. Por, Ministria e Arsimit këtë herë thotë se e ka zgjidhur në mënyrë korrekte këtë pjesë. Ata shprehen se të gjitha shkollat e largëta të vendit janë të pajisura me laboratorë, të cilët janë funksionalë. Paksa e dyshimtë, por ata shprehen kështu. Megjithatë, bëhet ditur se edhe nëse një praktikë e tillë çalon, është vënë në dispozicion formulari në letër, në mënyrë që procesi të vazhdojë normalisht. Një metodë tjetër e përdorur është që shkollat, të cilat janë të largëta e me më pak nxënës, mund të aplikojnë në një nga shkollat e tjera më të afërta që ofron shërbimin e internetit dhe ka mësues administratorë të trajnuar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi