Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Empatizmi.....

prej Sun 17 Oct 2010 - 1:45
A mund te ndieni ate cfare te tjeret rreth jush ndiejne? A jeni te ndjeshem ndaj asaj cka ju rrethon? Kur ju i shtrini doren dikujt per ta ndihmuar a e dini saktesisht menyren e duhur per ta ndihmuar ate person Ndoshta jeni empatik.

Empatizmi-mallkim apo bekim?
Te jesh empatik eshet nje mallkim dhe nje bekim ne te njeten kohe. Ne njeren ane ke aftesine per te nenkuptuar saktesisht cfare duhet per te ndihmuar nje person per tu ndier komod.
Nga ana tjeter eshte e veshtir te ndihmosh te tjeret pasi shpesh ne sjemi ne gjendje te ndihmojme veten tone sidhe te kuptojme vet ndienjat tona.
Shpesh mund ta kuptojme shume mire ate cfare nje personi i ndodh rreth nesh por nuk arrijme te kuptojme ate cfare ndodh me veten tone.

Shume njerez deshirojne te mesojne sesi te jene sa me shume empatik. te tjere do te deshironin te kishin nje aftesi te tille, ta zoteronin.....
Nje person empatik mund te jete si nje Cameleon i vertet.

Njerezit shpesh behen empatik pasi eshte nje menyre shume e mire per tu ndier me te sigurt ne boten e tyre. Nese ti e din se cfare ndiejne personat qe te rrethojne atehere ti e di se cfare duhet te thuash apo si ta ndihmosh ate person ne baze te tonit , formes se bisedes, menyra apo metoda vetjake etj....
Problemi qendron se shpesh kjo gje kthehet ne fallcitet duke humbur keshtu ciltersine. gje qe i ben te tjeter te pamundur per te besuar ne ate cka ne transmetojme.

Te kultivosh keqardhje
Qe te fillosh te zhvillosh aftesine tende te empatizmit eshte e rendesishme te shikojme sesi ai person ndihet. Kur ti ndiene keqardhje ne i afrohemi nevojave dhe ndjehsive te personit qe ne duam te ndihmojme , ne te kundert eshte me te vertet e veshtir ti vihesh ne ndihme atij personi dhe shume e veshtir per ta bere ate te hapet ndaj teje.

Te vihesh ne vend te tjetrit.
Nje nga menyrat me te mire per ta kuptuar personin ne nevoje eshte te vihesh ne vend te atij personi. Si do te ishte nese dicka e tille do te ndodhte pikerisht ty? Te besh sikur e njejta eksperience te ka ndodhur dhe ty , te jetosh menyren e tij te jeteses etj.....
Gjithmon duhet ta veme veten tone ne vend te tjetrit per ta kuptuar same mire ate cfare ai person po perjeton, ate cfare ai ndien.....te perfytyrosh ate cfare ai ndien
Ky lloj empatizmi do te funksiononte shume me mire nese do te ekzistonte dhe kontakti fizik si mbajtja e dores, perqaimi etj.....

Empatizmi eshte nje aftesi qe hjo te gjithe njerezit e kane apo e zoterojme. Eshte nje aftesi vertet e rendesishme jo vtem per te ndihmuar dike ne nevoje, per tu treguar te dhembshur me nje person por eshte e rendesishme edhe per te bere per vete dike.
Nese ne jemi te ftohte ndaj njerezve dhe nuk zoterojme nje perqindje te caktuar te empatizmit do te ishte shume e veshtir per te zene shoeri te re, per tu intergruar ne shoqerine qe na rrethon si dhe shume e lehte per te larguar te tjeret ndaj nesh.

Qe te jesh sa me empatik si fillim duhet te kesh kuptuar mjaft mire nevojat e te tjerve, menyren e te perceptuarit te tyre, duhet te kesh kuptuar cafre ai apo ajo ka nevoje si dhe cfare ndien . Nese ne e arrijme kete gje atehere ne kemi aftesine per te qene empatik si rrjedhoje jemi te afte te ndihmojme personat ne nevoje. jemi te afte ti bejme te tjeret per vete dhe te afte per ta bere nje person te ndihet komod me prezencen tone.

Ju sa empatik jeni ndaj te tjereve?


Empatizmi..... Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi