Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Një ditë në Dhërmi, mes detit blu dhe jetës së natës Empty Një ditë në Dhërmi, mes detit blu dhe jetës së natës

Mon 23 Jul 2012 - 19:52
Një ditë në Dhërmi, mes detit blu dhe jetës së natës 56643Nga viti në vit është një nga destinacionet më të preferuar për turistë vendas dhe të huaj. Qyteti i Vlorës dhe rrethinat përreth saj, janë kthyer tashmë në të vetmet vende ku të gjithë dëshirojnë të kalojnë qoftë një fundjave, qoftë edhe pushimet verore. Dhe kjo jo pa qëllim sepse është një qytet që të ofron jo vetëm freskinë por edhe mundësinë për të kaluar një fundjavë ndryshe nga të tjerat. Nuk është fundjavë por makina nga kryeqyteti dhe vende të tjera po drejtohen drejt rivierës shqiptare. Gazetarja e A1 Report, Suada Daci dhe kameramani Ervin Daja fokusojnë momentet e bukura pranë këtij bregdeti të mrekullueshëm.

Marrim të përpjetën e LLogarasë , kthesat e forta nuk janë aq mikrpiritëse por peisazhi që duket nga lart është mahnitës dhe të bën të harrosh gjithçka. Në majën që arrin 1027 metra lartësi , nuk mungojnë asnjëherë vizitorë që sodisin pamjet e mrekullueshme nga sipër, por që tek tuk bëjnë edhe ndonjë fotografi. Nisemi drejt Dhërmit ,fshatit të turistëve dhe ullinjëve. Ështe e magjishme sesi përgjatë rrugës të ndalet syri në të gjitha mrekullitë që natyra ka rezervuar për peizazhet e kësaj zone. Dhërmiu është fshati më i madh i krahinës dhe plazhi i tij, shumë me terheqes me një sipërfaqe të madhe me gure dhe zhavorr te imet rrethuar nga gjelberimi, e natyrisht uji kristal i detit Jon. Plazhi i Dhërmiut është ndër më të frekuentuarit, ndaj dhe kur zbret në të nuk mund t'i rezistosh një rikthimi të dytë. Këtë na e vërtetojnë shumë pushues të cilët e frekuetojnë shpesh. Turistët nga Kosova e Maqedonia janë të shumtë pasi për ta, Dhërmiu është një mrekulli dhe për këtë arsye ai duhet shijuar.

“Kam pushuar dhe jashtë dhe prapë i kthehem Dhërmiut”- thotë një pushuese, ndërsa një turist nga Peja është rikthyer në Dhërmi për të dytin vit.
Në zonë ka shumë bare, restorante dhe pika akomoduese për turistët e vizitorët. Pjesa më e madhe e bareve dhe klubeve më në zë të kryeqytetit duket se janë përqëndruar tashmë pranë bregdetit Jon, aty ku të rinjtë janë shumë të pranishëm. Diskot dhe klubet e natës janë të shumtë në Dhermi. Cdo nate luajne muzike per te pasionuarit dhe nen magjine e muzikes, apo koktejleve të ndryshme cdokush mund te defreje deri ne oret e vona te nates.Whisky Beach, është një tjetër lokal që i është bashkuar numrit të madh të bareve, dhe siç pohon menaxheri i këtij lokali, Meridian Ramcaj është mjaft i frekuentuar nga turistët.

Përveç plazhit pushuesit kanë mundësi të njihen edhe me ndërtimet e vjetra të kësaj zone, si kisha të vjetra që datojnë që para periudhës bizantine. Mbi fshat gjendet manastiri dhe kisha e Shën Mërisë, të cilat kanë një pamje të veçantë. Të njëjtën panoramë dhe freski si Dhërmiu ofrojnë edhe vende të tjera, si Jala, Himara etj. Edhe ato janë të frekuentuara nga pushuesit e shumtë që mesa duket, gjithnjë e më shumë po i qëndrojnë fanatik zgjedhjes për ti kaluar në rivieren e bukur pushimet e tyre.
(sg/shqiptarja.com)
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Një ditë në Dhërmi, mes detit blu dhe jetës së natës Empty Re: Një ditë në Dhërmi, mes detit blu dhe jetës së natës

Mon 23 Jul 2012 - 20:45
Magjia e plazhit të Dhërmiut
foto dite në Wall Street Journal

Një ditë në Dhërmi, mes detit blu dhe jetës së natës 56045TIRANE – Magjia e ujërave të kristaltë të Dhërmiut ka qenë një nga fotot e ditës në gazetën prestigjoze e me famë ndërkombëtare, Wall Street Journal.

Mes fotove të tjera që shënonin ngjarje nga vende të ndryshme të botës, gjendet edhe “shkprepje” e fotografit shqiptar Arben Celi për agjencinë e lajmeve Reuters.

Diçitura e fotos është: “COOLING OFF: A girl stood on a beach in Dhërmi near Vlorë, Albania, Wednesday. Hot weather has gripped Albania, with temperatures reaching 102 degrees Fahrenheit. (Arben Celi/Reuters)” (FRESKIM: Një vajzë qëndron në një plazh në Dhërmi, pranë Vlorës, Shqipëri, të mërkurën. Moti i nxehtë ka shtrënguar Shqipërinë me temperatura që shkojnë deri në 102 gradë Fahrenheit).
Një ditë në Dhërmi, mes detit blu dhe jetës së natës 56045_1
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Një ditë në Dhërmi, mes detit blu dhe jetës së natës Empty Re: Një ditë në Dhërmi, mes detit blu dhe jetës së natës

Mon 23 Jul 2012 - 20:53
Eh kush ka qene atje e di se cfar mrekullie eshte...e kam rrahur komplet ate zone,duke filluar qe nga gjiri i Grames ne brendesi te gadishullit e deri ne Borsh
Sponsored content

Një ditë në Dhërmi, mes detit blu dhe jetës së natës Empty Re: Një ditë në Dhërmi, mes detit blu dhe jetës së natës

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi