Merkel: Nuk do të ofrojë më ndihmë financiare për Greqinë
Tue 24 Jul 2012 - 15:41
Angela Merkel nuk do të ofrojë më ndihmë financiare për Greqinë. Kështu ka shkruar në shkrimin e saj të fundit gazeta “Sueddeutsche Zeitung”, e cila ka cituar Merkel se është e paimagjinueshme që të dalësh sërish përpara parlamentit dhe të kërkosh një paketë të tretë ndihme për Greqinë. Por durimin me shtetin grek nuk po e humbet vetëm Gjermania, por dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili nuk është më gati për të ofruar më para.
Sipas Ministrit të Ekonomisë në Gjermani, Philipp Roesler largimi i Greqisë nga eurozona nuk është më aq i frikshëm sa dukej dikur, pasi ky vend ka pesë vite në recesion. Ndërkohë, në Greqi është hapur një tjetër vrimë prej 2 miliard eurosh, të shkuara dëm për shkak se vendi humbi kohë me reformat gjatë fushatave zgjedhore./alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|