Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Ja si të gjeni në internet nëse Universiteti privat shqiptar ku studioni njihet apo jo në BE dhe SHB

prej Tue 24 Jul 2012 - 18:33
Ja si të gjeni në internet nëse Universiteti privat shqiptar ku studioni njihet apo jo në BE dhe SHB Heinz-KasparovskyHeinz Kasparovsky

Aida Cama (DW)

Udhëtimin për në Vjenë boshnjakja Amila e kishte menduar ndryshe. Ajo donte të vizitonte miqtë, të shikonte bukuritë e Vjenës dhe të kryente njëkohësisht të gjitha formalitetet për t´u regjistruar në Universitetin e Vjenës. Por kur shkoi të regjistrohej në një degë masteri, përjetoi shok. "Kur panë diplomën dhe emrin e Universitetit ku unë kam studiuar në Bosnjë - Hercegovinë, refuzuan menjëherë të më regjistronin.

Sekretarja tha se diploma ime boshnjake nuk njihet në Austri. Mua më ngecën fjalët në grykë!"

Surprizë e keqe

Në atdheun e saj Amila ka studiuar në një Universitet privat, dhe fjala "ndërkombëtare" është madje edhe në emrin e universitetit. "Më shumë mërzitem, sepse kur isha në Universitet në Bosnjë më kanë thënë se me këtë diplomë mund të studiohet kudo në botë. Ndërkohë që ata nuk i kanë kontrolluar diplomat në asnjë vend të botës", thotë Amila e zhgënjyer. Raste të tilla dëgjohen shpesh në universitetet austriake. Diplomat e pavleshme që vijnë nga jashtë janë përditë temë e qendrave për këshillimin në shkollat e larta austriake në Vjenë. Me probleme të ngjashme nuk konfrontohen vetëm studentët nga ish-Jugosllavia, por edhe ata nga Rumania, Bullgaria, Sllovakia, Shqipëria dhe gjithë vendet e ish-Evropës Juglindore.

Cilat universitete njihen?

Dr. Heinz Kasparovsky, president i Qendrës Kombëtare Ausriake për njohjet akademike shpjegon se njohja e diplomave jashtë vendit bëhet në bazë listave ENIC/NARIC. - (ENIC do të thotë "Rrjeti evropian i qendrës informative për njohjet akademike", NARIC – "Rrjeti i qendrave kombëtare të njohjeve akademike"). Këto lista nxirren nga ministritë e arsimit të vendeve përkatëse, në bashkëpunim me të dy nismat evropiane ENIC dhe NARIC.

"Në faqen e internetit nxirren listat e të gjitha vendeve evropiane dhe SHBA-së. Nëse klikon tek një vend (shtet) në listë, atëherë të del lista me të gjitha shkollat e larta dhe universitetet që njihen të atij vendi", shpjegon Dr. Heinz Kasparovsky.

"Nëse një instutucion shkollor ndodhet në listë atëherë ai njihet. Natyrisht që bëhet edhe krahasimi i niveleve të mësimit dhe përmbajtjeve mësimore, kështu që mund të ndodhë që të duhet të jepen provime shtesë. Por parimisht, diplomat e këtyre instutucioneve që janë në këtë listë kanë dritën jeshile tek ne në Austri." Kurse studentët e universitetve që nuk ndodhen në liste, nuk mund të vazhdojnë studimet e tyre në Austri.


Ja si të gjeni në internet nëse Universiteti privat shqiptar ku studioni njihet apo jo në BE dhe SHB Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi