Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Prindërit me të meta fizike, ua lënë fëmijën pa regjistruar ?

prej Sun 17 Oct 2010 - 3:35
- Gazeta Shqip


Dy prindër nga Kuçova enden prej muajsh për të regjistruar fëmijën e tyre, pasi zyra e gjendjes civile ua mohon këtë të drejtë. Rasti flagrant është denoncuar në gazetën “Shqip” nga prindërit Edlira dhe Bledar Blushi, banues në lagjen “1 Maji” të qytetit të Kuçovës. Pesë muaj më parë ata kanë sjellë në jetë një fëmijë, të cilin nuk mund ta regjistrojnë në regjistrat themeltar të gjendjes civile, pasi u mohohet e drejta për t’u kurorëzuar në martesë. Por, edhe pse janë lidhur me njëri-tjetrin dy vite më parë dhe tashmë kanë sjellë në jetë një fëmijë, çifti nuk ka asnjë dokument martesor dhe regjistrim për beben. Kjo për faktin se zyra e gjendjes civile i konsideron si të paaftë mendërisht, ndonëse mjekët thonë të kundërtën. Për këtë, dy bashkëshortët e pacelebruar vazhdojnë të enden prej muajsh nëpër dyert e gjendjes civile të qytetit të tyre, duke kërkuar të drejtën e celebrimit dhe të regjistrimit të fëmijës.

Foshnja e tyre ende pesëmuajshe nuk mund të përfitojë as ndihmën mjekësore, as kryerjen e vaksinave si çdo bebe tjetër, pasi nuk është regjistruar dhe nuk disponon asnjë dokument si shtetas i këtij vendi.

Çifti i ri është paraqitur edhe dje pranë zyrës së gjendjes civile në Kuçovë ku janë përballur sërish me punonjësen e kësaj zyre, Myryban Kaçi, e cila jo vetëm nuk pranon t’u regjistrojë fëmijën, por dhe i ka nxjerrë jashtë zyrës.

Edlira 21-vjeçare tregon për gazetën “Shqip” se ajo ka probleme fizike, pasi nuk dëgjon nga njëri vesh dhe për këtë disponon një raport mjekësor, i cili nuk i heq të drejtën për të qenë bashkëshorte dhe nënë. 21-vjeçarja tregon se në moshë të vogël i është nënshtruar një ndërhyrjeje mjekësore në vesh, çfarë i ka shkaktuar pasoja në humbjen e dëgjimit vetën në njërin vesh. Për këtë vajza është pajisur me një raport mjekësor nga ana e shtetit, por ky raport sipas mjekëve nuk i heq të drejtën për t’u lidhur me martesë dhe sjellë në jetë fëmijë.

Dy vjet më parë ajo është lidhur me një të ri nga Kuçova, Bledar Blushin, 24 vjeç, i cili gjithashtu është i pajisur me një raport mjekësor për paaftësi në artikulim, por që gjithsesi nuk i heq as atij të drejtën për t’u martuar dhe lindur fëmijë. Çifti që nuk ka arritur as të celebrohet, ndonëse në raportet që ata disponojnë është përcaktuar qartë se janë të aftë mendërisht dhe mund të martohen dhe lindin fëmijë, vazhdon të endet në zyrat e gjendjes civile për të regjistruar fëmijën e tyre.

“Problemi ynë ka lindur që në momentin që ne kemi kërkuar të celebrohemi”, tregon 21-vjeçarja. Ajo thotë se mjeku ka përcaktuar qartë në raportet mjekësore të tyre se janë të aftë të martohen dhe të sjellim në jetë fëmijë. “Në momentin që kemi kërkuar të celebrohemi punonjësja e gjendjes civile nuk ka pranuar ta bëjë. Ne kemi paraqitur dokumentet e mjekëve ku tregohet se jemi të aftë për t’u martuar, nuk na është bërë celebrimi. Pasi lindëm fëmijën e parë nisën prapë problemet, nuk pranojnë të na regjistrojnë fëmijën. Në këtë mënyrë fëmijës tonë i mohohet e drejta për t’u pajisur me libër shëndeti, për t’u vaksinuar dhe për të pasur çdo dokument identifikimi”, thotë 21-vjeçarja. Ajo apelon për ndihmë dhe kërkon vetëm t’i lejojnë të regjistrojnë fëmijën, i cili nuk njihet ligjërisht. Kalvari i çiftit Blushi nuk dihet se për sa kohë do të vazhdojë, ndërkohë që pasojat duket se do t’i vuajë fëmija i vogël, i cili nuk figuron si shtetas i këtij vendi.


Prindërit me të meta fizike, ua lënë fëmijën pa regjistruar ? Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi