Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Monedha vendas forcohet në tregun valutor Empty Monedha vendas forcohet në tregun valutor

Wed 25 Jul 2012 - 20:40
Monedha vendas forcohet në tregun valutor B_250_200_16777215_00___images_Ekonomi_monedha-lekMonedha vendase

Leku ka pësuar një forcim të lehtë ndaj euros dhe dollarit, duke dhënë kështu sinjale se do të ruajë këto nivele gjatë sezonit veror, duke shënuar sot një ditë pozitive në tregun e këmbimit valutor.

Ekspertët kanë parashikuar tashmë se nuk priten surpriza të mëdha në këmbimin valutor, sidomos në raportin euro-lek. Ndryshe mund të jetë për dollarin, i cili falë konjukturës ndërkombëtare pozitive pritet të ketë një performancë në rritje.

Sipas kursit të publikuar sot në mesditë nga Banka e Shqipërisë, euro është këmbyer sot me 137.24 lekë, duke pësuar një dobësim shumë të lehtë krahasuar me një ditë më parë, prej vetëm 0.02 lekë. Kërkesa në treg për monedhën europiane ruan ende nivele të larta të saj kundrejt monedhës vendase. Gjatë ditës së sotme edhe dollari ka pësuar një zhvlerësim të lehtë, me 0,26 lekë. Megjithatë monedha amerikane mbetet ende në kuota të larta, në 113.11 lekë. /E.L/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi