Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Grekët rikthejnë lekët nëpër banka, koalicioni mosmarrveshje për paketën e re të kursimeve Empty Grekët rikthejnë lekët nëpër banka, koalicioni mosmarrveshje për paketën e re të kursimeve

Fri 27 Jul 2012 - 15:47
Grekët rikthejnë lekët nëpër banka, koalicioni mosmarrveshje për paketën e re të kursimeve Greqi-parlamenti-300x225Duket se pas formit të qeverisë se re, grekërve u është rikthyer besimi tek sistemi bankar në vend. Pasi tërhoqën paratë masivisht nga frika e ndonjë falimentimi të mudnshëm, ata kanë duke depozituar rreth 10 miliard euro, vetëm muajin e fundit. Sipas analistëve rol në këtë kthesë të papritur ka luajtur qëndrueshmëria e qeverisë dhe e koalicionit.
Nga ana tjetër në takimin e parë si kryeministër me një funksionar të lartë europian, Andonis Samaras ka pritur në Athinë Presidentin e KE, Manuel Baroso, ku kryesisht i ka bërë të qartë vendosmërinë e qeverisë greke të koalicionit për zbatimin e reformave. Gjithashtu sot Samaras informoi krerët e Trojkës me zhvillimet e deritanishme dhe nismat që duhet të ndërmerren nga qeveria për të sjellë programin grek në rrugën e duhur, gjatë një orë e gjysmë takimi, ku merrnin pjesë edhe ministri dhe zëvendësministri i Financave.
Megjithatë mësohet se partnerët në koalicion nuk kanë rënë dakord për të gjitha masat e paketës së kursimit të 11.5 miliardë euro. Për këtë arsye Samaras, Venizelos e Kuvelis do të takohen përsëri të hënën, për të finalizuar masat në lidhje me vitet 2013 dhe 2014. Krerët e Trojkës do të largohen në fund të javës dhe do të kthehen në fillim të shtatorit për një marrëveshje përfundimtare. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi