Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Bajo Topulli, “Garibaldi i Shqipërisë”

prej Sun 29 Jul 2012 - 13:20
Bajo Topulli, “Garibaldi i Shqipërisë” Bajo_Topulli-201x300“…ti o shpirt bujar, derdhe tërë gazin e jetës për këtë Shqipëri dhe tani, hero, re dhe do flesh në këtë tokë që t’i e deshe gjithë jetën më tepër sesa shpirtin”. Kështu do të shprehej për Bajo Topullin, Eqerem Çabej në fjalën e lamtumirës

Atdhetar e veprimtar i shquar i Rilindjes, udhëheqës i luftës së armatosur të çetave kundër sunduesve osmanë për çlirimin kombëtar të vendit, Hero i Popullit, ishte vëllai më i madh i Çerçiz Topullit.

Në moshën 11 vjeç, Bajo shkoi në Stamboll dhe aty kreu edhe studimet e u brumos me idetë përparimtare dhe patriotike të vëllezërve Frashëri e të Jani Vretos. Më 1904, Bajon e gjejmë në Manastir, si pedagog dhe nëndrejtor i gjimnazit të Manastirit. Më 1905, në Manastir ngriti “Komitetin për Lirinë e Shqipërisë”. Disa muaj më pas, Bajo Topulli, ose “Garibaldi i Shqipërisë”, siç e quanin, do të ishte vullnetari i parë, në të parën çetë çlirimtare.

Pas vrasjes së Dhespotit të Korçës, për të larë gjakun e Papa Kristo Negovanit, Bajo, i shoqëruar nga Çerçizi dhe Zeman Haskua, shkuan në Sofje, ku i priti një grup shqiptarësh me në krye Shahin Kolonjën. Në Sofje e Bukuresht u njohën me Mihal Gramenon. Redaksia e gazetës “Drita” u bë një shkollë e vërtetë për Çerçizin, ku përmes faqeve të saj u bënte thirrje shqiptarëve për luftë. Pasi nis Çerçizin e Mihalin drejt Shqipërisë, Bajo ndërmerr një udhëtim të gjatë në kryeqendrat e Europës dhe në Amerikë (ku u shoqërua nga Fan Noli), për të gjetur mbështetje për çështjen shqiptare.

Ndërkohë, çeta e Çerçizit, kishte nisur veprimtarinë e saj, madje ishte vënë në shënjestër. Më 9 mars 1908 në Gjirokastër vranë Bimbashin turk, Halil Musa Beun, një ngjarje që u shënua në histori si bëma më e madhe e Çerçiz Topullit. Nëntë ditë më vonë, u zhvillua beteja e famshme e Mashkullorës. Por ngjarja më e madhe, po atë vit, ishte Kongresi i Manastirit, ku Bajo Topulli u zgjodh në komisionin e ngushtë të Alfabetit, ku bënin pjesë edhe Fishta, Mjeda, Mit’hat Frashëri, Sotir Peci, etj.

Bajo ishte përkrahës i variantit të alfabetit me germa latine, që bashkë me alfabetin e Stambollit u pranua të përdoreshin mes shqiptarëve. Kjo ngjarje e madhe u pasua me hapjen e shkollave dhe klubeve të gjuhës shqipe.

Pas shpalljes së Pavarësisë, mësohet se Bajo për 15 vjet jetoi e punoi në Turqi, ku pati poste të larta drejtuese në kohën e Mustafa Qemal Ataturkut. Më 1925 u kthye në Gjirokastër, ku megjithëse i sëmurë dhe fushatën e shkurtër, ai u zgjodh kryetar Bashkie, që e drejtoi qytetin për tre vjet e ku ndërmori një sërë reformash. E nisi që me pritjen e popullit në zyrat e bashkisë, pastërtinë e qytetit, tregjeve, kontrollin ushqimor, ndriçimin, marrjen nën kontroll të rendit publik, përkrahjen e familjeve të varfra, caktimin e ndihmave sociale, ngritjen e shkollave, regjistrimin e të gjithë fëmijëve, heqjen e ferexheve tek gratë, shpalljen zyrtarisht të së dielës ditë pushimi, etj.

Gjithashtu, ai u bë nismëtar i ngritjes së të parës shoqëri aksionare tregtare në Shqipëri, që u quajt “Dele”.

Bajo Topulli vdiq më 24 korrik 1930, në shtëpinë e të vëllait në Sarandë, ku u organizua një ceremoni madhështore.

“Në emër të djalërisë, vinj t’i them Bajo Topullit lamtumirën e fundit. Jo me lot grarie do ta varrosim, se sot nuk është ditë për zi. Ne do ta varrosim si burra. Sikundër thotë i madhi Leonardo da Vinçi: “Sikur njeriu gëzon muzgun e mbrëmjes pas një dite me punë plot, ashtu dhe vdekja është lumturi në fundin e jetës, pas një jete të përdorur mirë”, ashtu edhe ti o shpirt bujar, derdhe tërë gazin e jetës për këtë Shqipëri dhe tani, hero, re dhe do flesh në këtë tokë që t’i e deshe gjithë jetën më tepër sesa shpirtin”. Kështu do të shprehej për Bajo Topullin, Eqerem Çabej në fjalën e lamtumirës.

/alb-observer.com/


Bajo Topulli, “Garibaldi i Shqipërisë” Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi