Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

New York-u nën ethet e përbindëshit të East River! (foto) Empty New York-u nën ethet e përbindëshit të East River! (foto)

Mon 30 Jul 2012 - 13:55
New York-u nën ethet e përbindëshit të East River! (foto) PerbindeshiDenise Gkinli po shëtiste para pak ditësh, për të shijuar bregdetin e bukur East River, në New York, kur papritur pranë urës Brooklyn pa diçka të çuditshme në sipërfaqe të rërës.
Fillimisht e kaloi atë për një trup njeriu të pajetë. Pasi iu afrua, e fotografoi me celularin e saj.

Por, pasi e fotografoi, ajo u befasua nga pamja, pasi “kufoma” ishte një gjë e çrregllut, që nuk mund të përcaktohej se kujt i përkiste, ishte një qenie që ia kalonte deri dhe fantazisë saj.

Kjo qenie, citon alb-observer.com, i ngjante derrit, apo ndoshta dhe një urithi të madh. Ndërsa fotografitë që nxori Denise, i dërgoi tek disa blogje të New York-ut. Kjo mjaftoi që shumë shpejt kjo qenie të marrë “dhenë”
New York-u nën ethet e përbindëshit të East River! (foto) Perbindeshi-1dhe të pagëzohet si “Përbindëshi i East River”.

Ndërkohë, autoritetet që mbërritën menjëherë në vendngjarje për të identifikuar këtë qenie të çuditshme, nuk mundën ta identifikojnë atë. Edhe pse interpretimi më i thjeshtë mund t’ia përshtatej një derri të mbytur në ujërat e lumit, dyshimet vazhdojnë të mbeten.

Megjithatë, “Përbindëshi i East River”, në vend të thundrave karakteristike të derrit ka pesë gishta, në çdo këmbë! Dhëmbët e tij i ngjasojnë me një brejtës, noçka e tij ngjason me lakuriqët e natës, ndërsa kishte dhe bisht të gjatë.

Deri më tani, autoritetet dhe specialistët e specieve të veçanta, nuk kanë mundur ta identifikojnë atë dhe as kanë arritur në një përfundim të përbashkët, se çfarë mund të jetë kjo qenie e çuditshme./alb-observer.com/
New York-u nën ethet e përbindëshit të East River! (foto) Perbindeshi-3New York-u nën ethet e përbindëshit të East River! (foto) Perbindeshi-21New York-u nën ethet e përbindëshit të East River! (foto) Perbindeshi-4New York-u nën ethet e përbindëshit të East River! (foto) Derri
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi