Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Historia befasuese e gruas që shpëton bebet e flakura  Empty Historia befasuese e gruas që shpëton bebet e flakura

Mon 30 Jul 2012 - 22:41
Historia befasuese e gruas që shpëton bebet e flakura  1148

Një grua në Kinë është vlerësuar nga opinioni publik si një heroinë, pasi është bërë publike historia e saj.

Lou Xiaoying, tani 88 vjeç, e shtruar në spital për shkak të problemeve në veshka, ka gjetur dhe ka rritur më shumë se 30 bebe, që i ka gjetur të flakura në rrugët e Jinhua, ku ajo jeton duke mbledhur plehra.

Ajo dhe burri i saj, Li Zin, që ka vdekur 17 vjet më parë, i kanë mbajtur katër prej fëmijëve të gjetur, kurse të tjerët i kanë shpërndarë në familje të tjera ose tek miqtë e tyre.

Fëmija më i vogël është Zhang Qilin, tani vetëm shtatë vjeç.

“Edhe pse e dija që jam shumë e vjetër, sërish nuk mund ta injoroja atë bebe dhe ta lija të vdiste në plehra. Dukej aq i ëmbël dhe aq në nevojë. E mora me vete në shtëpi dhe tani ai është një djalosh i shëndetshëm dhe i lumtur,” thotë ajo.

“Gjithçka nisi kur gjeta fëmijën e parë, një foshnjë vajzë në vitin 1972. Ishte mes plehrave në rrugë. Do kishte vdekur po të mos e ndihmoja. Duke e parë të rritej, më jepte një gëzim të jashtëzakonshëm. E kuptova se dashuria e vërtetë ishte tek rritja e fëmijëve dhe kujdesi ndaj tyre,” shton ajo.

Lou ka vetëm një vajzë biologjike, që tani është 49 vjeç.

Në Kinë mijëra bebe braktisen në rrugë nga prindërit e varfër.

“Është turp për qeverinë, shkollat dhe njerëzit që nuk bëjnë asgjë,” tha një kinez.

Po ashtu politika kineze e një fëmije në familje ka sjellë shtimin e braktisjes së fëmijëve në rrugë.

Vetëm pak ditë më parë një bebe u gjet në një qese të mbyllur, në një kosh plehrash. Për fat mjekët e mbajtën në jetë, pasi fëmija ishte nisur për në botën e përtejme.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Historia befasuese e gruas që shpëton bebet e flakura  Empty Re: Historia befasuese e gruas që shpëton bebet e flakura

Mon 30 Jul 2012 - 22:57
Ne Kine mesa di ka ligj edhe nuk u lejojne cifteve te bejne me shume se nje femije ngaqe eshte rritur popullsia shume atje,prandaj ata qe si permbahen ketij rregulli detyrohen ti braktisin femijet sepse po ta mbajne duhet te paguajne tek shteti nje page e shumica nuk kane mundesite..
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Historia befasuese e gruas që shpëton bebet e flakura  Empty Re: Historia befasuese e gruas që shpëton bebet e flakura

Mon 30 Jul 2012 - 22:59
esht shum e vertet...po i zbulun grat shtatzan i detyrojn te abortojn edhe 5-6 muaj me femijen ne bark
Sponsored content

Historia befasuese e gruas që shpëton bebet e flakura  Empty Re: Historia befasuese e gruas që shpëton bebet e flakura

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi