Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Sizmologët grekë japin alarmin për një tërmet të fuqishëm që do të godasë Greqinë! Empty Sizmologët grekë japin alarmin për një tërmet të fuqishëm që do të godasë Greqinë!

Wed 1 Aug 2012 - 13:39
Sizmologët grekë japin alarmin për një tërmet të fuqishëm që do të godasë Greqinë! Gerasimus-300x178Pak kohë më parë, profesori i sizmologjisë dhe studiues i Observatorit të Athinës, Akis Tselenti kishte paralajmëruar për një termet të fuqishëm që do të godasë Greqinë.
Tashmë, mendimin e tij e mbështesin dhe shumë kolegë të tjerë, ku veçon sizmologu i njohur Gerasimus Huliaras, që deklaron me plot bindjen se Greqia pritet të goditet nga një tërmet i fuqishëm.

Madje sizmologu Huliaras, citon alb-observer.com, shprehu dhe shqetësimin e tij për disa ndërtesa historike që ndodhjen në qendër të Athinës, të cilat ishin vlerësuar si të pabanueshme kur Athina u godit nga tërmeti vdekjeprurës i shtatorit të 1999-ës.

“Duhet që të gjithë të shikojmë me vëmendje dhe kujdes shumë të madh blindimin e ndërtesave me sisteme antisizmike. Nëse bie një tërmet 5,5 ballësh i shkallës Rihter, disa ndërtesa në qendër të Athinës do të shemben. Ndërtesa si ish Gjykata e Apelit, ndërtesa e ISSH që ndodhet në rrugën Pireos dhe shumë ndërtesa të tjera shtetërore duhet urgjentisht të kontrollohen nga specialistët para se të jetë vonë. Dhe të gjithë urojmë që epiqendra e tërmetit të jetë në Egje, që të mos përjetojmë pamje si ato të ndodhura pak kohë më parë në Itali apo ato të 1999-ës në Athinë”, theksoi sizmologu Huliaras.

“Jetojmë në një shtet me sizmik të lartë. Nëse gjykojmë statistikat e Institutit të Sizmologjisë, kemi çdo muaj një tërmet 5 ballë të shkallës Rihter dhe çdo vit një tërmet 6 ballësh. Një tërmet i fuqishëm ka shumë kohë që nuk e ka goditur vendin, ndaj sipas statistikave, jemi në pritje të një tërmeti të tillë. Por askush nuk mund ta caktojë me saktësi kur dhe ku!”, deklaroi ai./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi