Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Të kthehesh, a të mos kthehesh?

prej Wed 20 Oct 2010 - 2:43
Pas diplomimit në Itali të jepen edhe mundësi të reja në tregun e vendlindjes, Shqipëri
Të kthehesh, a të mos kthehesh? Images
Duket se është një kategori jo shumë e madhe në numër ajo e të diplomuarve të huaj, që kthehen në atdhe pas mbarimit të studimeve.

Në Shqipëri, megjithatë, ky numër është në rritje. Pas diplomimit në Itali, shqiptarët, shpesh dhe me kënaqësi, kthehen në shtëpinë e vet (si për nostalgji, ashtu edhe për krizë) për të kërkuar një punë, për të rilidhur kontaktet me rrënjët e vet dhe për të ndërtuar një të ardhme në tokën mëmë.

Mundësitë e punësimit nuk mungojnë, për atë që ka një titull studimi të lëshuar nga një universitet i huaj, pavarësisht se mund të jetë rritur me vuajtje, plot sakrifica si student, apo student-punëtor. Ka shumë shanse të shkëlqyera për të ndërtuar karrierën dhe për të shfrytëzuar përvojën e akumuluar jashtë. Pas viteve të tëra ku u vërejt fenomeni i “arratisjes së trurit”, edhe si pasojë e shkaqeve politike e ekonomike, duket se diskush zgjedh që të kthehet të punojë për ekonominë e vendit të vet. “Ndër të tjera është një vend në zhvillim”, thotë një shqiptar që ka mbaruar shkollën në Itali, por që është kthyer prej 5 muajsh në Tiranë, pas diplomimit në Ekonomi-Turizëm në Universitetim e Bolonjës. “Po, tani punoj në një universitet privat, për momentin si asistent 'part-time' dhe kam një tjetër projekt zhvillimi për llogari të një enti ndërkombëtar, një mundësi që në Itali s’besoj se do ta kisha, përderisa atje isha gjithsesi një i huaj, pavarësisht aftësive të mia. Ose ndoshta edhe mund të më jepej mundësia, por kushedi pas sa periudhash testimi, apo kontratave me provë. Sipas meje, më mirë është të qëndrosh në shtëpinë tënde.


Turizmi në Shqipëri është një mundësi e madhe. Ka shumë investime të jashtme, ndihem më i vlerësuar. Nuk duhet të punoj më si kamerier gjatë verës, apo të pranoj çdo punë të rëndomtë për të mbajtur veten”. Duket i lumtur, me cehrën e atij që ka realizuar ambiciet e tij, ndonëse tregon se nuk ishte aspak e lehtë të mësohej me jetën e re. Përkundrazi e ndjen veten ende një turist, duke parë vitet e kaluara në një Itali që e përgatiti për jetën, i përcolli vlera të tjera dhe një tjetër mentalitet. "E ndiej veten si i huaj edhe në qytetin tim. Kam një gjendje të çuditshme përbrenda, një dyfishim të identitetit. M’u desh kohë për t’u përshtatur me realitetin, megjithatë ndihem më i realizuar dhe i qetë. Me krizën ekonomike në Itali, Shqipëria mund të jetë një alternativë tërheqëse për të sapodiplomuarit dhe për ata që janë formuar jashtë. Gjërat po ndryshojnë me shpejtësi dhe tregu shqiptar ofron shumë spunto, përderisa është një vend në rritje të plotë. Nuk u jepet shansi vetëm shqiptarëve, por edhe italianëve. Asnjë s’përjashtohet”.

ikubal


Të kthehesh, a të mos kthehesh? Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi