Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Arkeologët: Ja mostrat që faktojnë evoluimin e inteligjencës së njeriut për 44.000 vjet Empty Arkeologët: Ja mostrat që faktojnë evoluimin e inteligjencës së njeriut për 44.000 vjet

Wed 1 Aug 2012 - 17:17
Arkeologët: Ja mostrat që faktojnë evoluimin e inteligjencës së njeriut për 44.000 vjet Bornter1-300x198Arkeologë amerikanë, në bashkëpunim me antropologë dhe paleontologë, zbuluan në një shpellë në Afrikën e Jugut, një sërë veglash të përdorura disa dhjetëra mijëvjeçarë më parë.
Sendet e gjetura në këtë shpellë janë, harqe, shigjeta, gurë të lëmuar dhe shumë artefakte të tjera.

Të gjithë këto sende të zbuluara aty, pas një analizimi në laboratorët specifikë të specializuar të fushës, rezultuan të kenë një moshë mbi 44.000 vjeçare. Sipas ekipit të shkencëtarëve lartë përmendur, janë sendet më të vjetra të zbuluara ndonjëherë që faktojnë evoluimin e inteligjencës së racës njerëzore dhe të kulturës së tij. Ky zbulim, citon alb-observer.com, konsiderohet si më i rëndësishmi në fushën e arkeologjisë, pasi shkon disa dhjetëra mijë vjet në të shkuarën, duke thyer shumë nga teoritë mbizotëruese të arkeologjisë që besohej deri më sot.Arkeologët: Ja mostrat që faktojnë evoluimin e inteligjencës së njeriut për 44.000 vjet Border-300x168Zbulimi

Ekipi i shkencëtarëve të Muzeut të Historisë së Fizikës në Universitetin e Kolorados, realizuan gërmime në shpellën Border të Afrikës së Jugut. Studiuesit zbuluan aty, shigjeta harqesh, harqe dhe shumë vegla të tjera të cilat përdoreshin në atë periudhë të krijuara m,e dru dhe kockë. Disa prej këtyre sendeve të zbuluara aty, kishin trajton të krijuara me materiale të ndryshme, siç dyllë blete, vezë të mbështjella me fije natyrore në mënyrë të atillë që të jetë sa më i volitshëm përdorimi i tyre. Krijimi i trajtonit, fakton kompleksitetin dhe idetë e përparuara e krijuesve të tyre.

Sipas studiuesve, si llojet e sendeve të gjetura aty, si dhe dekori artistik që i mbështjell ato, i përkasin fisit të ashtë të San. San konsiderohen si fisi më i lashtë njerëzorë në Afrikë, madje të shumtë janë studiuesit të cilët pretendojnë se dhe njeriu modern e ka prejardhjen nga ata.
Zbulimi i ekipit të arkeologëve, antropologëve dhe paleontologëve të Muzeut të Historisë së Fizikës në Universitetin e Kolorados, u publikua në revistën shkencore akademike “Proceedings of the National Academy of Sciences”.Arkeologët: Ja mostrat që faktojnë evoluimin e inteligjencës së njeriut për 44.000 vjet Misteri-300x204Misteri

Zbulimi i këtyre sendeve, shkaktoi një problematik të madhe në qarqet shkencore, pasi para dy vjetësh po në Afrikën e Jugut, ishin zbuluar ishin zbuluar sende të ngjashme me to, por me një moshe edhe më të madhe se ato të shpellës Border.
Ato të zbuluara vitin e shkuar, përbëheshin nga vegla dhe punime teknike me moshë mbi 75-mijë vjeçare.
Mos vallë ka ekzistuar një civilizim i zhvilluar njerëzish me një inteligjencë të përparuar, i cili sipas specialistëve, kishte afat jete rreth 15 mijë vjet. Zbulimet e këtyre civilizimeve, zhduken çuditërisht dhe çdo gjurmë e tyre humbet para 60-mijë vjetëve.

Kaluan rreth 15 mijë vjet, deri sa të shfaqeshin njerëz me inteligjencë të zhvilluar! Për këtë gjë shkencëtarët, gjykojnë si pikën më kyçe të shfaqjes së njeriut modern dhe të zhvillimin e kulturës së tij, gjetjet e sendeve në shpellën Bornter./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi