- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 38
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Ekspertët e huaj: Ekonomia shqiptare nis rënien pikiatë
Thu 2 Aug 2012 - 14:35
Shqipëria me ekonomi në rënie, efekti i Italisë dhe Greqisë
Lajme ekonomike aspak të mira mbërrijnë nga Shqipëria. Kështu nis një artikull i posaçëm i medias “Euregion”, me autor Marcello Berlich, i cili iu referohet të dhënave më të fundit të INSTAT, Institutit Shqiptar të Statistikave. Sipas tij, ekonomia shqiptare në tremujorin e parë të vitit 2012, shënoi një nivel rritës vetëm prej 0.2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kakuar, kur ky tregues ishte në nivelin prej 1.2%.
Duke shtuar më tej faktin se në tremujorin e parë të vitit 2012, kanë vazhduar të tregojnë vitalitetin të madh në sektorët e shërbimeve dhe tregtisë, me një rritje respektivisht prej 11.1% dhe 5.3% gjatë kësaj periudhe.
Sikundër thuhet se performanca e mirë e këtyre sektorëve ka qenë e mjaftueshme për të kompensuar trendin negativ që ekonomia shënoi në sektorin e industrisë, ndërtimit dhe telekomunikacionit.
“Sektori industrial në veçanti, ka parë një ecuri alarmante, - 19.6%”, citon më tej artikulli në fjalë.
Duke shtuar se “përkeqësimi i treguesve ekonomikë, sigurisht që iu referohet dhe ka si shkak pasojat e krizës së ekonomisë së Eurozonës”. Por edhe kushtet e këqija të motit, me reshje të rënda bore në fillim të këtij viti, të cilat e kanë paralizuar vendin.
Dhe shton se nëse do të duam të dimë nëse Shqipëria do të përjetojë më tej një recesion këtë vit, natyrisht që duhet të presim të dhënat e tjera të muajve të pranverës.
“Një ngadalësim i ekonomisë shqiptare në vitin 2012, është i lidhur me ecurinë negative të partnerëve tregtarë të mëdhenj si Italia dhe Greqia”, citon më tej artikulli në fjalë.
Duke përfunduar me faktin se ecuria e ekonomisë shqiptare si e tillë, është e lidhur jo vetëm me dy vendet e lartpërmendura në mënyrë të veçantë, eksportet dhe investimet prej tyre, por edhe nga dërgesat e konsiderueshme të dërguara në shtëpi nga punëtorët emigrantë.
“Në këtë drejtim, duhet të kujtohet se në vitin 2011 filloi të bëhet i dukshëm, fenomeni i kthimit nga emigracioni të punëtorëve shqiptarë nga Greqia”, përfundon artikulli.a.b/noa.al

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|