Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Shqiptari zbulon qesen kundër ndotjes Empty Shqiptari zbulon qesen kundër ndotjes

Fri 3 Aug 2012 - 0:28
Shqiptari zbulon qesen kundër ndotjes Metabolix__clanak_big-300x224
Kimistri korçar Mirel Sharrëxhi zbulon qesen plastike e cila nuk e ndot ambientin

Produkti kimik në SHBA , i cili është emertuar me emrin e kimistit korçar , zëvendoson qeset plastike dhe nën produkte të naftës , të cilët cilësohen si ndotësit më të mëdhenj të ambientit .Ky produkt pritët që së shpejti të dal në treg.

Në një konferencë për shtyp në Massachusest Institute of Technology (shkolla më e mirë në botë, që është cilësuar si djepi i teknologjisë botërore) ,kompania “Metabolix” dhe gjiganti ADM propozuan që emri i këtij produkti t’i vihet MirelTM.
Ky produkt i ri, që mori emrin e kimistit korçar, Mirel Sharrëxhi, konsiderohet si një alternativë ndaj plastikave tradicionale të prodhuara nga nafta. Por “MirelTM” ka përparësinë që shpërbehet në dioksid karboni dhe ujë pa dëmtuar mjedisin. Kimisti korçar, Mirel Sharrëxhi, ka shkuar në SHBA në vitin 1997 dhe pas disa specializimeve të kryera, në vitin 2000 vendoset në Cambridge, Boston. Ai punësohet nga prof. Oliver Peoples dhe bëhet pjesëtar i ekipit të tij në kompaninë “Metabolix”. Qëllimi i kompanisë është të prodhojë në mënyrë industriale produktin e cilësuar si “çudibërësi”plastik, që nuk ndot ambientin dhe zëvendëson produktet plastike të prodhuara nga nafta.

Produkti “MirelTM”
Sasia e madhe e mbetjeve urbane, të krijuara nga ambalazhet plastike me prejardhje nga nafta në SHBA, por edhe në gjithë globin, konsiderohen si ndotësit më të mëdhenj, pas automjeteve. Kjo pasi këto lëndë e ndotin mjedisin edhe kur dekompozohen. Për këtë qëllim, në SHBA, prej disa vitesh kishin filluar studimet për zëvendësimin e tyre me një lëndë që nuk lë pas ndotje. Dhe vetëm para disa ditësh, “Metabolix Inc. MBLX”, një kompani udhëheqëse në përdorimin e bioshkencës për të gjetur metodika të pastra dhe kohëgjata për plastikat, karburantet dhe kimikatet, bashkë me kompaninë “ADM”, edhe kjo një firmë e njohur në tregjet botërore, shpallën nxjerrjen e produktit të ri Mirel (TM) Plastik Natyral, ku natyrisht kontributin më të madh për këtë produkt e ka dhënë edhe kimisti shqiptar Mirel Sharrëxhi. Në komunikatën zyrtare të kompanisë thuhet se “MirelTM” mund të përdoret si një alternativë e plastikave të formuara nga nafta në shumë procese konvertuese, duke përfshirë format plastike me injeksion, letrën me shtresë të hollë plastike, shtresat e holla në formë filmi. “Metabolix” është duke punuar për 60 aplikime, duke përfshirë produkte të konsumuesve: qese, gota, paketime, produkte që përdoren vetëm një herë, produkte që përdoren në agrikulture etj. (‘banka ideve’)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi