Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Pse shqiptarët i shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit? Empty Pse shqiptarët i shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit?

Sat 4 Aug 2012 - 16:02
Pse shqiptarët i shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit? Besa-300x168Rrallë ka qenë e pranishme Shqipëria kaq shumë në mediat e huaja për një çështje të veçantë siç është çështja e shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Rrjeti CNN ka përgatitur një artikull me pyetjen se pse shqiptarët i shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit.

Natyrshëm të lind pyetja se përse pikërisht tani po flitet kaq shumë për këtë gjë?

Sepse shumë producentë të njohur izraelitë po e trajtojnë masivisht këtë çështje. Kështu, një film dokumentar me titull “Besa: premtimi” po shfaqet anembanë Amerikës, por jo vetëm.

CNN thotë se kjo çështje nuk është trajtuar shumë për shkak se shqiptarët ranë nën regjimin komunist.

Rrjeti televiziv ka intervistuar një fotograf hebre, Norman Gershman, që ka kaluar një dekadë duke u marrë me këtë çështje.

Ai ka gërmuar për arsyen se pse shqiptarët i shpëtuan hebrenjtë. Vendi, shkruan CNN, për çudi, në fund të Luftës Botërore kishte më shumë hebrenj nga sa kishte në fillim (200).

Arsyeja qëndron tek besa.

Gershman thotë se shumë shqiptarë madje habiten se përse duhet t’i kushtohet shumë vëmendje kësaj çështje. Për ta është normale sakrifica për tjetrin kur japin besën.“Gershman kujton një person, prindërit e të cilit ishin përfshirë në shpëtimin e hebrenjve. Ai i tha: E çfarë pastaj? Në Shqipëri gjithkush do e kishte bërë këtë gjë. Nuk kemi bërë ndonjë gjë speciale. Është besa.

Koncepti nënkupton që një person vendos sigurinë e mikut mbi atë të tijën e familjes së tij. Një shqiptar i tha Gershman: Më mirë vras djalin se të thyej besën.

Gershman thotë: Gjithkush në nevojë, nëse të troket në derë, ti ke detyrimin absolut për ta shpëtuar, për tu kujdesur për të, nuk ka rëndësi nëse është mik apo armik”,” shkruan CNN.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi