Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dikur në polin e jugut ka pasur… palma Empty Dikur në polin e jugut ka pasur… palma

Sat 4 Aug 2012 - 17:27
Dikur në polin e jugut ka pasur… palma F1_03palma1343983940-300x175Studimet e kryera në Antarktidë nxorën në pah të dhëna, që tregojnë se 53 milionë vjet më parë në këtë pjesë të akullt të Tokës mbizotëronte klima tropikale.

Edhe pse është shumë e vështirë për t’u besuar, në vend të akullnajave Polin e Jugut dikur e gjelbëronin palmat.

Saktësisht si në filmin vizatimor “Epoka e Akullnajave” (Ice Age).

Në “kontinentin e akullt”, që sot është në rend të ditës për shkak të shkrirjes si pasojë e ngrohjes globale, miliona vite më parë mbizotëronte klima tropikale.

Shkencëtarët theksojnë se kampionet, që ata kanë marrë nga thellësitë e akullnajave të Antarktidës dhe i kanë analizuar në laboratorë tepër të zhvilluar, vërtetojnë se 53 milionë vjet më parë në rajon ka pasur sipërfaqe të gjelbëruara me palma.

Llojet e pemëve përcaktohen nga poleni dhe mbetjet e tjera, që janë zbuluar brenda copave të akullit. Në thellësi të kontinentit ka pasur pyje me ahë dhe pemë halore të ndryshme.

Mendohet se në atë periudhë, kur sasia e dyoksidit të karbonit në atmosferë ishte në nivele rekord, temperatura e ajrit gjatë stinës së dimrit ka qenë rreth 10 gradë Celsius, ndërsa në verë afro 25 gradë Celsius.

Sipas shkencëtarëve, 53 milionë vjet më parë temperatura mesatare në botë ishte rreth 5 gradë Celsius më e lartë se sa sot, gjë që do të thotë se dallimi mes temperaturave në pole dhe brezit ekuatorial nuk ishte kaq i theksuar.

Siç edhe dihet, akujt e parë në Polin e Jugut vihen re gati 34 milionë vjet më parë, kohë kjo që shënon edhe fillimin e Epokës Eocene.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi