Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Intervistë e mbretit Zog për shtypin grek

prej Mon 6 Aug 2012 - 1:01
Intervistë e mbretit Zog për shtypin grek B_250_200_16777215_00___images_Jete_intervistaNë Shkurt të vitit 1931 Mbreti Zog u nis për në Vjenë për mjekim shëndetësorë. Por, më 20 shkurt atij i bëjnë atentat, për fat të mirë mbreti Zog shpëtoi pa asnjë lëndim. Pas këtij atentati mediat e ndryshme të huaja i kushtuan një vëmendje qëndrimit të Zogut në Vjen. Gjatë kësaj kohe gazeta greke “GREKE” i mori një intervistë mbretit, e cila u botua më 15 Mars 1931.

Intervista u botua në faqen e parë të gazetës me titull: “Me mbretin Zog, për politikën e Shqipërisë dhe marrëdhëniet me Greqisë, nga Tirana deri në Vjenë, duke i kushtuar rëndësi të veçantë e botimit të saj.

Në këtë intervistë mbret Zog flet për marrëdhëniet greko-shqiptare, për qytetet e Korçës, Himarës, Drovianit dhe Gjirokastër, ku ka qytetar të mbretërisë që i përkasin minoritetit grek. Ai flet për miqësinë historike greko-shqiptare, se sot është e nevojshme ruajtja e miqësisë dhe respektit reciprok të integritetit territorial të dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë.

Komentet e gazetës në fjalë për deklaratën e mbretit Zog për qytetet shqiptare si të Korçës, Himarës, Drovianit dhe Gjirokastrës që banojnë qytetar shqiptar me kombësi greke e interpretojnë si pranim nga ana e Shqipërisë të zaptimit të tokave greke. Por, në të vërtet Zogu e sqaron qartë në intervistë se Shqipëria respekton Marrëveshjet Ndërkombëtare të përcaktimit kufitar midis dy vendeve.

Intervista e mbretit Zog dhënë gazetës greke në mars 1931, ende sot keqpërdoret nga organizatat e ndryshme greke që punojnë dhe luftojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë.

Gjatë kohës që mbreti Zog udhëhoqi Shqipërinë janë organizuar protesta demokratike në mbrojtjen e çështjes së Kosovës dhe Çamërisë, kështu pretendimet se mbreti Zog ka pranuar se Shqipëria ka pushtuar tokat greke janë vetëm keqinterpretime të opinionit grek. Megjithatë Zogu zhvillonte një politik të qëndrueshme sipas interesave dhe kushteve, në të cilin ai personalisht ndodhej.

Një fragment interesant në lidhje me Zogun ka ndodhur kur fshatrat Frashtan dhe Lugari që banohen nga shqiptar ortodoks, mbretëria ju hapi shkolla greke dhe ata reaguan duke i shkruar mbretit Zog: “Ahmet Zog, o madhëri. Kjo punë kish bëri vaki, të mësojmë grekçen në skoli? Frashtani dhe Lugari s’kanë punë me Greqinë se janë me Shqipërinë. Duam gjuhën që flet ti dhe flamur kuqezi, duam shkollë si në Muzinë, si fshatrat që kemi fqinjë, Labova me Lunxhërinë. Dhe gjithë bregdeti ynë”. Mbreti Zogu, u përgjigj fshatarëve të Frashtanit dhe Lugarit: “Vllazën të gjakut dhe të gjuhës! Duke ju përgëzuar për dëshirat tuaja të zjarrta, ju uroj t’i gëzoni shkollat shqipe”. /E.L/


Intervistë e mbretit Zog për shtypin grek Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi