Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Nusja e Mehmetit, si u kritikua për shfaqje të huaja

prej Mon 6 Aug 2012 - 1:09
Nusja e Mehmetit, si u kritikua për shfaqje të huaja B_250_200_16777215_00___images_Marjeta-dhe-Bashkim-ShehuFlet Lefter Hitaj, ish-anëtar i Komitetit Qendror të Rinisë: Kur udhëheqja e partisë foli për “qafëleshët”. Fletërrufetë, grisja e pantallonave “kauboj” e minifundeve.

Leonard Veizi


Nuk kishte flokë të gjata për djemtë dhe për pantallona kauboj as që bëhej fjalë. Të mbaje baseta poshtë veshit ishte herezi dhe po aq të vishej një minifund a dekolte. Në Shqipëri jeta e rinisë së “harbuar” u kuadratua me slogane politike, ndërsa energjia e tepërt u kanalizua në punë vullnetare. Ndërsa tej kufirit gjithçka fliste ndryshe. Ishte koha kur perëndimi i Evropës dhe vetë Amerika u pushtua nga lëvizja e hipive, revolucioni seksual, muzika rrok dhe përdorimi i mariuhanës. Por tendencat që arritën të infiltroheshin dhe në Shqipëri për fare pak kohë, u dërmuan me “dorë të hekurt”. Festivali 11 dhe shumë nga krerët e kulturës do të bëheshin kurbanët e radhës, ndërsa nga baza histeria e propagandës do të shkelte gjithçka me këmbë…

…Mund të mos binte dakord 100 % me të gjitha masat, por kjo nuk kishte më rëndësi. Ai kishte pranuar të ishte punëtor partie, për më tepër i zgjedhur në forume si anëtar i Komitetit Qendror të Rinisë. Lefter Hitaj, sot një kuadër i lartë ushtrie në reformë, thotë se ai vetë u vu në ballë të aksionit iniciuar nga Enver Hoxha për “revolucionarizimin e mëtejshëm të jetës së Partisë”, e cila në zbërthimin e plotë të saj do të nxirrte edhe plot yçkla të tjera.
Si do të modifikohej lufta kundër shfaqjeve të huaja?
Fillimi i së gjithës kësaj, të paktën për atë që unë njoh e kam qenë pjesëmarrës, ka nisur pas fjalimit të Enver Hoxhës në 6 shkurt 1967, kur ai foli për “revolucionarizimin e mëtejshëm të jetës së Partisë”. Ishte koha kur filloi me të madhe lufta kundër burokracisë. Madje rrethi i Vlorës nxori dhe parullën “Burokrat burokrat merr lopatën dhe shko në fshat”. Unë vetë isha i pari që mora iniciativën për të shkuar në fshat. Në atë kohë, punoja në një ndërmarre civile në qytetin e Vlorës. Gjatë një mitingu në Sheshin e Flamurit, ku ishte mbledhur e gjithë Vlora, unë mora fjalën i pari dhe shpreha dëshirën për të shkuar vullnetarisht në fshatin nga kisha ardhur. Kjo gjë bëri bujë të madhe. Për mua shkruan gazetat e kohës, “Bashkimi” e “Zëri i Rinisë”. Meqenëse isha shembull për të tjerët, më nisën për në fshat me makina shoqëruese e orkestër. Edhe kur mbërrita në Vajzë, më bënë një pritje madhështore. Por ndodhi diçka tjetër. Fushata degjeneroi në një farë mënyre. Dhe parulla e Vlorës që mbahej si gjetje, u kritikua nga partia në qendër. Nga entuziazmi i tepruar filluan të cilësoheshin burokratë të gjithë zyrtarët e shtetit.


Si do të vazhdonte me më pas “revolucioni kulturor”?
Në vazhdën e propagandës partiake, pas eliminimit të “grupit armiqësor” të Fadil Paçramit e Todi Lubonjës, sërish u ngrit me të madhe revolucionarizimi i jetës. Kam qenë në plenumet e rinisë atëherë kur ka folur Mehmet Shehu, duke i quajtur djemtë që mbanin flokët e gjata “qafëleshë”. Gjithçka u intensifikua pas festivalit të 11 në RTSH. Ishte një entuziazëm i paparë. Fliste udhëheqja e lartë e partisë për “prerje flokësh”. U ngritën grupet e rinisë dhe filluan kontrollet në çdo cep. Arritëm derisa u prisnim të rinjve pantallonat e gjëra, bluxhinsat, dhe vajzave maksifundet e minifundet. Gjithçka duhej të ishte brenda normave të moralit socialist.

Po koha e fletërrufeve kur do të niste?
Ishte pikërisht kjo kohë kur dolën fletërrufetë, që i importuam nga Kina. “Dacibaot” ngjiteshin ngado nëpër tabelat e emulacionit. Bëheshin kritika nga organizatat e rinisë dhe kërkoheshin përgjigje me shkrim. Dhe gjithçka bëhej nën moton “zbatimi i vijës së masave” Kështu u ngritën masat në luftë kundër burokracisë dhe shfaqjeve të huaja. Kritikoheshin dhe kuadro të rëndësishëm të partisë e të shtetit. Megjithatë më duhet ta pranoj se propaganda në kohën e Partisë së Punës, e mirë apo keqe, e ngrinte lart moralin e njerëzve.

Deri ku shkuan kritikat që vinin nga masat?
Deri tek Marjeta, nusja e Bashkimit që ishte djali i kryeministrit Mehmet Shehu. Unë kam qenë pjesëmarrës në tre kongrese të Rinisë. Kongresi i 5-të u bë në Tiranë, i 6-i, në Durrës, ndërsa i 7-i, në Elbasan, në një nga sallat e Kombinatit Metalurgjik. Ishte viti 1977. Isha diku në rreshtin e 15 në sallë. Dy rreshta përpara meje ishte një djalë bukurosh me një vajzë të re gjithashtu të bukur. Vajza kishte hedhur këmba mbi këmbë dhe ishte zbuluar deri lart. Në fakt sjellja e saj binte në sy, për më tepër që ishte një Kongres Rinie. Një nga delegatet e Pukës, e irrituar nga një sjellje e tillë, i bën shenjë, madje dhe e prek në sup duke i thënë me autoritet: “ule këmbën”. Pasi u tërhoq vëmendja djali, që ishte pranë vajzës, e këshillon ta ulë këmbën. Në atë çast i njoha të dy dhe i them me zë të ulët delegates nga Puka: “Është Marjeta, nusja e djalit të Mehmet Shehut”. “Më keq akoma”, u irritua dhe më delegatja nga Puka”. Hyri udhëheqja në sallë që u shua debati, pasi shumica e të deleguarve filluan të kthenin kokën për të parë se se ç’po ngjiste.

A kishte entuziazëm në këto kongrese rinore?
Entuziazmi ishte i paparë. Ishte paralajmëruar që në Kongresin e 7-të të Rinisë, Enver Hoxha nuk do të merrte pjesë. Mirëpo ndodhi në seancën e fundit kur do të zgjidhej Byroja e Rinisë, në sallë hyn Enver Hoxha. Për gati një orë rresht të rinjtë brohorisnin dhe duartrokisnin me sa fuqi që kishin. Aty Enver Hoxha mbajti një fjalim ku foli dhe për “skoriet”. Menjëherë pas këtij fjalimi filloi propaganda jonë, ku u përdorën sloganet: “të heqim ndryshkun në ndërgjegje”, “të heqim skoriet, jo vetëm nga teknika, por dhe nga mendimet”, apo “të heqim skoriet nga shoqëria jonë socialiste”, etj.


Nusja e Mehmetit, si u kritikua për shfaqje të huaja Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi