Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Indi, shesin fëmijën për të shëruar tjetrin Empty Indi, shesin fëmijën për të shëruar tjetrin

Fri 10 Aug 2012 - 23:33
Indi, shesin fëmijën për të shëruar tjetrin 57247INDI-Një çift në veri-perëndim të Indisë është arrestuar nën akuzat se ka shitur foshnjën shtatë-ditëshe për ta financuar trajtimin mjekësor të djalit më të madh, njoftoi policia.

Sandiha Devi, bashkëshorti i saj dhe tre persona të tjerë janë arrestuar të enjtën, tha Ir Panzal, një zyrtar në policinë e qarkut të Sriganganagarit, një qytet në veri të Raxhastanit.

Çifti tha se varfëria e ka detyruar atë të heqë dorë nga foshnja për t’i ofruar një trajtim mjekësor djalit dy vjeçar.

Më vonë, të burgosurit u liruan me kusht, ndërsa foshnja u kthye sërish tek prindërit.

Televizioni NDTV raportoi se, në kohën kur ishte shtatzënë Sandiha Devi, një çift tjetër cift bashkëshortor që po jetonte në afërsi i kishte ofruar asaj mbi 700 dollarë për foshnjën në rast se është djalë.

“Djali im më i madh ishte aq i sëmurë, prandaj më duhej të hiqja dorë nga i biri më i vogël për t’i marrë 40 mijë rupi për shërimin e djalit të madh. Mirëpo, unë kam marrë vetëm 20 mijë rupi”, tha babai i foshnjës, Ashok Kumar.

(d.b/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi