Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

default Raportonim te Enveri me kobure në brez, Ramizi na i hoqi

prej Mon 13 Aug 2012 - 20:36
Raportonim te Enveri me kobure në brez, Ramizi na i hoqi KicojaFlet Kiço Kutali, ish-komandanti i brigadës së Mirditës: Stërvitja e Kasharit dhe ajo e Shebenikut më ngritën lart. Analiza dhe vlerësimi i Mehmet Shehut për Brigadën e Rrëshenit. Urdhëroi që ushtria të ndiqte shembullin tonë

Leonard Veizi

Në veri të vendit ushtria ishte kompakte dhe e gatshme për t’u përballur me çdo situatë, pasi jo shumë larg vinte kufiri. Jugosllavët ishin në përgjim të vazhdueshëm, shqiptarët po ashtu. Në këto kushte, loja e nervave, kërkonte disiplinë, e cila sofistikohej çdo ditë, pas stërvitjeve të shtabit e ato me trupa. Kiço Kutali, një ish-komandant brigade në Mirditë, e ish-shef shtabi i divizionit në Laç, rrëfen për “Shekullin” ditët e paharruara të stërvitjeve të mëdha, ku njësia e kompletuar me mirditorët luftarak do të zinte vendin e parë në Republikë.

Ku do të formoheshit si kuadër ushtarak?
Kuadri oficer formohej që në shkollën “Skënderbej” për të vazhduar më pas me programin e ngjeshur të Shkollës së Bashkuar. Ky program i marrë nga shkollat ushtarake sovjetike do të zbatohej në Shqipëri deri në vitin 1966, por më pas ai do liberalizohej. Ata që mbaruan në këto vite ishin dhe oficerët që bënë karrierë më shumë në ushtri. Sapo mbaruam Shkollën e Bashkuar ne u vumë në dispozicion të paradës ushtarake të vitit 1964, një paradë madhështore, e cila u organizua si një kundërvënie ndaj marrëdhënieve në prishura me BS.
Si do të niste karriera juaj?
Në vitin ’64, kur u emërova oficer, më caktuar në Brigadën e I-rë tek Rrapi i Treshit në Tiranë. Atje gjeta një komandant shumë të respektuar që ishte Mezin Alia. Unë isha komandant kompanie në batalionin e parë të kësaj Brigade. Ishte koha kur ky batalion theu të gjitha normat e stërvitjes në ushtri aq sa mbi bazën e këtyre normave u bë rregullorja e re. Në vitet ‘68-’71 vazhdova Akademinë Ushtarake. Dhe pas Akademisë u ktheva sërish në Brigadën e I-rë, këtë herë si komandant i batalionit III. Nuk kisha shumë në detyrë kur marr urdhër për të bërë një stërvitje treguese në Kashar. Për zhvillimin e stërvitjes u angazhua nga ministria Kiço Mustaqi, i cili fjeti një javë në zyrën time dhe zv/ministri Maliq Sadushi. Për të ndjekur stërvitjen, Mehmet Shehu mblodhi shumë kuadro partiakë e të ushtrisë. Prej pikës së vrojtimit ai mbeti shumë i kënaqur nga kjo stërvitje e gërshetuar.

Pas kësaj “fitoreje” do t’u besonin përgjegjësi më të mëdha?
Fill pas kësaj u emërova shef i shtabit dhe shumë shpejt komandant i brigadës në Rrëshen. Dua të shtoj se unë vet me origjinë jam nga Përmeti. Rrësheni kishte një brigadë të kompletuar por gjithsesi me një nivel të ulët stërvitor. Duke qenë pjesë e Grupimit të Tiranës dhe Rezervë e Komandës së Përgjithshme ajo kishte dhe tre batalione në rrethin e Elbasanit gjë që e bënte më të vështirë organizimin e saj. Atëherë i bëra një relacion Mehmet Shehut ku e njihja me gjendjen e brigadës. Në vitin 1976 brigada u riorganizua e në bazë të organizimit të ri batalionet e saj kompletoheshin nga mirditorët. U morën masa të forta dhe koha e gatishmërisë së brigadës u shkurtua nga 6 në 3 orë. Ndërkohë dhe stërvitja u përmirësua ndjeshëm.

Cila ishte pika më problematike e brigadës?
Me kishim dhe një batalion xhenier, i cili mori përsipër të fortifikonte një zonë shumë të vështirë si Kaptina e Martaneshit. Efektivi i këtij reparti kishte djem shumë të mirë, por Grupimi i Tiranës e përdorte këtë repart për të sjellë aty, sipas tyre, ushtarët e padisiplinuar ose ata që kishin probleme në biografi, meqenëse batalioni përdorej për punë dhe ushtarët nuk mbanin armatim. Pra si të thuash cilësohej si një repart riedukimi. Por në të vërtetë nuk ishte kështu. Po u tregoj një rast: Bëhej një konferencë partie në rreth. Nja 30 delegatë të hipur mbi një kamion udhëtonin për në Bukmirë e Kaçinar. Mirëpo tek ura e Fanit të Madh, shoferi humbi kontrollin dhe kamioni bie në lumë. Batalioni i fortifikimit ndodhej shumë pranë vendit të ngjarjes. Ishin vetë ushtarët ata që dhanë alarmin dhe u hodhën të gjithë në lumë për të shpëtuar delegatët. Për fat nuk pati asnjë viktimë.

Çfarë kujtimesh keni nga zona e Mirditës?
Të mrekullueshme. Zona e Mirditës ishte një zonë që e respektonte shumë uniformën. Vetë ushtarakët me punën e tyre krijuan një besim të madh në popull. Po ju tregoj një rast tjetër: Një herë, një qen i tërbuar (për të cilin u tha se e kishin hedhur jugosllavët) kafshoi 12 persona në zonë, ku të gjithë gjetën vdekjen. Atëherë popullsia e zonës kërkoi ndihmën e ushtrisë. Nxorëm ushtarë më armë e raketa ndriçuese të cilat e bënë dritë të gjithë vendin. Sapo zbardhi mëngjesi, qeni, i cili kishte marrë arratinë, u vra me levë nga një shofer, në afërsi të fshatit Gojan. Kështu morri fund ky makth. Por ushtria e ndihmonte shumë dhe popullsinë e zonës me aksione në bujqësi që zakonisht i organizonim në ditët e shtuna e të diela.

Ku do transferoheshit pas Brigadës së Rrëshenit?
Në vitin 1982, kur u riorganizua ushtria, u shkrinë korpuset dhe u formuan divizionet, unë u emërova shefi i shtabit të divizionit “Vojo Kushi” me qendër në Laç. Aty qëndrova 10 vjet. Edhe aty kam kujtime të mrekullueshme. E morëm divizionin në letër, ngritëm gjithë strukturën dhe e administruam atë. Kishim 11 depo gjigante me armatimit e municionit, plus çfarë kishin brigadat. E megjithatë unë kam nostalgji më të madhe për Mirditën. Vajta atje kur isha oficer fare i ri, bashkëpunova me vendasit për shumë vite e u rrita si ushtarak.

Po Ramiz Alia, si komandant i përgjithshëm, çfarë përshtypje u ka lënë?
Nuk kam pasur kontakte me të. Mbaj mend që pas vdekjes së Enver Hoxhës kur ai mbante dhe në postin e Komandantit të Përgjithshëm kërkon një takim me drejtuesit e Divizioneve. Takimi zhvillohej në sallën plenare të Kuvendit. U paraqitëm dhe punonjësit e sigurisë tek dera na thanë të çarmatoseshim e të dorëzonim pistoletat. Një gjë e tillë nuk na kishte ndodhur asnjëherë. Kishim bërë mbledhje me Enver Hoxhën e Mehmet Shehun, e kishim raportuar me kobure në brez, por Ramizi na çarmatosi. Për më tepër nuk erdhi në takim por dërgoi përfaqësues të tjerë. Dukej se kishte frikë e i trembej diçkaje.

Mehmet Shehu nderoi brigadën e Rrëshenit, më e mira në republikë
“Në 1980 na lajmërojnë se do bëhej një stërvitje “eksperimentale”. Në këtë stërvitje në si brigadë do bënim një udhëtim që s’ishte bërë asnjëherë deri në atë kohë. Trupat, ushtarë e rezervistë, do të shkonin me kamionë deri tek stacioni hekurudhor i Laçit, prej aty do udhëtonin me tren deri në Mirakë e pastaj do të merrnin rrugën në këmbë për të mbërritur në vendin e caktuar. Ishte fjala për stërvitjen “Shebeniku ‘80”. Gati një muaj përpara unë pësova një aksident kur udhëtoja me një tricikël të ushtrisë së bashku me një nga oficerët e shtabit. Mjekët kërkuan që unë të qëndroja 21 ditë në shtrat. Por një javë para se të fillonte stërvitja u bëra gati. Udhëtimi u bë sipas planifikimit. Kur zbritëm në Mirakë binte një shi i tmerrshëm. Gjatë qëndrimit në terren Mehmet Shehu vizitoi të gjitha trupat. Kur mbërriti tek brigada e Rrëshenit tha: “Ju të Mirditës jeni gati apo i keni mbushur brekët”. Njëri nga rezervistët ia ktheu: “Gati jemi shoku kryeministër, madje ne do të dalim të parët”. “Atë do ta shohim”, ia ktheu Mehmeti. Sapo mbaroi stërvitja na erdhi një fonogram, ku kryeministri përgëzonte brigadën tonë si më e mira në 22 brigada që morën pjesë në këtë stërvitje. Gjatë analizës që u bë në MM ai na ngriti në këmbë mua dhe komisarin e brigadës. Dhe ju drejtua oficerëve të lartë të shtabit: “I lini fjalët, jo Brigada e Parë jo e Dyta. Brigada e Rrëshenit ishte më e mira. Mbi bazën e stërvitjes së saj të bëhet stërvitja në ushtri”. Pas mbledhjes erdhën e na dhanë dorën të gjithë. Por Mirdita u bë shembull edhe për Shkollat e Lira. Kishte një organizim perfekt dhe një bazë materiale për t’u pasur zili. Vinin nga e gjithë republika të merrnin shembull”.

Rezervisti
Përjashtim nga partia, i preu rrugën Shehut
“Pasi zbritëm në Mirakë nën një shi që binte “me gjyma” morëm një të përpjetë. Kur pas nesh vjen makina e kryeministrit. Shoferi i binte borisë që rezervistët të hapini rrugën. Njëri prej tyre, ca i lodhur dhe ca nga që boria i shurdhoi veshët i ngriti këmbën për ta ndaluar e si për ti thënë, “qëndro pas nesh”. U bë nami, se u mor vesh që ishte makina e Mehmet Shehun. U mblodh organizata bazë dhe meqenëse rezervisti ishte komunist e përjashtuan nga partia”.

Udhëtimi i Brigadës
“Shebeniku ’80, stërvitja gjigante që eliminoi një kryeministër
Por cilat kanë qenë kontaktet e tij me Mehmet Shehun, si ministër i Mbrojtjes e Kryeministër, Kiço Kutali kujton: “Për herë të parë e kam takuar në Makërz të Vithkuqit. Brigada e parë ku bëja pjesë ndërmori një udhëtim prej tre ditësh e dy netësh nga Tiranë në Makërz atje ku ishte formuar brigada e parë partizane e drejtuar nga Mehmet Shehu. Më pas e kam takuar e kam raportuar tek ai në disa stërvitje të mëdha, pa kujtuar këtu shumë analiza që bëheshin në MM ku ai për 6 vjet kishte dhe postin e ministrit. Ai ka ardhur dhe në brigadën e Rrëshenit, gjatë një udhëtimi kur i duhej të shkonte në Tropojë. Për gjithçka i raportonim mbante shënime. Nuk nënvlerësonte asgjë. Them se Mehmet Shehu ishte truri elektronik i ekonomisë dhe ushtrisë shqiptare. Njohës i thellë e njeri shumë energji. Mendoj se stërvitja “Shebeniku ‘80” e cila kishte synim një mësymje me qëllimin marrjen e Kosovën si pjesë e territorit shqiptar, ishte dhe fundi i tij. Faktet do t’i tregojë koha” Shekulli



Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi