Share
Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

default Tej paragjykimeve, bota përbëhet nga njerëz të zotë dhe të pazotë

prej Thu 16 Aug 2012 - 19:36
Tej paragjykimeve, bota përbëhet nga njerëz të zotë dhe të pazotë Hermira-gjoniFlora Nikolla

Jeta këtej dhe andej Atlantikut e Hermira Gjonit, bashkëshortja e Simon Gjonit dhe mbesa e Raul Ficos: një histori suksesi që mosha ende nuk e ka ndalur e e kam shumë të vështirë t'i jap aprovimin dhe vaz

Tingujt e butë, por dhe shpërthyes të pianos, sikur e thyenin akullin që krijonin kostumet shik që mbanin veshur njerëzit. Muzikantë, njerëz të njohur të artit (nuk mungonte edhe familja e guvernatorit të shtetit të Nju Jorkut, Papaki) ndodheshin atë mbrëmje qershori në sallën luksoze të Columbus Fondacion, në Fifth Avenue, në Manhatan, e njohur si zemra e qytetit më kozmopolit të SHBA, simboli i jetës amerikane. Gjithkush prej tyre përkundej në qetësinë, misterin, harmoninë e tingujve të Bethovenit, Schostakovitch, Rubinstein, Schubert, Lecuonës, Puccinit, Leoncavallos. Ishin gishtat e Hermira Gjonit mbi tastierën e pianos, që sillnin ndjenjë, temperament, imagjinatë, poezi. Nuk është lehtë të organizosh një koncert në Avenue-në më të famshme të Nju Jorkut, qytetit të mbushur me kontraste, djepi i kulturës amerikane, ku përzihen pafundësisht raca dhe përmasa jete. Atë natë qershori, tingujt e pianos që mishëronin Taranatelën, Malaguenën, apo Hungarian Dance nr.5, nga zemra e Manhatanit, tingëllonin nga duart e një shqiptare. Duartrokitjet jepeshin nga njerëz me kostume të zinj, shik, bravo-t ishin të fuqishme. Vetimthi m'u kujtua thënia e një njeriu të mençëm, se pavarësisht paragjykimeve, bota përbëhet nga njerëz të zotë dhe të pazotë.

Dekadë riafirmimi përtej Atlantikut

Hermira Gjoni ka vite që jeton në Nju Jork. Pedagoge në Konservatorin e Nju Jorkut “Gageheim Buillding”, ajo i iku Shqipërisë rreth një dekadë më parë . “Unë erdha në Nju Jork dhe bëra përpjekje të identifikoj veten si muzikante. Ishte e vështirë, sepse sa godina të larta ka ky qytet, po aq ka edhe muzikantë të shumtë e të talentuar kjo qendër botërore jo vetëm e biznesit dhe politikës, por edhe e artit dhe dashamirësve të muzikës”, thotë pianistja e njohur, bashkëshortja e kom Vetëm pak kohë më parë është nderuar me një medalje të veçantë së bashku me tenorin italo-amerikan, Kristofer Makio. Medalja i është dorëzuar nga Senatorja A. L. Mastella, gjatë një ceremonie dhe koncerti të dhënë nga dy artistët në Colombus Day.

Mirënjohje profesorit shqiptar e kinez

Koncert-maestër Hermira Gjoni ka promovuar këtë fund qershori në Tiranë albumin biografik “Jetë në tinguj”, shkruar nga kolegia e saj Takuina Adami. Fotografitë dhe materiali biografik që shoqëron çdo faqe të albumit janë një udhëtim kronologjik i jetës artistike të pianistes që nisi në vitin 1947, kur ajo ishte 7 vjeç dhe kur mori mësimet e para me profesor Tonin Guraziun për t’i vijuar më pas në Liceun Artistik në Tiranë. Me profesor Guraziun do të niste studimet edhe në Konservator për t’i përfunduar ato me profesorin kinez Çen Pin Gang, dy personalitete të cilat Hermira Gjoni i veçoi edhe në promovimin e albumit në TOB, aty ku interpretoi për më shumë se 25 vite. “Kam mirënjohje të veçantë për profesor Guraziu dhe prof. Çen Pin Gang. Ata ditën të zhvillonin tek unë dashurinë për muzikën në përgjithësi dhe pianon në veçanti si dhe ditën të më kultivojnë entuziazmin që është një nga gjërat e rëndësishme në jetë”, - thotë pianistja Gjoni.

Mbesa e Ficos refuzon pianisten serbe

Gjyshi i Ermirës është Rauf Fico, deputet i Parlamentit Shqiptar në vitin 1924 dhe një nga diplomatët më në zë të asaj kohe. Dhe rrënjët mbeten. “Para disa muajsh m'u ofrua një koncert me katër duar me pianisten serbe Daniela Popovic”, shprehet Gjoni. “Bile ajo ende inisiston që këtë koncert ta ekzekutojmë në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi”, vazhdon ajo për të thënë,”se e kam shumë të vështirë t'i jap aprovimin dhe vaz

Shekulli



Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi