Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

default Gjuha e Mikenës – është pellazgoshqipe

prej Thu 16 Aug 2012 - 22:03
“Dritë e re mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre” , është libër i autorëve Luftulla H. Peza dhe Liljana Peza, të botuar në Tiranë (2009), libër që u përurua dje në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Ky është konsideruar kontribut i rëndësishëm, siç tha referuesi i këtij përurimi Rexhep Doçi, për të parët tanë - pellazgët...

Libri është i organizuar në dy pjesë: Shkrimi i “Linearit B të Mikenës” është në gjuhën pellazgo-shqipe, Iliada, një vështrim i shkurtër historik.

Problemi shumë i vështirë për historinë, gjuhën dhe shtrirjen e pellazgëve paraantikë, sipas Rexhep Doçit, është shqyrtuar në këtë libër të autorëve Peza me disa mendime të reja, të shfaqura në bazë të gjetjeve arkeologjike të arkeologëve të mirënjohur H. Shliman dhe A. Evans, dhe të të dhënave të dijetarëve angleze, Michael Ventris e Xhon Kaduik. Me disa mendime te këtyre dijetareve gjermanë e angleze, kur është fjala për gjuhën greke dhe shqipe, bashkautorët e librit në shqyrtim kujtoj se me të drejtë nuk pajtohen.

Libri hapet me sqarimin e një mbishkrimi të shekullit të 14 p. e. s., që emërtohet si mbishkrim i Linearit B i Mikenës, i gjetur në një qytet Pyllos, pranë qytetit të Mikenës në veri të Peloponezit, që në shqiptarët e njohim Peloponezin më tepër si More, dhe është një ujdhesë mbase me territor sa dy Kosova të sotme, që shtrihet si ndërmjet
Greqisë e Italisë Jugore.

“Një çështje me interes dhe e re për ne është se bashkautorët e librit "Drite e re mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre" konstatojnë se shkrimet pellazge në fillim kanë qenë të shkruara nga e majta në të djathtë, e mandej nga djathta në të majtë. Ndërkaq, shkrimet greke, sipas dijetarëve, u stabilizuan dhe shkruan që nga shek. V p. e. s. vetëm nga e majta në të djathtë”, tha më tej Doçi.

Sipas tij, bashkautorët Peza kanë bërë edhe një punë të mirë sidomos që e kanë botuar këtë vepër në dy pjesë, pjesa e parë në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze, sepse, deri më sot dijetarët e huaj apo botërorë janë njoftuar për historinë dhe gjuhën e popullit tonë më tepër prej autorëve të huaj në gjuhët e tyre dhe gjuhët botërore, kurse me anë të kësaj vepre (nga autorët shqiptarë) tashti mund të njoftohen edhe në gjuhën më aktuale botërore – anglishten.

Sipas autorëve, ndërkaq, u paraqit përfundimi i nxjerrë në këtë libër se, gjuha e Mikenës është gjuhë e vjetër pellazgjike, përkatësisht pellazgoshqipe, e jo në gjuhën e vjetër greke, sepse nuk përkon me të dhënat arkeologjike.

Si referuesi Rexhep Doçi po ashtu edhe njëri nga autorët e librit “Dritë e re mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre”, “Dritë e re mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre”, Luftulla H. Peza konstatimet e tyre në harmoni me gjetjet arkeologjike e në bazë të gjuhës shqipe i ilustruan me shembuj të shumtë.
	 Gjuha e Mikenës – është pellazgoshqipe Dlattach.html;topic=72159

Gjuha e mikenes eshte pellazgjishtja shqipe.
per kete gjuhe kemi literature te botuar edhe ne gjuhen shqipe.

E gjeni tek libri : "Shqipja Pellazge".A F Kocaqi.Tirane 2009

Aty paraqiten disa mbishkrime shqipe te gjuhes se Mikenes.

Faktikisht fotoja ne postimin e pare nuk permban shkrim nga zona e Mikenes ne Pelopanez, por permban dy lloje shkrimore me te parin te jet shkrim ieorglif edhe dy mbishkrimet qe pasojn permbajn mbishkrime nga lineari a te gjendura ne Agia Triada-MesAra Krete(kriet)

Lineari b eshte quajtur gjuha e Mikenes sepse lulezoj ne kohen qe ra Knosua edhe fuqin e mori Mikena.

Lloji i mbishkrimit linear eshte thuajse i njejte me permisime nga a tek b, por shumica e rrokjeve mbeten te pandryshuara.Vazhdi msia verteton kretasit si pareperdoruesit e ketij lloji mbishkrimi.
	 Gjuha e Mikenës – është pellazgoshqipe Dlattach.html;topic=72159
	 Gjuha e Mikenës – është pellazgoshqipe Dlattach.html;topic=72159

Ja vula e dimalit edhe simboli "da" i demtuar me kahun djathtas majtas.

	 Gjuha e Mikenës – është pellazgoshqipe Dlattach.html;topic=72159

Mbishkrim i 1500 p e s i gjendur ne Piro=Pilon e Nestorit te Homerit.
fjala e pare eshte e njohur si emri i qytetit te Pilos se Nestorit nga Michael Ventris edhe pranohet nga gjithsa dijetare sote ..vetem emri.

Vazhdimin e gjeni tek "Shqipja Pellazge" A F Kocaqi , Tirane 2009

larte shfaqen simbolet edhe poshte si jane deshifruar simbolet.
ja cthote ky mbishkrim.

PIRO IJEREJA DOERA ENEKA KRUSHOJ 14-pason simboli qe tregon figuren e pranuar si figura e nje gruaje, per tu mbyllur larte me fjalen IJEROJA
=
PILO.YJEREJA DOERA HENE KA KRU SHOJ 14 GRA :YJEROJA
=PILO, SHENJTORIA DOERA HENE KA NE KRUA SHPETOJ 14 GRA YJEROJA
fja "KRUSHOJ"= ku ru so jo eshte fjale e perber qe shpeton deri ne ditet tone me ane te mbetjeve origjinale te fjaleve paragreke ne fjaloret e greqishtes se vjeter..kroi-kruni-krunos...si edhe "soi,shpetoj.



Sinqeritetin e kam shume te shtrenjte qe t'ia dhuroj njerezve qe u kushton lire karatkeri.

Bindjet e mia, jane identiteti im..! Nuk lejoj te tjeret te vendosin per mua...!

-BESA-

Nuk jam shiu i pranveres,por jam bora e Janarit.
Nuk jam lule e vyshkur nga vapa,por jam rrenje e trungut t'Shqiptarit
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi