- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Paralajmërimi i ministrit finlandez: “Përgatituni për shpërbërjen e Eurozonës”
Fri 17 Aug 2012 - 15:11
Udhëheqësit evropianë duhet të përgatiten për një shpërbërje të mundshme të Eurozonës, deklaroi gjatë një interviste për gazetën britanike “Daily Telegraf”, ministri finlandez i Punëve të Jashtme, Erki Tuomioja.
Ministri i Finlandës thekoi se zyrtarët e lartë në vendin e tij janë përgatitur për prishjen e Eurozonës, madje kanë edhe “një plan, për çdo rast”.
“Nuk ekzistojnë rregulla për daljen nga euro, është vetëm çështje kohe. Ose Veriu i Europës, ose Jugu do të largohet, pasi anomalitë e kësaj monedhe kanë sjellë shumë fatkeqësi tek miliona njerëz dhe kanë shkatërruar të ardhmen e Europës”, tha në mënyrë karakteristike ministri i Jashtëm i Finlandës, duke vazhduar:
“Flasim për katastrofë totale. Kështu siç po shkojmë, do mbetemi pa para. Por asnjë shtet në Europë nuk do që të largohet i para dhe të marrë përsipër përgjegjësinë”, nënvizoi ai dhe shtoi se shpërbërja e Eurozonës mund ta bënte më të fuqishëm Bashkimin Europian.
“Kjo nuk është ajo çfarë ne promovojmë në Finlandë. Nuk është as ideja e qeverisë. Por duhet të jemi të gatshëm. Shpërbërja e Eurozonës nuk do të thotë fundi i Bashkimit Europian. Kjo mund ta bënte BE-në të funksiononte më mirë”, përfundoi ai. /alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|