Share
Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

default Shkenca dhe gjallesat

prej Sat 18 Aug 2012 - 0:33
Message reputation : 100% (1 vote)
''Ngjitesi'' i hardhuces
Shkenca dhe gjallesat Images?q=tbn:ANd9GcQ7_vWXxcU4pG5N6QmkDxPsvMj0OhkZYm0pj7qHKsw0fE8fZ4J0KA

Shkencetaret i mrekullon aftesia qe ka hardhuca e mureve te ngjitet ne siperfaqe te lemuara,madje te levrije neper tavan,pa rreshqitur.Si arrin ta beje kete kjo hardhuce e vogel e jashtezakonshme.
Kembet e saj jane vertet si duar dhe kapen fort ne siperfaqet e lemuara me nje zhdervjellesi mahnitese.Cdo gisht ka kreshta qe kane mijera zgjatime si qime.Nga ana tjeter,cdo zgjatim ka qindra fijeza mikroskopike.

Shkenca dhe gjallesat Images?q=tbn:ANd9GcT__dxrNbFTBRHnwrFT_wnpZwNmykOCoXpM4ITyEHFbnbgbauq8Dw

Forcat ndermolekulare ( te quajtura forcat e Van der Valsit) qe krijohen nga keto fijeza,jane te mjaftueshme per te mbajtur peshen e hardhuces,edhe kur ja mbath me te katra kokeposhte ne xham.
Studiuesit duan te bejne ngjites,ashtu si kembet e hardhuces se mureve,te kapen fort ne siperfaqet e lemuara.Sic thote revista SCIENCE NEWS,nder te tjera keta ngjites mund te kene ''lloj-lloj perdorimesh ne mjekesi,duke filluar nga fashat qe nuk luajne nga vendi kur lagen e deri te nje shirit qe do te zevendesoje penjte e operacionit''.

( shkencetaret po analizojne edhe proteinat qe sekretojne midhjet,e cila u jep ketyre krijesave nenujore aftesine per tu kapur fort ne siperfaqet e lagura.)
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

default Re: Shkenca dhe gjallesat

prej Sat 18 Aug 2012 - 23:34
Guaska e molusqeve

Shkenca dhe gjallesat Byssal_threads01

Guaskat e detit duken te brishta,por zakonisht mezi thyhen.''Disa prej tyre,i duhet goditja me cekic per tu hequr ndonje cope'',-thote inxhinieri Kenet Vekjo teksa kujton femijerine.Nje tipar i jashtezakonshem i guaskave te molusqeve eshte fortesia e tyre.

Shqyrtoni faktet

Shtresa e brendeshme e guaskes se molusqeve ( e quajtur sedef ) ka luspa mikroskopike qe jane vetem disa nanometra ose te miliardat e metrit larg njera-tjetres.''Struktura e nderlikuar qe kemi verejtur te sedefi ne nivelin e nanometrit eshte magjepsese dhe duket se eshte faktor i rendesishem per percaktimin e fortesise se materialit'',-thote Kristina Ortisi,asistente profesoreshe e departamentit te shkences dhe inxhinierise materiale,ne Institutin e Teknologjise ne Masacusets,SHBA.

Carls Petiti,qe shkruan per shkencen,thote se ne pamjen e zmadhuar te sedefit verehet ''nje rregullsi mahnitese'',ai shpjegon:''Prerja terthore ne mikroskop duket si mur tulle,me pllakeza te sheshta gjashtekendore te nje minerali te tejdukshem prej karbonatit te kalciumit,te vendosura ne shtresa te rregullta.Si llac midis tyre sherben nje lloj rreshire elastike e pasur ne proteine,qe e sekreton molusku.''

Shkenca dhe gjallesat Images?q=tbn:ANd9GcSRxTYKqEEf9ZNNBqU4tIf1Km8L4LHLq0tvp8Cgsl8d3X5MX23G
[color=yellow][i]nje prerje terthore e nje guaskecolor]

Shkencetaret besojne se sekretet e guackes se molusqeve mund te gjejne zbatim te gjere per te bere sisteme armaturash mbrojtese,kabina makinash dhe krahe avionesh me te forte,sa per te permendur disa.Ortisi thote.''Natyra perdor parimet e ndertimit strukturor ne nivelin e nanometrit per te prodhuar materiale me veti mekanike me te larta.Ne shume aspekte,inxhinieret njerezore ende se kane zhvilluar kete aftesi.''

( Molusqet ose butaket jane kafshe te vogla me trup te bute e pa skelet.Molusqet e detit perfshijne midhjet,gocat e detit,zhivadhet freskore,oktapodet dhe kallamaret.)


avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

default Re: Shkenca dhe gjallesat

prej Sun 19 Aug 2012 - 22:55
Syri i flutures se nates


Shkenca dhe gjallesat Images?q=tbn:ANd9GcSvY83ETDkGHaDHlQ1ByL-EerF5LbnhXholJbCF3fMQzRzGUXxZNQ

Sic tregon edhe emri i tyre,shumica e fluturave te nates fluturojne kryesisht naten.Disa gjallesa te nates duken nga ndricimi i syve nen efektin e drites.Kurse flutura e nates ka nje menyre per tu fshehur.Kornea e syrit te saj pasqyron shume pak nen efektin e drites.

Syri i flutures se nates ka nje kornea te pazakonte.Ajo perbehet nga nje radhe gungash mikroskopike, te organizuara ne forma gjashtekendore.Sipas Peng Jiangut,asistent profesor i inxhinieris kimike ne Universitetin e Floridaes,SHBA,keto gunga jane ''me te vogla se gjatesia e valeve te drites se dukshme''.

Shkenca dhe gjallesat Images?q=tbn:ANd9GcSl3OOf6SvlwXXe5NoOxLhbSZ5jaWOvHSp23ihAr_Au0XuWOK9J

Format dhe permasat e ketyre radheve bejne te mundur qe syri i kesaj fluture ta mbaje te fshehur driten qe vjen nga kende dhe gjatesi vale te ndryshme.Gungat e vockla jane vetem 200 deri 300 nanometra te larte.Sa per te krijuar nje ide,gjeresia e nje fije floku eshte rreth 80.000 nanometra.

Inxhinieret mendojne se po te kene kuptueshmeri me te thelle per kornene e flutures se nates,do te arrijne te permiresojne projektin e diodave qe clirojne drite (LED-et) dhe te ekraneve me kristale te lengshme ( LCD-te) qe perdoren gjeresisht per paisjet elektronike.Projekti i syrit te kesaj fluture mund te zbatohet edhe per energjine diellore.

Panelet diellore me silikon mund te pasqyrojne gati 35 per qind te drites,dhe kjo eshte goxha humbje e energjise diellore.Por,duke imituar gungat e radhitura mire te syrit te flutures se nates,Jiangu dhe bashkepunetoret e tij prodhuan nje silikon qe pasqyronte me pak se 3 per qind te drites.

''Mund te mesojme jashte mase nga keto projekte te natyres''-perfundon Jiangu.


avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

default Re: Shkenca dhe gjallesat

prej Mon 20 Aug 2012 - 22:39
Aftesia e moluskut te sheshte per te germuar

Shkenca dhe gjallesat MytilusEdulis

Megjithese duket sikur nuk ka force per te germuar ne rere,molusku i sheshte mund te hape nje grope ne rere aq shpejte,sa eshte quajtur ''Ferrari i germuesve te nenujshme''.Studiuesit ishin kureshtare te kuptonin me shume rreth tyre.''Edinim qe [ molusqet ] po benin nje gje gjeniale''-thote Aneta Hosoi,nje asistente profesoreshe ne Institutin e Teknologjise ne Masacusets.Cili eshte sekreti i kesaj gjallese?

Molusku i sheshte zhyt kemben ne rere dhe duke e levizur sa para-mbrapa krijon nje xhep te vogel qe mbushet shpejt me uje dhe rere.Pastaj molusku leviz trupin lart e poshte ndersa hap e mbyll guasken e vet.Keshtu perftohet nje mase e lengshme ku ai mund te germoje kollaj.Ai mund te germoje rreth 70 centimetra me nje shpejtesi prej 1 centimetri ne sekond.Kur ze vend eshte shume e veshtire ta nxjeresh prej aty.Ne fakt,forca qe duhet per ta shkulur ne krahasim me forcen qe ky molusk perdor per tu ngulur ne rere,eshte dhjete here me e madhe se tek spirancat me te mira qe ka bere dora e njeriut.

Inxhinieret kan marre shkas nga molusku i sheshte per te projektuar ate qe ata e quajne spiranca e pare ''inteligjente''.''Ajo hapet e mbyllet dhe leviz lart e poshte,si nje molusk i vertete''-thote Hosoi.Kjo spirance e forte qe nuk harxhon shume energji,mund te jete e dobishme per mjetet e nenujshme per studim,anijet per shpimin e puseve te naftes si dhe mjetet germuese qe shkaterojne mina.


avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

default Re: Shkenca dhe gjallesat

prej Wed 22 Aug 2012 - 0:03
Gjuha e Kolibrit


Shkenca dhe gjallesat Images?q=tbn:ANd9GcSG2DCdftHw29u5WHVfLMV9aL6Y1v_ddmQBREun8CAaWeB4YmY3gQ

Studiuesit arrijne te analizojne pika te vockla gjaku,ADN-ne dhe substanca te tjera mbi nje cope xhami me permasat e nje pellembe.Kur studiuesit perpiqen te shpikin pajisje per te zhvendosur sasi kaq te vogla lengu,perdorin metoden e thithjes ose te pompimit,por keto metoda nuk jane te efektshme.A ka ndonje menyre me te mire per te transportuar lengje ne sasi teper te vogla?Sipas dr.Xhon Bushit te Institutit te Teknologjise ne Masacusets,''natyra tashme e ka zgjidhur kete problem.''

Shkenca dhe gjallesat Images?q=tbn:ANd9GcSBOZdstlBL5Y1lQxC-0mXxlVHZ7L2Fz63ZV7lYu1LDD8IvfCRf

Kolibri nuk humbet energji duke e thithur nektarin e nje luleje.Perkundrazi,ai shfrytezon forcat e kohezionit qe e bejne ujin te mblidhet si rruaze mbi nje siperfaqe dhe te sfidoje forcen e rendeses.Sapo gjuha e kolibrit bie ne kontakt me nektarin,siperfaqja e lengut e ben gjuhen te mare trajten e nje pipze te hole dhe nektari ngjitet lart.

E thene thjesht,kolibri nuk sforcohet me kot, por e le nektarin te ngjitet vete ne ''pipez'' e pastaj drejt e ne goje.Kur ushqehet,kolibri mund ta mbushe gojen me nektar deri ne 20 here ne sekonde.

Ky ''gyp i vetvetishem'' eshte ven re edhe ne disa zogj te ujerave te ceketa,qe pine uje ne menyre te ngjashme.Duke folur per kete aftesi,profesori Mark Deni i Universitetit te Stenfordit,ne Kaliforni,SHBA,veren:''Kombinimi i inxhinierise,i fizikes dhe i matematikes se aplikuar eshte vertet i mrekullueshem....

Nese do ti thoshim nje inxhinieri ose nje matematicieni te gjente nje menyre qe zogjte te pine uje me sqep,zor se do ti kishte shkuar mendja te nje metode e tille.''-thot prof. Mark Deni,ndaj shkenca studion gjallesat per te shpikur pajisje teper te sofistikuara.


avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

default Re: Shkenca dhe gjallesat

prej Mon 27 Aug 2012 - 21:45
Syri i karkalecit merimange me ngjyra palloi


Shkenca dhe gjallesat Peacock-spider-02

Karkaleci merimange me ngjyra palloi,qe jeton ne Barrieren e Madhe Koralore te Australise,eshte pajisur me shikimin me kompleks ne mbreterine e kafsheve. Dr. Nikolas Robertsi thote per shikimin e tij:''Eshte vertet i jashtezakonshem,tejkalon cdo gje qe ne njerezit kemi arritur te krijojme deri tani.''

Ky kakalec mund ta perceptoje driten e polarizuar dhe ta perpunoje ne menyra qe ne njerezit nuk mund ta bejme.Valet e drites se polarizuarmund te udhetojne ne vije te drejte ose ne forme spirale.Ndryshe nga gjallesat e tjera,ky karkalec jo vetem e sheh driten e polarizuar ne te dyja keto forma,por edhe arrin ta shnderoje nga njera forme ne tjetren.Kjo ben qe ai te kete nje shikim mjaft te zhvilluar.

Lexuesit e DVD-ve funksionojne ne nje menyre te ngjashme.Per te perpunuar informacionet,drite e polarizuar te hedhur ne nje disk keto aparate duhet ta shnderojne ne forme spiraleje dhe pastaj ta ndryshojne perseri ne vije te drejte.Por karkaleci merimange shkon nje hap me tej.Nese nje lexues standart DVD-je shnderon vetem driten e kuqe-ose ne aparatet me rezolucion te larte ose qartesi te madhe,driten blu-syri i ketij karkaleci mund ta shnderoje driten pavaresisht nga ngjyra.

Studiuesit besojne se duke marre syrin e ketij karkaleci si model,inxhinieret mund te krijojne nje lexues DVD-je qe arrin te lexoje disqe me me shume informacione se DVD-te e sotme.''Ajo qe te mahnit ne menyre te vecante eshte thjeshtesia e tij e mrekullueshme,-shprehet Roberts.-Funksionon shume,shume me mire se cdo pajisje qe jemi perpjekur te ndertojme.''


avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

default Re: Shkenca dhe gjallesat

prej Tue 28 Aug 2012 - 21:02
Vezevendosesi i grerezes qe bren drurin


Shkenca dhe gjallesat 12959526337L1CzX

Femra e grerezes qe bren drurin,i shtron vezet brenda pishave.Metoda qe perdor,i ka frymezuar shkencetaret te krijojne sonda kirurgjike me te sigurta dhe me te efektshme.

Grereza e drurit germon tunele ne pemen e pishes me ane te vezevendosesit- nje gyp si gjilpere me dy boshte ose valvula qe nderthurin levizjet,secili i veshur me dhembeza te kthyera lart.Dhembezat e njeres valvule fiksohen te druri,duke i dhene rezistence vezevendosesit,kurse valvula tjeter rreshqet paksa perpara.Pastaj dhembezat e valvules se dyte fiksohen te druri,duke krijuar rezistence,kurse valvula e pare rreshqet para.Me keto levizje te shpejta te bashkerenduara-ku valvulat kembejne rolet duke krijuar rezistence dhe duke levizur para-vezevendosesi deperton deri ne 20 mm brenda drurit pa u sforcuar.Gjate punes,as shtremberohet,as thyhet.

Te frymezuar nga vezevendosesi i femres se kesaj grereze,shkencetaret kane krijuar nje prototip sonde neurokirurgjike qe ne parim funksionon njesoj.Gjilpera e saj prej silikoni perbehet nga dy valvula qe levizin sa para-mbrapa,secila me dhembeza tejet te vogla qe depertojne ne zona te thella te trurit duke shkatuar fare pak dem.Mirepo,ky instrument do te kete edhe nje risi.Revista NEW SCIENTIST shpjegon:''Ndryshe nga sondat kirurgjike te sotme qe jane te paepshme,kjo paisje do te jete aq elastike sa te pershkoje rrugen me pak te rrezikshme,per shembull,duke anashkaluar zona te trurit me me shume rrezik gjate operacioneve.''Fale kesaj sonde do te pakesohet edhe numri i prerjeve te nevojshme per tu futur ne zona ku mezi arrihet.


avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

default Re: Shkenca dhe gjallesat

prej Thu 30 Aug 2012 - 23:23
Shtresa dhjamore e gjitareve te detit


Shkenca dhe gjallesat 14834_web

Per dekada te tera,shkencetaret nuk mund ta kuptonin se si arrinte delfini te notonte me nje shpejtesi prej gati 40 kilometrash ne ore.Sipas tyre,kjo sepse keto kafshe nuk kane shume muskuj.Por delfinet kane nje sekret,dhe nje pjese e ketij sekreti qendron te substanca komplekse e shtreses se tyre dhjamore,qe gjendet edhe nen lekuren e derrave te detit,balenave dhe gjitareve te tjere te detit.

''Shtresa dhjamore eshte nje shtrese e trashe dhe e ngjeshur me inde lidhore mjaft te organizuara,qe permban shume qeliza dhjamore'',-thote NEW WORLD ENCYCLOPEDIA.Ajo mbulon pothuajse te gjithe trupin e gjalleses dhe eshte ''e lidhur fort me muskulaturen dhe skeletin me rrjete tendinesh dhe dejesh te organizuara mire e ne forme erashke''.Keto rrjete,ne vetvete,perbehen nga fibra elastike dhe nga kolagjeni,nje proteine qe gjendet edhe ne lekure e kocka.Prandaj,kjo shtrese dhjamore eshte me teper si nje shtrese izoluese.Ajo eshte nje kombinim teper i sofistikuar i nje sere indesh te gjalla.

Po si ndihmon kjo shtrese delfinet dhe derrat e detit qe te notojne shpejt?Si ka mundesi qe derrat e detit te Dallit arrijne nje shpejtesi prej 56 kilometrash ne ore?Nje arsye eshte se kjo shtrese u jep ketyre kafsheve nje forme me aerodinamike.Kurse nje arsye tjeter eshte se pjesa dhjamore nga bishti te penda kurrizore,eshte e nderthurur kryq me rreshta mjaft te dendur kolagjeni dhe fibrash elastike.Kjo gje i jep bishtit elasticitet dhe i ndihmon delfinet te mos harxhojne shume energji.Pra,kur muskujt e levizin bishtin ne nje drejtim,shtresa dhjamore,si nje suste,e ndihmon te shkoje prape ne vend,duke u dhene keshtu delfineve force shtytese dhe duke u kursyer energji.

Kjo shtrese i ndihmon edhe te pluskojne e u siguron izolim qe i mban ngrohte.Dhjami i saj u jep mundesi te kene energji edhe kur nuk gjejne shume ushqim.Kuptohet,ky kombinim shumefunksional ka terhequr vemendjen e atyre qe po perpiqen te permiresojne mjetet e lundrimit dhe sistemin shtytes ne to.


avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

default Re: Shkenca dhe gjallesat

prej Sat 1 Sep 2012 - 23:07
Veza e shpendeve


Shkenca dhe gjallesat Nut-eggstructure


Veza e shpendeve eshte quajtur ''nje mrekulli paketimi''.Perse?


Megjithese eshte e ngurte,levozhga e vezes se pules e pasur me kalcium,mund te kete deri ne 8000 pore mikroskopike.Kjo ben te mundur qe te hyje oksigjeni dhe te dale dyoksidi i karbonit - nje shkembim shume i rendesishem per frymemarjen e embrionit.Megjithate,levozhga dhe disa membrana nuk lejojne qe te hyjne mikrobet dhe te infektojne embrionin.Albumina,nje substance si xhelatine me permbajtje te larte uji,i jep vezes mundesine te amortizoje goditjet.

Shkenca dhe gjallesat Inside_an_egg


Studiuesit duan te imitojne ndertimin e vezes per te krijuar produkte me mbrojtje me te mire ndaj goditjeve dhe qe mund te mbrojne frutat nga bakteret dhe parazitet.Megjithate,sic shkruan edhe Mariana Bota Dineri ne revisten VIVAI,''nuk eshte e lehte te kopjosh natyren,,.Ajo shprehet se perpjekjet e deritanishme kane qene te demshme per mjedisin.


avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

default Re: Shkenca dhe gjallesat

prej Sun 2 Sep 2012 - 21:55
Dhembi vetemprehes i iriqit te detit


Shkenca dhe gjallesat Slide1

Duke perdorur pese dhembet e tij,iriqi i detit gerryen shkembin per tu fshehur ne nje struke.Megjithese bluan e thermon,dhembi mbetet i mprehte.''Deri tani nuk ka dhe nuk njohim ndonje vegel tjeter qe pret e bluan me mire,''thote Pupa Gilberti,profesoreshe fizike ne Universitetin e Viskonsinit,Medison,SHBA.Cili eshte sekreti i iriqit te detit?

Dhembi i iriqit te detit perbehet nga kristale te cimentuara se bashku.Megjithate,''ne vende te caktuara pergjate dhembit ka disa pika te thyeshme,''-veren kjo profesoreshe.Materiali organik me i dobet ne keto vende,ia ben me te lehte dhembit te shkepute shtresat e vjeteruara e te nxjere nje teh te ri e te mprehte,njesoj si shkeputen pullat e postes nga njera tjetra ne pjesen e dhembezuar.Meqe dhembi vazhdon te rritet nga njeri skaj dhe te vetemprihet nga skaji tjeter,ai nuk topitet asnjehere.Zonja Gilberti e quan dhembin e iriqit te detit ''nje nga strukturat e rralla ne natyre qe vetemprihen.''

Menyra se si funksionon dhembi vetemprehes i iriqit te detit,eshte shume interesante per prodhuesit e veglave.Teorikisht,kjo mund ti hape rrugen zhvillimit te veglave qe vetemprihen gjate perdorimit.''Celesi eshte mekanizmi qe perdor iriqi i detit,''-thote profesoresha Gilberti.


avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

default Re: Shkenca dhe gjallesat

prej Mon 3 Sep 2012 - 14:01
Koka me aftesi amortizuese e qukapikut



Shkenca dhe gjallesat 02-3-woodpecker

Mjafton nje pershpejtim i forces se rendeses nga 80 deri ne 100 ( sipas Sistemit Nderkombetar te Matjes ) per te na shkaktuar tronditje ne tru.Kurse qukapiku mund te duroje nje pershpejtim te forces se rendeses prej 1200 ndersa godet trungun e pemes me sqep.Si e arrin kete ky zog pa pesuar dhembje koke e aq me pak tronditje ne tru?

Studiuesit kane zbuluar se qukapiku ka kater elemente ne ndertimin e kokes qe amortizojne goditjet:

1.Nje sqep te forte,por elastik.
2.Nje hioid,qe eshte nje strukture me perberje kockore dhe indesh elastike qe mbeshtjell kafken e kokes.
3.Nje pjese kockore ne kafke qe eshte si sfungjer.
4.Pak hapesire per lengun truno-shpinor midis kafkes dhe trurit.

Shkenca dhe gjallesat Images?q=tbn:ANd9GcRBAGskmF9H1AsQMgiZMG11MjqTZNh1o0U_nEt9D4Y4k9CYw1heTQ

Secili prej ketyre elementeve amortizon goditjet dhe kjo i jep mundesi qukapikut ta godase nje peme me nje shpejtesi rreth 22 here ne sekonde pa pesuar demtime ne tru.

Duke marre shkas nga ndertimi i kokes se qukapikut,studiuesit kane prodhuar nje mbeshtjellje mbrojtese qe mund te duroje nje pershpejtim te forces se rendeses deri ne 60.000.
Suksesi i tyre,nder te tjera,mund te garantoje nje mbrojtje me te mire per kutine e zeze ne nje avion,e cila tani mund ti beje balle nje pershpejtimi te forces se rendeses prej vetem 1000.
Kim Blekberni,nje inxhinier ne Universitetin e Krenfilldit ne Mreterine e Bashkuar,thote se ajo qe eshte zbuluar per koken e qukapikut na jep ''nje shembull mahnites se si natyra zhvillon struktura teper te avancuara ne bashkeveprim me njera-tjetren per te zgjidhur ate qe ne pamje te pare duket e pamundur.''


avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

default Re: Shkenca dhe gjallesat

prej Mon 3 Sep 2012 - 23:00
Instikti inxhinierik i Grerezes se letres

Shkenca dhe gjallesat 181654_171603292886430_125745944138832_371814_6091569_n

Grerezat e letres jane pershkruar si mjeshtre te inxhinierise.Pse shkon per shtat ky pershkrim?

Sic tregon edhe vet emri,grereza e letres e nderton dhe e miremban folen e saj te perbere me nje lloj letre te vecante qe e prodhon vet.Ajo mbledh fibra bimesh dhe druresh te thare kudo qe te jene,ne trungjet e prera,ne hunjte e gardheve,ne shtyllat e telefonit dhe ne materialet e ndertimit.Pastaj i pertyp fibrat e pasura me celuloze duke shtuar peshtymen ngjitese dhe me permbajtje te larte proteinike.Pas ketij procesi,brumi i perftuar thahet e keshtu formohet nje leter e lehte,e forte dhe rezistente.Peshtyma e saj ka veti te vecante qe e bejne letren te atille qe te thithe nxehtesi dhe ta cliroje,duke ruajtur keshtu brenda hojezave temperaturen e duhur ne dite te fresketa.

Grereza e nderton folen ''kafshate pas kafshate''.Rezultati perfundimtar eshte nje grumbull hojezash gjashtekendore qe formojne nje si cader prej letre ku nuk deperton uji.Forma gjashtekendore ndihmon qe hojeza te jete e forte dhe me hapesire te bollshme.Grerezat qe jetojne ne vende te lageshta thjesht shtojne sasine e peshtymes ngaqe ka veti kunder ujit.Megjithate,ajo zgjedh vende qe ofrojne njefare strehe mbrojtese.Poshte tyre e var folen me koke poshte ne nje si bisht.Gjithashtu,ndryshe nga proceset e prodhimit te letres qe ndotin ajrin,ujin e dheun,keto grereza nuk e ndotin mjedisin.

Kuptohet,arkitektet dhe kerkuesit po studiojne lenden qe prodhon grereza me synimin per te krijuar materiale ndertimi me cilesore qe jane te lehta,te forta,me elastike dhe te dekompozueshme.


avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

default Re: Shkenca dhe gjallesat

prej Tue 4 Sep 2012 - 22:47
Siperfaqja e krahut te flutures

Shkenca dhe gjallesat 4834660_orig

Ngjyrat e bukura metalike mbi krahet e disa fluturave ndryshojne ne varesi te kendit te shikimit.Ngjyra e krahut te nje lloj fluture eshte kaq e qarte dhe e forte,sa mund te shihet nga 805 metra larg.Cfar e ben krahun e flutures kaq te jashtezakonshem?

Krahu i flutures bisht dallandyshe (Papilio blumei) perbehet nga shume rreshta me pjeseza te lugeta te cilat e reflektojne driten ne menyra te ndrushme.Per shembull,ne qender te cdo pjeseze te luget drita reflektohet ne ngjyre te verdhe ne te gjelbert, kurse ne pjeset anesore reflektohet ne ngjyre blu.Gjithashtu,drita ne qender te siperfaqes te luget reflektohet drejte perdrejte,kurse drita qe bie ne pjeset anesore,ne fillim kalon permes nje siperfaqeje prej shume shtresash qe i amplifikon dhe pjeserisht i polarizon ose rrotullon valet e drites.Perzierja perfundimtare quhet ngjyre strukturore per shkak te menyres komplekse ne te cilen prodhohet.

Studiuesve iu deshen 10 vjet qe te benin nje kopje te thjeshtuar te siperfaqes se krahut te flutures.Ata shpresojne se kjo teknologji do te coje ne prodhimin e kartemonedhave dhe te kartave te kreditit te veshtira per tu fallsifikuar dhe te paneleve diellore me te efektshme ne grumbullimin e energjise diellore.Por,kopjimi i siperfaqes se krahut te nje fluture eshte mjaft i veshtire.''Me gjithe kuptueshmerine e detajuar shkencore te optikes,-shkruan profesori Ulrik Shtajner i Qendres Nanoshkencore te Universitetit te Kembrixhit,-shumellojshmeria marramendese e ngjyrave qe gjenden ne natyre,shpesh ua kalon efekteve optike qe mund te prodhoje teknologjia.''


Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

default Re: Shkenca dhe gjallesat

prej Tue 4 Sep 2012 - 23:01
keto gallesa te gjitha jan krijes e zotit



avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

default Re: Shkenca dhe gjallesat

prej Wed 5 Sep 2012 - 22:10
Fecka e elefantit

Studiuesit po ndertojne nje krah robotik me te zhdervjellet e me elastik.Drejtuesi i projektit te perbashket ne kompanine qe po krijon paisjen,thote se ky krah robotik ''ia kalon cdo gjeje qe ka vene ne dispozicion sot automatizimi industrial''.C'fare i frymezoi studiuesit? ''Vecorite e feckes se elefantit''-thot ai.
Fecka e elefantit,qe peshon rreth 140 kg,eshte quajtur ''gjymtyra me e shumanshme dhe me e dobishem ne planet''.Ky mjet me shume perdorime sherben si hunde,si pipez,si krah ose si dore.Me te elefanti merr fryme,nuhat,pi,kap objekte te ndryshme e madje leshon nje bucime shurdhuese si trumbete.
Por smbaron me kaq.Fecka e elefantit ka rreth 40.000 fije muskulore fale te ciave mund te levize ne cdo drejtim.Me majen e feckes,elefanti mund te kape nje monedhe te vogel.Nderkaq,ai mund te ngreje me fecken e tij pesha qe shkojne deri ne 270 kg.
Studiuesit shpresojne se duke imituar zhdervelltesine dhe vecorite e feckes se elefantit,te arrijne te krijojne robote me te afte per perdorim shtepiak dhe industrial.Nje perfaqesues i kompanise se permendur me siper thote.''Ne kemi krijuar nje paisje ndihmese krejt te re krahasuar me robotet e zakonshem.Per here te pare,njerezit dhe makinerite kane mundesi te punojne se bashku me rendiment dhe pa rreziqe''.


Edituar për herë të fundit nga i panjohur në Tue 11 Sep 2012 - 23:15, edituar 1 herë gjithsej
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

default Re: Shkenca dhe gjallesat

prej Thu 6 Sep 2012 - 23:05
Krahu hidrofil i brumbullit te Namibis


Shkenca dhe gjallesat 4080522330_f12164336d_z

Rreth 900 milion njerez ne bote nuk kane uje te pijshem.Ne shume zona u bie barra grave e femijeve te bejne rruge te gjata qe te gjjne uje e pastaj ta mbartin deri ne shtepi.''Me duket e tmerrshme qe te varferit duhen te ecin ore te tera cdo dite,vetem e vetem qe te sigurojne nje nevoje baze''-thote Shrerang Catri,inxhinier ne Institutin e Teknologjise ne Masacusets.Per te lehtesuar situaten,Catri dhe koleget e tij po hulumtojne tekniken e mbledhjes se ujit nga mjegulla,dhe burim frymezimi kane brumbullin e Namibit.

Cdo mengjes,nje mjergull pershkn per pak caste shkretetiren e Namibise ne Afrike.Brumbulli i Namibit nuk le ti ike ky rast,por kthehet kundrejt eres tamam ne kendin e duhur.
(Eshte verejtur se dhe lloje te tjera brumbujsh e mbledhin ujin ne menyre te ngjashme.)
Gungat ne krahe perbehen nga nje lende hidrofile qe terheq lageshtine.Dora-dores qe lageshtia shtohet,pikezat zmadhohen.Pastaj,nga forca e rendeses dhe ngaqe ulluket mes gungave jane te papershkueshem nga uji,pikezat rreshqasin ne krahe dhe futen ne gojen e brumbullit.

Catri dhe bashkepunetoret e tij duan te perdorin nje parim te ngjashem qe te mbledhin uje te pijshem per njerezit.Sdo mend,njerezve u duhet me shume uje per te mbijetuar se ci duhet brumbullit te Namibit.Gjithashtu,financimi i kesaj sipermarrjeje paraqet veshtiresi kolosale.Tani per tani,mbledhja e ujit nga mjegulla qe ta perdorin njerezit,mbetet ''nje pune ne rruge e siper''-shprehet Catri.


avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

default Re: Shkenca dhe gjallesat

prej Mon 10 Sep 2012 - 13:58
Kristalini rigjenerues i Salamandres

Shkenca dhe gjallesat Salamandra

Salamandra shquhet per aftesine qe te rigjeneroje pjese te trupit,si:organet,indet,gjymtyret dhe bishtin.Por,a jane pjeset zevendesuese po aq cilesore sa origjinalet?Kur behet fjal per kristalinin e syrit te salamandres,studiuesit thone se po.
Salamandra e rigjeneron kristalinin e syve duke i kthyer qelizat e irisit ne qeliza kristalini.Per te kuptuar me shume rreth ketij procesi,biologet studiuan per 16 vjet disa salamandra japoneze.Seiles salamander ia hoqen 18 here kristalinin dhe cdo here,ashtu sic pritej,nxoren kristalin te ri.
Ne fund te studimit,salamandrat ishin rreth 30 vjece,pese vjet me shume se jetgjatesia e salamandrave ne natyre.E megjithate ishin ne gjendje te perterinin kristalinin po aq shpejt sa e perterinin kur ishin te reja.Pervec kesaj,Universiteti i Dejtonit ne Ohajo,SHBA,raporton se kristalini i rigjeneruar ''ishte pothuajse identik me kristalinin e pademtuar qe u ishte hequr salamandrave te rritura,te cilat nuk e kishin rigjeneruar asnjehere kristalinin.''Biologu Panajotis Tsonis,pjesetar i grupit te studimit te salamandrave,pranon:''Edhe une u habita paksa-ai e cilesoi kristalinin e ri-si te persosur''
Shkencetaret shpresojne qe aftesia e salamandres per te rigjeneruar pjeset e demtuara te trupit,ti ndihmoje te kuptojne si te rigjenerojne indet e demtuara ne trupin e njeriut.''Salamandra eshte nje celes i shkelqyer per te gjetur pergjigjet rreth rigjenerimit-thote Tsonisi-sidomos kur kemi te bejme me te moshuarit.''
Shkenca dhe gjallesat Salamandra_salamandra_ec7590Shkenca dhe gjallesat Salamandra_salamandra_Saarland_007


avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

default Re: Shkenca dhe gjallesat

prej Tue 11 Sep 2012 - 22:42
Guaska e kermillit xixellues


Shume krijesa te deteve jane bioluminishente,pra,te afta te prodhojne drite.Vecse,menyra si e perdor kete aftesi kermilli xixellues eshte e papare.Kur e kercenon ndonje gaforre grabitqare,ai mbyllet ne guaske dhe ''rrezellen'',duke prodhuar nje drite vezulluese qe e tremb dhe e smbraps gaforren.Por,si e pershkon drita guasken e kermillit?

Guaska e kermillit xixellues jo vetem qe s'eshte barriere per driten,por e perhap ate.Dimitri Dehejni dhe Nerida Uillsoni,shkencetare ne Istitutin e Oqeanografise ''Skrips'' ne San Diego,Kaliforni,SHBA,zbuluan se drita qe prodhon kermilli shperndahet njetrajtesisht ne krejt guasken dhe guaska e perhap driten dhjete here me me efektshmeri se cdo difuzor a perhapes me te njejtin trashesi (0,5 mm) i bere nga njeriu.

Ne te njejten kohe,aftesia e guaskes qe ta percoje kete drite ne ambientin perreth eshte tete here me e madhe se ajo e difuzoreve.Cuditerisht,guaskat e kermijve detare te ngjashem me kete kermill,por qe sjane bioluminishente,nuk e kane kete aftesi te pazakonte qe te perhapin ose te percojne drite.Eshte interesante qe ngjyra e drites se pehapur nga kermilli xixellues eshte ajo qe shkon me larg ne ujin e detit.

Sic thote dr.Dehejni,njohja me kermillin xixellues ''mund te jete e rendesishme per krijimin e materialeve me aftesi optike me te mira''.Nga keto kerkime do te perfitoje edhe fusha e biofotonikes,e cila perdor driten per analiza dhe trajtime mjekesore.Ne kete kohe kur perdoren gjeresisht diodat ndricuese (LED),krijimi i difuzoreve qe perforcojne me me efektshmeri burimet e vogla te drites,pa dyshim do te kurseje energji.


avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

default Re: Shkenca dhe gjallesat

prej Wed 12 Sep 2012 - 23:38
Sistemi shtytes i kandilit te detit

Shkenca dhe gjallesat Kandili-perjetshem

Kandili i detit e ka uje te pakten 95 % te trupit dhe diametri i tij shkon nga me pak se 3 centimetra ne me teper se 2 metra.Shume lloje levizin para fale muskujve,qe e tkurrin dhe e leshojne ritmikisht trupin ne forme kambaneze,porsi nje ombrelle qe hapet e mbyllet.
Shkencetaret qe studiojne dinamiken e lengjeve kane zbuluar se disa kandile deti,edhe pse s'jane notare te shpejte,kane nje metode jashtezakonisht interesante per te levizur para.Sa here qe trupi i tyre tkurret,keto gjallesa krijojne nje vorbull a shtjelle ne forme petulle (si shtellungat e tymit),qe e largojne nga vetja.

Forca qe ushtrojne keto shtjella shkakton nje kunderveprim qe e shtyn para kandilin e detit.Ndodh pak a shume si ne motorret reaktive,vetem se forca shtytese ushtrohet vale-vale,jo ne menyre te vazhdueshme.''Tingellon si gje e thjeshte,por formimi i vorbulles unazore ka qene tejet i veshtire te paraqitet me nje model matematikor''-thuhet ne revisten NEW SCIENTIST.


Studiuesit po hulumtojne sistemin reaktiv te kandilit te detit,me qellim qe te ndertojne mjete nenujore me te efektshme.Nje studiues ka krijuar nje nendetese 1,2 metra te gjate qe le pas gjurme te ngjashme me ate te kandilit te detit.Ajo perdor 30 % me pak energji se mjetet lundruese tradicionale qe vihen ne levizje me helike.Nje aplikim tjeter i mundshem lidhet me zemren e njeriut.Levizja e gjakut brenda nje pjese te zemres krijon vorbulla unazore,prandaj vorbullat anormale mund te zbulojne shenjat e para te ndonje semundjeje te zemres.

Shkenca dhe gjallesat Sardenje-nje-grua-69-vjecare-vdes-ne-shok-pas-djegies-nga-kandili-i-detit-8912

Shkenca dhe gjallesat KANDILI-I-DETIT

Shkenca dhe gjallesat R382162_1781457


avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

default Re: Shkenca dhe gjallesat

prej Sat 15 Sep 2012 - 23:34
Tufa e disiplinuar e peshqve

Shkenca dhe gjallesat Fish3

Aksidentet automobilistike lene mese nje milion njerez te vrare dhe rreth 50 milione te plagosur cdo vit.Nderkohe,miliona peshq mund te notojne bashke ne tufe pa u perplasur pothuajse fare.Si ia bejne peshqit?C'mund te mesojme prej tyre qe te pakesojme karambolet me makina?
Peshqit qe notojne ne tufa,njihen me mjedisin perreth nepermjet syve dhe nje organi te vecante ndijor qe quhet vija anesore.Fale ketyre shqisave,ata percaktojne vendodhjen e peshqve perqark,e pastaj reagojne sic tregohet me poshte.

1:Udhetimi krah per krah.E pershtatin shpejtesine me ate te peshqve perkrah dhe ruajne distancen prej tyre.

2:Afrimi.U afrohen peshqve qe jane me larg.

3:Shmangia e perplasjeve.Ndryshojne drejtim,qe te mos prekin peshqit e tjere.

Duke u bazuar ne keto tri sjellje te tufave te peshqve,nje kompani japoneze per prodhimin e makinave projektoi disa makina te vogla robotike qe mund te udhetojne ne grup pa u perplasur.Ne vend te syve,robotet perdorin teknologji komunikimi;ne vend te vijes anesore,perdorin nje telemeter ose largesimates me lazer.Kompania beson se kjo teknologji do t'i ndihmoje te krijojne makina ''qe nuk perplasen'' dhe fale saj ''nuk do te ndotet mjedisi e nuk do te bllokohet trafiku.''
''Ne rikrijuam sjelljen e nje tufe peshqish duke shfrytezuar plotesisht teknologjite elektronike me te perparuara''-thote Toshijuki Ando,kryeinxhinieri i projektit te makines robotike.''Jetojme ne nje bote te motorizuar dhe kemi shume per te mesuar nga sjellja e nje tufe peshqish,''-perfundon Toshijuki.

Shkenca dhe gjallesat Fishes-in-exploited-reef-12981Shkenca dhe gjallesat 5628077946_b64623b20cShkenca dhe gjallesat 394911_309734839071793_100001058377338_939801_622194343_n
Juventini
Juventini
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 8638
<b>Hobi</b> Hobi : Sporti
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/10/2011

default Re: Shkenca dhe gjallesat

prej Sat 15 Sep 2012 - 23:36
edhe peshqit jan me te zgjuar se ne njerezit...edhe shajne pale ne tru peshk themi Shkenca dhe gjallesat 721253


Nuk kam kohe te urrej ata qe me urrejne ,sepse jam shume i zene duke dashur ata qe me duan :)))
Shkenca dhe gjallesat 5l3r52
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

default Re: Shkenca dhe gjallesat

prej Thu 25 Oct 2012 - 20:56
Sensoret e brumbullit te zi te zjarrit

Shkenca dhe gjallesat 102012370_univ_lsr_lg


Brumbulli i zi i zjarrit

Sensorët e brumbullit të zi të zjarrit

Kur bien zjarre në pyje, shumica e kafshëve ia mbathin të trembura, kurse brumbujt e zinj të zjarrit i tërheq kjo. Përse? Sepse, për këto insekte, pemët e sapodjegura janë vend ideal ku shtrojnë vezët. Veç kësaj, zjarri përzë grabitqarët, kështu që brumbulli është i lirë të hajë, të çiftohet dhe të shtrojë vezët i sigurt. Por, në radhë të parë, si i gjejnë këta brumbuj zjarret e pyjeve?
Receptorët infra të kuq të brumbullit të zi të zjarrit
Ngjitur me këmbët e mesme, brumbulli i zjarrit ka sensorë të quajtur organe-gropëz, të cilët mund të diktojnë rrezatimin infra të kuq që lëshon zjarri i një pylli. Organet-gropëz e diktojnë nxehtësinë e çliruar nga rrezatimi dhe e çojnë brumbullin drejt flakëve.

Por, në çantën e veglave që përdorin për të zbuluar zjarret, këta brumbuj kanë edhe sensorë të tjerë. Kur digjen pemët e tyre të preferuara, brumbujt diktojnë me anë të antenave sasi fare të vockla të disa lëndëve që përhapin në ajër zjarret. Sipas disa studiuesve, nëpërmjet antenave që veprojnë si detektorë tymi, brumbujt e zinj të zjarrit mund të zbulojnë edhe një pemë të vetme që po digjet nga brenda më shumë se 800 metra larg. Si rrjedhojë e ndërthurjes së aftësive të tyre, këta brumbuj duket se i ndiejnë dhe i zbulojnë zjarret e pyjeve nga një largësi prej më shumë se 48 kilometrash.

Studiuesit po hulumtojnë organet-gropëz dhe antenat e brumbullit të zi të zjarrit, për të përmirësuar pajisjet që diktojnë rrezatimin infra të kuq dhe zjarrin. Sensorët e sotëm me rezolucion të lartë duhen ftohur, ndaj brumbulli mund t’i ndihmojë shkencëtarët të bëjnë sensorë më të mirë që funksionojnë në temperaturën e dhomës. Antenat e brumbullit i kanë frymëzuar inxhinierët të ndërtojnë sisteme për diktimin e zjarreve që janë më të ndjeshme dhe që bëjnë dallimin mes lëndëve të lëshuara nga zjarret e pyjeve dhe lëndëve të tjera kimike.

Studiuesit i mahnit mënyra e pashoqe e brumbullit të zi të zjarrit për të gjetur një vend ku të shtrojë vezët. «Si arritën këta brumbuj të zhvillonin aftësinë për t’i shtruar vezët në këtë mënyrë?—pyet E. Riçard Hobeke, specialist i brumbujve në Universitetin ‘Kornell’, SHBA.—Mendoni sa pak dimë për insektet e pajisura me sensorë tejet të ndjeshëm dhe kompleksë.»Shkenca dhe gjallesat 102012370_univ_cnt_2_smReceptoret infra te kuq te brumbullit.


avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

default Re: Shkenca dhe gjallesat

prej Fri 9 Nov 2012 - 0:14
Krahu frenues i mizes


Shkenca dhe gjallesat Miza-dhe-mushkonja







Si arrin miza të bëjë lëvizje akrobacie aq të vështira e të sakta në ajër?
Si arrin të mbajë pozicionin e të ruajë drejtimin kur goditet nga një
shkulm ere? Arsyeja pjesërisht lidhet me dy zgjatime të vockla që
shërbejnë si frena, të vendosura poshtë secilit krah të saj.*
Krahu frenuesështë si njëshkop i vockël daulleje me një topth në fund. Gjatë fluturimit, këta
krahë të vegjël lëkunden lart e poshtë me të njëjtën frekuencë që
lëkunden edhe krahët, por në drejtim të kundërt. Shkencëtarët kanë
zbuluar se krahët frenues shërbejnë si një xhiroskop gjenial, se e
ndihmojnë mizën të mbajë ekuilibrin gjatë fluturimit.#
Me topthin në fund të tij, krahu frenues «rreh në
një drejtim të caktuar, si lavjerrësi i orës»,—thotë Encyclopedia of
Adaptations in the Natural World. Nëse miza kthehet rrëmbimthi gjatë
fluturimit, qoftë me qëllim, qoftë nga një rrymë e fortë ere, ky krah
frenues përdridhet. Kjo enciklopedi thotë se «një tufë e dendur me funde
nervash që ndodhen në krahun frenues e dikton këtë përdredhje dhe ia
përçon mesazhin trurit. Kështu miza merr masat e duhura për të mbajtur .
. . drejtimin». Ja përse mizat janë aq të zhdërvjellëta dhe të vështira
për t’u kapur.
Inxhinierët mendojnë se modeli i krahut frenues ka aplikime të panumërta, si për shembull në ndërtimin e robotëve, e insekteve mikromekanike fluturuese dhe e anijeve kozmike.
«E kush do ta kishte menduar se një krijesë kaq e vogël dhe e
bezdisshme sa miza, mund të na mësonte kaq shumë?!»—shkroi studiuesi në
fushën e aeronautikës Rafal Zbikovski.

*Insektet dykrahëshe si, mushkonjat, harrjet dhe mizat e tjera kanë krahë frenues.
# Xhiroskopi
zakonisht përbëhet nga një skelet që mban një disk, i cili rrotullohet
me shpejtësi rreth boshtit. Disku e mban boshtin të palëvizur
pavarësisht nga lëvizjet e jashtme, fusha magnetike ose graviteti.
Prandaj xhiroskopi përdoret për të bërë busulla tejet të efektshme.
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

default Re: Shkenca dhe gjallesat

prej Wed 20 Feb 2013 - 23:30
Sistemi i orientimit i gjelëzës së vogël bishtvijëzuar

Shkenca dhe gjallesat 102013007_univ_lsr_lg

SHTEGTIMI i gjelëzës së vogël bishtvijëzuar është një nga më mahnitësit që ka parë njeriu. Udhëtimi i saj prej 11.000 kilometrash mund të zgjatë më shumë se tetë ditë.

Hulumtuesit mendojnë se disa lloje zogjsh orientohen me anë të fushës magnetike të tokës, sikur të kenë një busull brenda trurit. Ka të ngjarë që, veç kësaj, gjelëza orientohet ditën me anë të diellit dhe natën me anë të yjeve. Duket se ajo ndien edhe afrimin e stuhive, e kështu mund të shfrytëzojë erërat shoqëruese. Por, kur vjen puna te hollësitë se si e bën ky zog këtë udhëtim të pabesueshëm, ekspertët mbeten pa fjalë. Biologu Bob Gill thotë: «Kam 20 vjet që i studioj dhe prapë më lënë gojëhapur.»


avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

default Re: Shkenca dhe gjallesat

prej Sat 23 Feb 2013 - 0:10
Shkenca dhe gjallesat 102013050_univ_lsr_lg

Bishti i hardhucës agama

AGAMA kërcen me lehtësi nga një sipërfaqe horizontale në një mur vertikal. Nëse sipërfaqja është e rrëshqitshme, hardhuca e humb disi ekuilibrin, por prapë ia del për bukuri të kërcejë te muri. Si? Sekreti qëndron te bishti i hardhucës.
Kur agamat kërcejnë nga një sipërfaqe e ashpër, ku mund të mbahen, në fillim fiksojnë mirë trupin dhe e mbajnë bishtin poshtë. Kjo i ndihmon të kërcejnë në këndin e duhur. Mirëpo, në sipërfaqe të rrëshqitshme, hardhucave zakonisht u merren këmbët dhe kërcejnë në këndin e gabuar. Megjithatë, kur janë në ajër, e ndreqin këndin e trupit duke e ngritur bishtin lart. Ky është një proces i koklavitur. «Hardhucat duhet të kujdesen ta çojnë bishtin tamam në këndet e duhura, që të rrinë vertikalisht»,—thuhet në një artikull nga Universiteti i Kalifornisë, Berkli. Sa më e rrëshqitshme të jetë platforma, aq më shumë duhet ta ngrejë bishtin hardhuca, që të bëjë një ulje të sigurt.

Bishti i agamës mund t’i ndihmojë inxhinierët të projektojnë automjete robotike më të zhdërvjellëta, që mund të përdoren për të gjetur të mbijetuarit pas një tërmeti a katastrofe tjetër. «Robotët nuk janë aq të zhdërvjellët sa kafshët,—thotë hulumtuesi Tomas Libi,—prandaj, çdo gjë që mund ta bëjë një robot më të qëndrueshëm, është një hap para.»


Sponsored content

default Re: Shkenca dhe gjallesat

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi