Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kombi mbi fenë!

+17
Fata
Abdulgafuri
Valbona
Luan_Valikardi
Shqiptare
Albo
EpiKada
Arian
Poeti
Durrsaku
E askujt
Calypso
Luna
Ermira_vlore
BeSaa
Kushtrimi4
Anabel
21 posters
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kombi mbi fenë! Empty Çfarë peshon më shumë tek ne shqiptarët, kombi apo feja ?

Sat 14 Jan 2012 - 22:29
Besoj se s'do të ketë patur ndonjë çast tjetër historik për shqiptarët si ky i sotmi, ku
të peshohet për to me kandar raporti mes kombit dhe fesë, mes dashurisë ndaj asaj së
cilës i lidh trashëgimia, gjaku, gjuha, historia e përbashkët e që quhet kombësi dhe
mendje-animit të tyre ndaj përkatësive të tjera që quhen fetare. Në një Europë Juglindore
ku kufiri midis kombit dhe fesë është jo vetëm i padukshëm por herë herë feja dhe kombi
përzihen aq keq sa në vend të flasim për boshnjak të besimit musliman, më e udhës
është gjendur shprehja shtet mosleman për shtetin e krijuar pikërisht nga banorët e
Bosnjës që i përkasin besimit islam. Më të paktë si numër, dy përbërësit e tjerë të
popullsisë përbërëse të Bosnjës janë më shumë kroatë sesa katolikë apo më shumë
serbë sesa të krishterë ortodoksë.

Nga ky dualitet nuk bën përjashtim as Greqia si shteti më i hershëm i Eurpës
Juglindore që tashmë është pjestar i Bashkimit Europian. Gjer së fundi grekërve nuk u
mjaftonte të ishin veç grek, ngaqë ata shënonin në pasaportë edhe përkatësinë fetare.
Bile edhe raportet ndërmjet shteteve të Europës Juglindore në pjesën më të madhe të tyre
janë ndërtuar në bazë të simpative fetare. Vetëm shqiptarët bëjnë përjashtim nga rregulli.
Që nga Rilindja Kombëtare shqiptare e këndej nuk mund të gjejmë ndonjë çast historik
(veç periudhës komuniste) ku shqiptarët të kenë vendosur ndjenjat fetare apo ideale të
tjera mbi ato kombëtare. Të paktën, shqiptarët kanë qenë gjithmonë të ndërgjegjëshem
për padrejtësitë e fuqive Europiane ndaj tyre dhe gjithmonë janë simpatizuar me
shqiptarët që vendimet e të tjerëve i lanë jashtë kufijëve të shtetit kombëtar shqiptar.

Sot, kur ka ardhur çasti i krijimit të shtetit të dytë të shqiptarëve në Europën
Juglindore (që do të riparonte një pjesë të padrejtësive të bëra ndaj kombit shqiptar),
beteja është zhvendosur pikërisht tek raporti komb-fe. Shqiptarët nga ana e tyre theksojnë
atë që është e vërtetë: faktin që ata në radhë të parë e mbi të gjitha janë shqiptarë para se
të jenë muslimanë, apo të krishterë ortodoksë e katolikë. Por të interesuarit (bizantinët
serbë, grekë, etj.) dhe të painteresuarit për pavarësinë e Kosovës duan me çdo kusht të
dëgjojnë ose të theksojnë pikërisht të kundërtën: që shqiptarët janë muslimanë dhe me
pavarësinë e Kosovës krijohet një shtet me mbi 90 % të popullsisë muslimane.
Nënkuptimi, aty ku nuk shprehet hapur, është i qartë: "Amerikanë e Europinaë! Mos krijoni
një shtet musliman në zemër të Europës, një shtet feja e të cilit është në luftë me ju...".
Shqiptarët shohin tek amerikanët aleatin e tyre të natyrshëm dhe amerikanët shohin tek
shqipatrët kombin më pro-amerikan jo vetëm në Europë por ndoshta në të gjithë planetin.
Propaganda serbe e greke mbi fantazmën e një shteti mosleman në Europë mund të ketë
ndikimet e veta, prandaj edhe nuk duhet nënvletësuar. Pra lind pyetja se sa çdo shqiptar
me veprimet e tij e ndihmon çështjen kombëtare. Fatmirësisht, bizantinët nuk arrijnë të
gjejnë tek shqiptarët materialin e dëshiruar për të thënë "Hej, shikoni shqiptarët janë po
aq fanatikë sa ...le të themi myslimanët arabë...".

Para disa kohësh bisedoja me miq shqiptare në Amerikë të Veriut rreth organizimit
dhe përpjekjeve të shoqatave shqiptare për të bashkëpunuar me bashkësitë e tjera mike.
Më thanë se ishte bërë një konferencë me bashkesinë hebreje në Toronto në Tetor 2005.
Megjithatë, pati edhe disa shqiptarë që e kundërshtuan me "arsyetimin se hebrejtë janë
duke iu bërë të këqinja moslemanëve të Palestinës"?! Më erdhi keq per këtë "arsyetim"
dhe sigurisht nuk dua t'i hyj faktit se a kanë të drejtë hebrejtë apo arabët, sepse në rradhë
të parë nevojitet të dihet korruposioni tepër i lartë në administratën palestineze dhe faktin
që qeveria palestineze mbahet me paret e qeverisë së Izraelit, SHBA, etj. Edhe më keq,
shqiptarët nuk kanë këllqe për të bërë paqe mes dy palëve. Por për të qenë i arsyeshëm,
për të parë interesat tona shqiptare dhe vetëm tonat, një bashkëpunim i frytshëm me
bashkësinë hebreje ka qenë gjithmonë i frytshëm dhe i dyanshëm. Prandaj krijmi i një
kulture bashkëpunimi nga njerëzit e përshtatshëm që duhet të ngulitet në ndërgjegjet
tona, gjithmonë duke i shërbyer interesit kombëtar, do mbetet një tregues i cilesisë së
punës të shqiptarëve kudo që te ndodhen.

Askush nga shqiptarët ne nuk ka të drejtë të bëjë moral për çështje të tilla si ajo e
besimit fetar, sepse i pari dhe mbi të gjitha është besimi e interesi kombëtar; sot e mot.
Para disa kohësh Telekomi shqiptar u ble nga një kompani turke. Rastësisht më ra në
dorë një gazetë , organ i një shoqate bamirëse. Gazeta në fjalë që në titull shprehte një
entuziazëm ekstrem tepër të madh për shitjen e kompanisë shqiptare turqve. A thua ka
kaq rëndësi fakti se blerësi është mosleman, ortodoks apo katolik?! Çfarë do i dallonte
ato nga njëri tjetri? Mendoj se e para gjë që duhet të shikohet në këto raste është interesi i
vetë shqiptarëve. Shqipëria është një vend jo-fetar dhe kjo jo vetëm në letra.


Kosova ndodhet ende në provë dhe pavarësisht nga raportet fetare, Kosova duhet të
respektojë qytetarinë e banorëve të saj dhe të dijë të bëjë miq jo mbi baza fetare por mbi
bazën e interesave të saj kombëtare. Udhëheqësit e sotëm shqiptarë duhet të vazhdojnë
pa hezitim në këtë rrugë. Nuk ka pse të ketë hutime në këtë drejtim, sepse çdo veprim për
të kënaqur egon e cekët e drejtuesve të dhënë pas përkatësisë fetare mund të dëmtojë
interesat tona kombëtare. Prandaj iu takon vendim-marrësve shqiptarë që detyrimisht të
veprojnë sipas interesave kombëtare ku përmblidhen interesat e të gjithëve dhe jo sipas
interesave fetare qoftë edhe kur këto të fundit duken se gjoja përfaqësojnë një shumicë
relative.
Botuar në gazetën Republika
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Sat 14 Jan 2012 - 22:42
dihet fare mir kombi
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Mon 16 Jan 2012 - 15:17
Kur eshte fjala per Kombe eshte nje fe ajo shqiptare.
Ermira_vlore
Ermira_vlore
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 1245
<b>Hobi</b> Hobi : piktura
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : VLORE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Thu 19 Jan 2012 - 15:01
shqiptaret jan shembull e tolerances fetare dhe fantizmit kombetar...... kjo dihet fare mire....
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Tue 24 Jan 2012 - 23:18
Kombi...Feja figuron tek disa thjesh si ''Emertim''!!
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Tue 24 Jan 2012 - 23:20
dihet kombi
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Wed 25 Jan 2012 - 11:29
sic jan ba njerzit sot asht e veshtire me than ke ma shume dhe kombin e kam harru se fene e kan vec ne leter
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Wed 25 Jan 2012 - 11:31
dihet kombi sepse pa kombin ska fe
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Fri 27 Jan 2012 - 20:10
Kombi mbi fenë! 2585209286
E askujt
E askujt
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1473
<b>Hobi</b> Hobi : volejboll , psikologjia , romanet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne endrrat e tua...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/12/2011

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Fri 27 Jan 2012 - 20:17
po kombi nrm
E askujt
E askujt
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1473
<b>Hobi</b> Hobi : volejboll , psikologjia , romanet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne endrrat e tua...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/12/2011

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Fri 27 Jan 2012 - 20:18
feja e shqiptarit eshte shqiptaria
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Fri 27 Jan 2012 - 20:20
feja ,se me kete kohe qe ka ardhur ky popull spo pyet me per komb, ketu ne shqiperi po mbushemi me plehrat e evropes

detin po e shesin

gjuhen dhe traditat gati po i harrojne

me heronjte e vendit tallen

dhe se fundi dhe nga veriu disa tipa per hir te ca lekeve me shume po mundohen te behen greke
Poeti
Poeti
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 825
<b>Hobi</b> Hobi : Dashuria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : usa
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/09/2011

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Fri 27 Jan 2012 - 20:52
Kombi...
Arian
Arian
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 2612
<b>Hobi</b> Hobi : Topi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne fole te djallit!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Sun 29 Jan 2012 - 16:52
Gjithnje kombi deri tek kete dekaden e fundit ka ndryshuar pak. Megjithate jane minoritet ata qe thone feja para kombit.
Personalisht cdo fe shkeli me dy kembet perpara kombit. Perveq nese "Zoti" nje dite flete shqip, sepse fundja i ka borgje kete popullit shqiptar!
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Sun 29 Jan 2012 - 21:30
E thone vete:

FeJa e Shqiptarit eshte Shqiptaria !

Jam krenare per kete thenie , qe te gjithe e dime mjaft mire dhe eshte shume e vertete, ndersa ne Evrope dhe ne mbare boten ekzistonin Lufterat fetare , ne Shqiperi kemi kete mozaik fetare dhe kulturash qe thuren harmonikisht ne menyre te atille qe e bejne Shqiperine dhe Kulturen shqiptare mjafte te VECANTE !!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Sun 29 Jan 2012 - 21:37
Kam frike se me shume si thenie qendron e jo dicka qe e perkrahin pa asnje mendim tjeter ...kjo sepse koheve te fundit po shikoj nga fete te imponojne po deshe quaje si te duash ,,,qe njerzimi te besoj se feja eshte me e rendesishme se kombi dhe edhe pse hiqemi per jo fetare e as fanatike te medhenj drejt saj kur perflitet ajo e shkruhet dicka te gjithe ngrem zerin e hapim lufte kot...Nder vite po shikoj qe edhe feja po luan nje rol nese jo kryesorin, dytesor e kjo do sjell percarje brenda kombit nje gje qe se kishim me pare...
Albo
Albo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4141
<b>Hobi</b> Hobi : bisede
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : alb
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2010

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Sun 29 Jan 2012 - 21:46
Dukuri qe nuk e gjen ne asnje vend tjeter ne te cilen Shqiptareve nuk kane vene asnjehere fene para kombit.

I denje mysliman i madhi ISA BOLETINI para atdheut s'vinte fene

Gjergj Fishta nje jete atdheut me bukurite e tij harxhoi penen.

Nqs tashme do ike ajo dukuri s'di pse do vije,por para atdheut s'ka fe.

Asnjehere nuk u ka interesuar aq dukshem feja(ne pergjithesi).
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Mon 30 Jan 2012 - 14:00
Kombi,sa do qe mundohen te imponohen fet ,Per 1 Shqiptar te vertet ne kuptim te plot te fjales...Peshon Kombi, e nese fjalim per disa lloje te njerzve qe shohim perreth ,me fjale peshon kombi,ne te kunderten na shfaqen fetar te medhenje.

Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Kombi mbi fenë! Empty Kombi mbi fenë!

Sun 19 Aug 2012 - 17:04
Message reputation : 100% (2 votes)
Kombi mbi fenë! 0EC7E9C43D7FBFCAEF3BCE54A49A23C3
Pikë e dobët e shqiptarëve është ajo se besojnë shpejt thuajse çdo gjë. Vetëm pak t’i marrësh me të mirë, të bësh një fytyrë engjëllore, një histori e trilluar ose fotografi e montuar dhe i mashtron lehtë fare, bien në grackë, siç kanë rënë në shumë raste që sot i tregon historia. Edhe në ditët e sotme lajkat dhe grackat e njerëzve dhe grupeve të ndryshme i hasim gjithkah, ndërsa këta mundohen që popullit t’i imponojë në mënyrë indirekte ideologjitë e tyre ose thënë më mirë t’i bëjnë si “vetja”.
Populli im, shqiptarët, tani në shekullin XXI në vend që më shumë t’i përkushtohen shkencës, artit e kulturës anojnë gjithnjë e më shumë nga religjioni. Një gjë çdoherë të habit, zakonisht shohim nëpër rrjete sociale njerëz të vrarë ose gjakosur e të shtrirë përdhe, ndërsa reagimet dhe komentet e shumicës janë: “free Palestina! (Palestina e lirë)”, “vdekje Izraelit!”, “këtë e kanë bërë amerikanët!”, e shumë thënie të tjera.
Ngadalë, të gjithë e dimë se çfarë bëhet nëpër botë dhe i dimë edhe marrëdhëniet e shtetit të Palestinës me Izraelitasit, por ti nga u sigurove se nga është personi në foto, apo ndoshta ka rënë tërmet diku, ndoshta aksident komunikacioni ose diçka tjetër. Malverzimet e fotoreporterëve janë të shpeshta, prerja dhe montimi i fotografive mund t’a humb mesazhin real të fotos dhe t’i japë asaj një pamje dhe kuptim tjetër, pse ne të jemi kaq naivë dhe të besojmë gjithçka që interneti na servon?! Tani nuk po i përkrahim as palestinezët e as izraelitët, por një absurditet tjetër të vret.
Ne si shqiptarë jemi të ndarë në 5 shtete, vet punët tona nuk i kemi si duhet, me probleme nga më të ndryshmet që nga shkollat e deri në kuvend. Tani shtrohet pyetja çfarë na duhen neve punët e popujve nga Lindja kur vetë punët tona nuk i kemi në vend?! Epo ata janë vëllezërit dhe motrat tona, na bashkon feja ndërsa e dini se si disa shqiptarë e quajnë shqiptarin – shkja. Po është e vërtetë, “shqiptari” mysliman shqiptarin me fe krishtere e quan shkja (shka). Pse?! Po ky mban kryq! Ndërsa atë që është me mijëra kilometra larg, që s’i bashkon as gjaku e as kombi e ka vëlla, pse? Se është mysliman!
Njerëz, nuk do të thotë që një person që është me fe të njëjtë sikur tënden t’a duash më tepër se personin që e ke me të njëjtin nacionalitet. Në botë ka shumë të krishterë e mysliman, por përveç religjionit asgjë nuk na lidhë me ta. Neve shqiptarëve na lidhë gjaku e kombi, besa e tradita, po vazhduam t’i quajmë vëllezër e motra arabët e vatikanasit, e pati puna jonë. T’a kuptojmë njëherë e mirë se populli shqiptar ka tri religjione dhe nuk duhet të lejojmë që përkatësia fetare të vazhdojë e të na përçajë, jemi të gjithë një, nga vetë fakti se flasim një gjuhë e na bën hije një flamur.
Bashkëkombës, besimi dhe religjioni janë diçka shpirtërore dhe personale. Feja është pastrim i shpirtit nga preokupimet që kemi, fenë duhet t’a respektojmë por gabim shumë i madh është nëse ne nuk respektojmë dhe i ofendojmë religjionet tjera. Duhet ta kuptojmë dhe pranojmë se jetojmë në vende multifetare, si në Shqipëri, Kosovë ose Maqedoni dhe kjo nuk duhet të na pengojë që t’a duam dhe respektojme njëri-tjetrin, si shqiptarë që jemi duhet që të kemi mirëkuptim mes veti, t’i urojmë njëri tjetrit festat, kombëtare po se po, por edhe ato fetare se fundja asgjë nuk i kushton një të krishteri t’i urojë Bajramin një të fesë islame ose një mysliman ti urojë Pashkët një të krishteri.
Në kohë kur shqiparët kanë qenë të sunduar dhe kur një shqiptar ka dhënë jetën për atdhe është thënë se vdiq si burrë për Shqypni dhe nuk kanë pyetur se ç’feje i takonte, ndërsa sot e dini se ç’hall kanë disa?; “vdiq si i krishterë”, “jo vdiq si musliman”; “jo ai shkon n’xhenet”, “jo ky në ferr”, ehh vaj halli për ne.

Shpresa
Rinia është dritë e ardhmërisë së popullit, ajo nesër do t’a udhëheqë atë dhe do të përgatisë gjenerata të reja. Rini shqiptare, rini e dashur shqiptare, ngado që të jeni, dijeni se nesër e ardhmja e kombit tonë do të jetë në duart tona. Dijeni se nga paragjykimet nuk përfitojmë asgjë, me patjetër duhet t’a duam njëri tjetrin, çfarëdo qofshim me religjion ne jemi vëllezër e motra, duhet t’i mbrojmë interesat tona të përbashkëta kombëtare, kurdoherë e kudoqofshim. Ne armikut ose kundërshtarit nuk mund t’i dalim duarzbrazur (kokëthatë), misioni ynë është mësimi dhe studimi në shkencë, art e histori, po po dhe atë nëpër insitucione të larta si rini e zjarrtë, sepse shtëpitë dhe birucat nuk na kanë hije. Rinia është ajo që më lehtë mund të devijojë, aq më shumë kur në çdo kënd mund të hasim njerëz që nuk na e duan të mirën, andaj mençuria dhe vigjilenca gjithmonë duhen të jenë në maksimum të aktivizuara.
Në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar që dikush të na i shajë personalitetet e larta kombëtare, si Skenderbeun, Nënë Terezën, Pjetër Bogdanin e të tjerë heronj që kanë kontribuar për kombin tonë. Ne me anë të heronjve kemi arritur të mbijetojmë si popull dhe me emrin e tyre jemi identifikuar si komb shqiptar. Ata nuk janë tradhtarë të shqiptarisë, duhet t’i nderojmë si figura kombëtare, krahas gjithë fjalëve të këqija që mund të fliten për ta, ne gjithnjë duhet t’i mendojmë gjërat më thellë e ti kemi parasysh situatat e mundshme në të cilat kanë qenë ata.
Nuk duhet ti fyejmë e të mos i duam heronjtë tanë, jo në këtë kohë kur dikush mundohet me të gjitha forcat të vjedhë e të krijojë histori e identitet, ndërsa neve që nuk na mungojnë historia e identiteti t’u japim shkelmin atyre e të pranojmë kultura tjera. Ne të gjithë mundemi që vetë të dallojmë të mirën nga e keqja, të njerëzishmen nga mëkati dhe nuk kemi pse të presim që dikush të na i tregojë, problemet e ndryshme që mund ti kemi mund ti zgjidhim me njerëz specialistë për ato probleme, në psikolog ose mjek, sepse prifti e hoxha s’mund të na bëjnë gjë, kuptojeni se me ujë nuk mund të kurohet një sëmundje. Besimin fetar duhet t’a ketë çdo njeri, të gjithë e dimë se është pastrim shpirtëror, por mos lejoni që trurin tuaj ta mbyllni në një kuti përtej së cilës nuk shihni asgjë, mos lejoni që t’ua zënë sytë me fasho të zezë sepse ka njerëz kompetentë për të u’a berë këtë gjë. Duhet besuar me masë sepse po kaluam në besim ekstrem do t’i bëjmë dëm si vetes po ashtu edhe shoqërisë.
I vetmi interes yni i përbashkët është interesi kombëtar, sikur një ditë të mundohet të na pushtojë dikush, ne bashkë duhet të mblidhemi e t’i bëjmë ballë kundërshtarit e atëherë nuk do të shohim se cilës fe i përkasim por duhet bërë tok për mbrojtje të atdheut. Luftë edhe tani kemi, por një lloj lufte të re, jo me zjarr e barut por me mendje, luftë përçarëse për të cilën u shkrua deri tani, duhet pasur kujdes që ndonjëri nga ne të mos bëhet viktimë e kësaj lufte dhe të bie në kurthe që grupe keqdashëse i’a ngrisin popullit tonë. Tolerancë dhe mirëkuptim në mes veti, këto janë dy gjëra që duhet t’i posedojmë e që vetëm me këto mund të ecim përpara drejt një shoqërie moderne dhe bashkëkohore. T’a duam njëri tjetrin, si vëllau-vëllanë, shqiptari-shqiptarin, se po nuk e deshëm kombin, gjuhën,historinë, flamurin, gjakun e veten tonë atëherë të mos presim se dikush tjetër do të na dojë.portalb.

Besir Arifi
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Tue 21 Aug 2012 - 1:38
Message reputation : 100% (2 votes)
Bashkëkombës, besimi dhe religjioni janë diçka shpirtërore dhe personale. Feja është pastrim i shpirtit nga preokupimet që kemi, fenë duhet t’a respektojmë por gabim shumë i madh është nëse ne nuk respektojmë dhe i ofendojmë religjionet tjera.

Kur ka qene puna per TRIMERI
Shqiptari nuk ka shiku
As Kish e as Xhami...
Arian
Arian
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 2612
<b>Hobi</b> Hobi : Topi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne fole te djallit!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Sat 25 Aug 2012 - 14:09
Message reputation : 100% (2 votes)
Do thoja kombi njehere, e me pas gjerat tjera, perfshi fen. Nese themi feja e me pas kombi, atehere lindin shume pyetje, e para qe me vije nder mend eshte: pse shqiptaret e luftuan perandorine osmane?
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Sat 25 Aug 2012 - 16:12
Pa Komb s'do kishte fe...
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Sat 25 Aug 2012 - 16:59
Message reputation : 100% (1 vote)
Kombi mbi fene patjeter sepse fene e krijon kombi
Abdulgafuri
Abdulgafuri
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 45
<b>Postime</b> Postime : 1419
<b>Hobi</b> Hobi : futbolli
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kastriot
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/05/2012

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Sat 25 Aug 2012 - 17:11
per mua kombi nuk eshte mbi fenë por jane të dyja bashkë janë te lidhur njeri me tjetrin si mishi e thoi pra janë te pandashem.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Sun 26 Aug 2012 - 16:20
Abdulgafuri shkruajti:per mua kombi nuk eshte mbi fenë por jane të dyja bashkë janë te lidhur njeri me tjetrin si mishi e thoi pra janë te pandashem.

Ndaj flet vetem per fene ti?!

Na mallengjeve...
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Sun 26 Aug 2012 - 16:23
Message reputation : 100% (1 vote)
normalisht qe kombi eshte mbi fene
Fata
Fata
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
<b>Postime</b> Postime : 2151
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne boten time.
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 25/02/2012

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Sun 26 Aug 2012 - 16:42
Message reputation : 100% (1 vote)
Kombi vjen para,kjo eshte primare e te t'jerat jane gjera me me pak rendesi.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Sun 26 Aug 2012 - 21:57
Message reputation : 100% (1 vote)
Abdulgafuri shkruajti:per mua kombi nuk eshte mbi fenë por jane të dyja bashkë janë te lidhur njeri me tjetrin si mishi e thoi pra janë te pandashem.

Injoranca gjithmone na e ka zene frymen, injorante gjithmone do te kete, po koheve te fundit jane shtuar, kur lexojme te tilla komente. Vetem dija dhe arsimimi i mirefillte do te na coje perpara, perndryshe do te vije momenti kur do te vritemi si kafshet...
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Sun 26 Aug 2012 - 23:02
Nuk edi pse mundoheni mi nda Fen dhe Kombin.
Kto dy gjera shkojn paralel dhe te dyjat jan me vler te madhe.
Pa komb zor me mbajt Fen,pa Fe zor me mbajt Kombin
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Mon 27 Aug 2012 - 0:49
Message reputation : 100% (1 vote)
Ne kuran mesa di thote "po spate atdhe te cliruar s'mund te kesh fe te zhvilluar" ,keshtu edhe kurani i jep atdheut edhe kombit ,prioritet ,une nuk di qe njehere duhet te besh per fene e pastaj te vraposh per ta cliruar kombin ,kur je i pushtuar as fene smund ta mbash se nuk te le ai qe te ka pushtuar ,por prap po e cek ,qe fene njeriu mund ta nderroj sa here te doje dhe ta marr cilen te doje , por kombin jo ,asnjehere ku do qe te shkosh nga do qe banosh mbetesh ai me ate komb qe je .

Dicka ka ditur ai qe ka thene "feja e shqiptarit eshte shqiptaria" ,normale per mos pasur percarje sic jeni duke u perca ju ketu se jemi shqiptare ,jemi me shum fe ,musliman ,katolik ,ortodoks,bektashi ,eh besa edhe deshmitaret e jehovait tash viteve te fundit ,,keshtu qe nuk jemi ne nje komb prej 250milion ,qe te kemi njeqind fe por nje komb shume i vogel ,per kete arsye ne duhet te lidhemi pas kombit atdheut ,dhe mos ti leme hapesire feve qe vijne e shkojne te bejne percarje ne mesin tone ...

Mbetem kembengulese se kombi mbi te gjitha ,per ate qe eshte kombetare ,eh ai qe ka kaluar ne fundumentalizem ai mendon fene ,mbi te gjitha .ncncnc
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Mon 27 Aug 2012 - 16:30
Message reputation : 100% (1 vote)
Arjana ndjehem shume krenar qe Atdheu ka njerez si ty.
gentleman
gentleman
n'Progres
n'Progres
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
<b>Postime</b> Postime : 64
<b>Hobi</b> Hobi : gocat :)
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në brendësi të Lëkurës sate
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 07/02/2012

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Sun 23 Sep 2012 - 14:57
Message reputation : 100% (2 votes)
pajtohem me arjanen :) shum e vertet bravo zmr :)
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Sun 23 Sep 2012 - 15:21
Fatkeqsia me e madhe eshte kur ende ne shekullin 21 ka njerez e vecanerisht tek populli yn qe ende se kan te qart nocionin FE dhe KOMB cfar kuptimi kan?!!
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Mon 24 Sep 2012 - 19:56
Princo shkruajti:Fatkeqsia me e madhe eshte kur ende ne shekullin 21 ka njerez e vecanerisht tek populli yn qe ende se kan te qart nocionin FE dhe KOMB cfar kuptimi kan?!!

respekt
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Mon 24 Sep 2012 - 22:36
Message reputation : 100% (2 votes)
Princo shkruajti:Fatkeqsia me e madhe eshte kur ende ne shekullin 21 ka njerez e vecanerisht tek populli yn qe ende se kan te qart nocionin FE dhe KOMB cfar kuptimi kan?!!

Pershendetje Princo


Une do te thoja pak me ndryshe

Eshte TURP i madh nese ne kete shekull nuk mund ta besh dallimin ne mes KOMBIT dhe Fese.

KOMBI eshte i te gjithe shqiptarve , aty e dallon njeriun sesa KOMBETAR eshte dhe sa punon per KOMBIN per vella e moter te gjakut.

Feja eshte e njerzve te ndryshem me nacionalitete te ndryshme,pra edhe pse e ke fene islame apo fene krishtere nese vjen situata per SHTET-KOMB atehere beso se edhe ty do te likfidoj dikush pa marre parasysh se i thua qe je musliman apo i krishtere,sepse KOMBI DUHET TE JETE MBI TE GJITHA.

Andon Zako Cajupi


Të Krishter´e Myslimanë
Gjithë një Per¨ndi kanë;
Ini një gjak mor të mjerë
Se ndë një vënd kini lerë
Ini gjithë Shqiptarë,

Síni Grekër a Tartarë.
Hiqni dorë nga reziku,
Shihni se c´punon armiku
I pa-besi dhe i lugu.

Mbidhuni të bëni Benë,
Të kujtoni Skender-benë
Të duani Mëmëdhenë.

Për ata qe e pranojnë Turkun si të mirë dhe liridashes:

....Kur bërë derrë e arinë
C´deshe që bëre Turqinë?
Se mos të qenkej kjo farë
Bota do të vinte mbarë
Dheu do të lulëzonte,
Shqiperia do t´gëzonte.....

Te bekuar qofshin Poetet kombetar !Mburremi me kete gjuhe te bukur si mjalti,porosia e tyre le te trashegohet brez pas brezi ! Kombi mbi fenë! 573234
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Mon 24 Sep 2012 - 22:57
Arjana shkruajti:
Princo shkruajti:Fatkeqsia me e madhe eshte kur ende ne shekullin 21 ka njerez e vecanerisht tek populli yn qe ende se kan te qart nocionin FE dhe KOMB cfar kuptimi kan?!!

Pershendetje Princo


Une do te thoja pak me ndryshe

Eshte TURP i madh nese ne kete shekull nuk mund ta besh dallimin ne mes KOMBIT dhe Fese.

KOMBI eshte i te gjithe shqiptarve , aty e dallon njeriun sesa KOMBETAR eshte dhe sa punon per KOMBIN per vella e moter te gjakut.

Feja eshte e njerzve te ndryshem me nacionalitete te ndryshme,pra edhe pse e ke fene islame apo fene krishtere nese vjen situata per SHTET-KOMB atehere beso se edhe ty do te likfidoj dikush pa marre parasysh se i thua qe je musliman apo i krishtere,sepse KOMBI DUHET TE JETE MBI TE GJITHA.

Andon Zako Cajupi


Të Krishter´e Myslimanë
Gjithë një Per¨ndi kanë;
Ini një gjak mor të mjerë
Se ndë një vënd kini lerë
Ini gjithë Shqiptarë,

Síni Grekër a Tartarë.
Hiqni dorë nga reziku,
Shihni se c´punon armiku
I pa-besi dhe i lugu.

Mbidhuni të bëni Benë,
Të kujtoni Skender-benë
Të duani Mëmëdhenë.

Për ata qe e pranojnë Turkun si të mirë dhe liridashes:

....Kur bërë derrë e arinë
C´deshe që bëre Turqinë?
Se mos të qenkej kjo farë
Bota do të vinte mbarë
Dheu do të lulëzonte,
Shqiperia do t´gëzonte.....

Te bekuar qofshin Poetet kombetar !Mburremi me kete gjuhe te bukur si mjalti,porosia e tyre le te trashegohet brez pas brezi ! Kombi mbi fenë! 573234

Pershendetje edhe per ju e nderuar
Çështja e përkufizimit të fesë dhe kombit si nocione shoqërore, në kohën tonë është një temë tejet me rëndësi, për arsye se shumë prej njerëzve kanë rezerva të paarsyeshme ndaj përkufizimit të njërit nocion apo të dyve, dhe jo rrallëherë edhe i ngatërrojnë të kuptuarit e fesë dhe kombit deri në atë shkallë sa fillojnë të mendojnë se feja dhe kombi përballen dhe kundërshtohen njëri me tjetrin. Nganjëherë dikush anon nga njëra përballë tjetrës duke krijuar kështu një betejë mes dy gjërave që ato në realitet nuk atakohen fare.
Feja dhe kombi janë dy çështje të një drejtimi që nuk konfrontohen ndërmjet veti assesi dhe nuk i hy njëra në përmbajtjen e tjetrës në asnjë mënyrë.
Fe është programi i Allahut i zbritur për njerëzit, që u mëson atyre bazat e besimit si dhe mënyrën e jetësimit të atij besimi duke rregulluar raportet e njeriut me Krijuesin e tij, me vetën dhe familjen e tij si dhe me shoqërinë në përgjithësi.

Komb është një bashkësi e qëndrueshme njerëzish, e formuar historikisht në bazë të bashkësisë së gjuhës, të territorit, të jetës ekonomike dhe të formimit psikik, që shfaqet në bashkësinë e kulturës. Kjo që sot mund të jetë si sinonim i fjalës "etni".

Edhe pse nocioni komb bëhet i njohur shumë vonë në histori, domethënia e tij ekziston pas pasardhësve të Nuhut, alejhis selam. Ndërkohë që feja është e njohur dhe daton me njeriun e parë, babën e njerëzimit, Ademin, alejhis selam.
Thash se këto dy nocione nuk përballën njëri me tjetrin. Edhe gjatë historisë një gjë e tillë nuk ka ndodh. Asnjëherë nuk ka ndodh që me emrin e ndonjë feje të ketë qenë për qëllim ndonjë bashkësi popullore e caktuar që flet një gjuhë të caktuar, në një territor të caktuar etj., por gjithmonë me fe është pas për qëllim besim i caktuar, me rituale të caktuara të adhurimit, me simbole të caktuara etj. E kundërta ka ndodhur. Me emrin e fesë së caktuar ka raste që njerëzit kanë emëruar edhe kombin e tyre, nga dashuria që kanë pasur për fenë e tyre. Siç është rasti me çifutët që e quajnë kombin e tyre me nocionin e fesë jehude, apo rasti i boshnjakëve që quheshin muslimanë. Në këto dy raste kemi një emër që mund t'i ketë të dy kuptimet; atë fetar dhe tjetrin kombëtar. Pra banori i Bosnjës mund të ishte musliman dhe musliman. Po të kishte besim tjetër p.sh. do të ishte qytetari i Bosnjës ortodoks me fe, musliman me komb. Pra shihet qartë se nocioni i kombit prapë nuk është ngatërruar me atë të fesë.
Megjithatë feja dhe kombi janë çështje të ndara njëra me tjetrën dhe nuk kanë kundërshti në mes veti. Po ashtu njëri nocion nuk mund ta zëvendësoj tjetrin, pasi që përmbajtja dhe kuptimet janë të ndara.

Në botë kombe ka më shumë se fe. Shumë kombe (etni) mund të kenë dhe praktikisht kanë një fe. Po ashtu brenda një kombi mund të ketë pjesëtarë të feve të ndryshme.
Mund të bëhet një pyetje tani. Si u bë që Krijuesi i njerëzisë të jetë Një i Vetëm dhe pastaj të linden popuj (kombe) e fe të ndryshme? Kësaj pyetje do t'i përgjigjemi në pjesë të veçanta sa i përket feve dhe kombeve.

Së pari krijimi i shumë kombeve, racave, gjuhëve etj. kjo gjë nuk është bë me rastësi. Gjithçka nga krijesat e Zotit është e krijuar në familje e lloje të ndryshme. Dhe kjo është prej begative që Allahu i krijoi për njerëzimin. Në Kur'an thotë: "A nuk e sheh se Allahu lëshon nga qielli ujë, e Ne nxjerrim me te fruta, ngjyra (lloji) e të cilëve është e ndryshme." (Fatir, 27)
E sa i përket thënies së Pashko Vasës, i cili ka thënë: "mos shiko kisha as xhamia se feja e shqiptarit është shqiptaria", kjo thënie është politike subjektive assesi objektive. Me këtë thënie i përmenduri ka pasur për qëllim që të mos bëhen fetë shkak për përçarjen e kombit shqiptar. Ai ka qenë i ditur se shqiptaria, si dhe asnjë etnitet tjetër në botë, nuk e ngop ndjenjën fetare as të atyre që kanë fe dhe ideologji njerëzore, e lëre më të muslimanëve të cilët kanë esnafori në këtë drejtim.
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Mon 24 Sep 2012 - 23:01
Message reputation : 100% (2 votes)
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Mon 24 Sep 2012 - 23:02
Message reputation : 100% (2 votes)
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Mon 24 Sep 2012 - 23:08
Message reputation : 100% (2 votes)
I thone nje fjale popullore..."KUSH E KA MIZEN MBAS VESHI KERCEN"

Me shkrime si keto copy i fryni nje fyelli vec...Kemi rrenje te forta qe lidhen me KOMBIN, se te ish per fe moti as zeri s'na u kish ndjere se kemi qene shqiptare ndonjehere.

SHQIPTAR - (konfesion musliman, katolik a orthodoks). C'fare ka para emrit SHQIPTAR ketu?
Fjala SHQIPTAR eshte vertetimi per konceptin KOMBI SHQIPTAR!
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Mon 24 Sep 2012 - 23:20
Message reputation : 100% (2 votes)
Nuk ka fjale te perballet me te verteten,kjo eshte thirje per komb e jo per fe...

Degjoje Princo????????????????????? pikpyetjet jan per ju e jo per ne qe ne radh te pare kemi kombin...

JAM SHQIPTAR...e jo musliman shqiptar sic identifikoheni.

Sponsored content

Kombi mbi fenë! Empty Re: Kombi mbi fenë!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi