Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kombi mbi fenë!

+17
Fata
Abdulgafuri
Valbona
Luan_Valikardi
Shqiptare
Albo
EpiKada
Arian
Poeti
Durrsaku
E askujt
Calypso
Luna
Ermira_vlore
BeSaa
Kushtrimi4
Anabel
21 posters
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kombi mbi fenë! - Faqe 2 Empty Çfarë peshon më shumë tek ne shqiptarët, kombi apo feja ?

Sat 14 Jan 2012 - 22:29
First topic message reminder :

Besoj se s'do të ketë patur ndonjë çast tjetër historik për shqiptarët si ky i sotmi, ku
të peshohet për to me kandar raporti mes kombit dhe fesë, mes dashurisë ndaj asaj së
cilës i lidh trashëgimia, gjaku, gjuha, historia e përbashkët e që quhet kombësi dhe
mendje-animit të tyre ndaj përkatësive të tjera që quhen fetare. Në një Europë Juglindore
ku kufiri midis kombit dhe fesë është jo vetëm i padukshëm por herë herë feja dhe kombi
përzihen aq keq sa në vend të flasim për boshnjak të besimit musliman, më e udhës
është gjendur shprehja shtet mosleman për shtetin e krijuar pikërisht nga banorët e
Bosnjës që i përkasin besimit islam. Më të paktë si numër, dy përbërësit e tjerë të
popullsisë përbërëse të Bosnjës janë më shumë kroatë sesa katolikë apo më shumë
serbë sesa të krishterë ortodoksë.

Nga ky dualitet nuk bën përjashtim as Greqia si shteti më i hershëm i Eurpës
Juglindore që tashmë është pjestar i Bashkimit Europian. Gjer së fundi grekërve nuk u
mjaftonte të ishin veç grek, ngaqë ata shënonin në pasaportë edhe përkatësinë fetare.
Bile edhe raportet ndërmjet shteteve të Europës Juglindore në pjesën më të madhe të tyre
janë ndërtuar në bazë të simpative fetare. Vetëm shqiptarët bëjnë përjashtim nga rregulli.
Që nga Rilindja Kombëtare shqiptare e këndej nuk mund të gjejmë ndonjë çast historik
(veç periudhës komuniste) ku shqiptarët të kenë vendosur ndjenjat fetare apo ideale të
tjera mbi ato kombëtare. Të paktën, shqiptarët kanë qenë gjithmonë të ndërgjegjëshem
për padrejtësitë e fuqive Europiane ndaj tyre dhe gjithmonë janë simpatizuar me
shqiptarët që vendimet e të tjerëve i lanë jashtë kufijëve të shtetit kombëtar shqiptar.

Sot, kur ka ardhur çasti i krijimit të shtetit të dytë të shqiptarëve në Europën
Juglindore (që do të riparonte një pjesë të padrejtësive të bëra ndaj kombit shqiptar),
beteja është zhvendosur pikërisht tek raporti komb-fe. Shqiptarët nga ana e tyre theksojnë
atë që është e vërtetë: faktin që ata në radhë të parë e mbi të gjitha janë shqiptarë para se
të jenë muslimanë, apo të krishterë ortodoksë e katolikë. Por të interesuarit (bizantinët
serbë, grekë, etj.) dhe të painteresuarit për pavarësinë e Kosovës duan me çdo kusht të
dëgjojnë ose të theksojnë pikërisht të kundërtën: që shqiptarët janë muslimanë dhe me
pavarësinë e Kosovës krijohet një shtet me mbi 90 % të popullsisë muslimane.
Nënkuptimi, aty ku nuk shprehet hapur, është i qartë: "Amerikanë e Europinaë! Mos krijoni
një shtet musliman në zemër të Europës, një shtet feja e të cilit është në luftë me ju...".
Shqiptarët shohin tek amerikanët aleatin e tyre të natyrshëm dhe amerikanët shohin tek
shqipatrët kombin më pro-amerikan jo vetëm në Europë por ndoshta në të gjithë planetin.
Propaganda serbe e greke mbi fantazmën e një shteti mosleman në Europë mund të ketë
ndikimet e veta, prandaj edhe nuk duhet nënvletësuar. Pra lind pyetja se sa çdo shqiptar
me veprimet e tij e ndihmon çështjen kombëtare. Fatmirësisht, bizantinët nuk arrijnë të
gjejnë tek shqiptarët materialin e dëshiruar për të thënë "Hej, shikoni shqiptarët janë po
aq fanatikë sa ...le të themi myslimanët arabë...".

Para disa kohësh bisedoja me miq shqiptare në Amerikë të Veriut rreth organizimit
dhe përpjekjeve të shoqatave shqiptare për të bashkëpunuar me bashkësitë e tjera mike.
Më thanë se ishte bërë një konferencë me bashkesinë hebreje në Toronto në Tetor 2005.
Megjithatë, pati edhe disa shqiptarë që e kundërshtuan me "arsyetimin se hebrejtë janë
duke iu bërë të këqinja moslemanëve të Palestinës"?! Më erdhi keq per këtë "arsyetim"
dhe sigurisht nuk dua t'i hyj faktit se a kanë të drejtë hebrejtë apo arabët, sepse në rradhë
të parë nevojitet të dihet korruposioni tepër i lartë në administratën palestineze dhe faktin
që qeveria palestineze mbahet me paret e qeverisë së Izraelit, SHBA, etj. Edhe më keq,
shqiptarët nuk kanë këllqe për të bërë paqe mes dy palëve. Por për të qenë i arsyeshëm,
për të parë interesat tona shqiptare dhe vetëm tonat, një bashkëpunim i frytshëm me
bashkësinë hebreje ka qenë gjithmonë i frytshëm dhe i dyanshëm. Prandaj krijmi i një
kulture bashkëpunimi nga njerëzit e përshtatshëm që duhet të ngulitet në ndërgjegjet
tona, gjithmonë duke i shërbyer interesit kombëtar, do mbetet një tregues i cilesisë së
punës të shqiptarëve kudo që te ndodhen.

Askush nga shqiptarët ne nuk ka të drejtë të bëjë moral për çështje të tilla si ajo e
besimit fetar, sepse i pari dhe mbi të gjitha është besimi e interesi kombëtar; sot e mot.
Para disa kohësh Telekomi shqiptar u ble nga një kompani turke. Rastësisht më ra në
dorë një gazetë , organ i një shoqate bamirëse. Gazeta në fjalë që në titull shprehte një
entuziazëm ekstrem tepër të madh për shitjen e kompanisë shqiptare turqve. A thua ka
kaq rëndësi fakti se blerësi është mosleman, ortodoks apo katolik?! Çfarë do i dallonte
ato nga njëri tjetri? Mendoj se e para gjë që duhet të shikohet në këto raste është interesi i
vetë shqiptarëve. Shqipëria është një vend jo-fetar dhe kjo jo vetëm në letra.

Kosova ndodhet ende në provë dhe pavarësisht nga raportet fetare, Kosova duhet të
respektojë qytetarinë e banorëve të saj dhe të dijë të bëjë miq jo mbi baza fetare por mbi
bazën e interesave të saj kombëtare. Udhëheqësit e sotëm shqiptarë duhet të vazhdojnë
pa hezitim në këtë rrugë. Nuk ka pse të ketë hutime në këtë drejtim, sepse çdo veprim për
të kënaqur egon e cekët e drejtuesve të dhënë pas përkatësisë fetare mund të dëmtojë
interesat tona kombëtare. Prandaj iu takon vendim-marrësve shqiptarë që detyrimisht të
veprojnë sipas interesave kombëtare ku përmblidhen interesat e të gjithëve dhe jo sipas
interesave fetare qoftë edhe kur këto të fundit duken se gjoja përfaqësojnë një shumicë
relative.
Botuar në gazetën Republika

Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Kombi mbi fenë! - Faqe 2 Empty Re: Kombi mbi fenë!

Tue 25 Sep 2012 - 9:08
Arjana shkruajti:I thone nje fjale popullore..."KUSH E KA MIZEN MBAS VESHI KERCEN"

Me shkrime si keto copy i fryni nje fyelli vec...Kemi rrenje te forta qe lidhen me KOMBIN, se te ish per fe moti as zeri s'na u kish ndjere se kemi qene shqiptare ndonjehere.

SHQIPTAR - (konfesion musliman, katolik a orthodoks). C'fare ka para emrit SHQIPTAR ketu?
Fjala SHQIPTAR eshte vertetimi per konceptin KOMBI SHQIPTAR!
Personi qe deshiron te kuptoj te verteten nuk shikon se cfar eshte copy apo ? por kur nuk ka argumente dhe deshiron vetem ate qe ja thot mendja mundohet te gjej fjal per te ofenduar dike apo dicka tjeter..

Vetem edhe dicka edi se nuk do tju vie mire... Njerzit qe jan fetar dhe e njohin fen kan besim te drejt dhe respektojn urdhrat e Zotit (ngase Zoti urdheron qe te duhet bashkombasi te duhet atdheu etj etj) gjat ter historis kur ka qen nevoja edhe jeten ekan dhan per Kombin e tyre..! ndersa disa " patriota" qe nuk kan as fe e as frig thjesht vec materialista e kan lan kombin dhe ikan hyp "pampurit" per ne franc apo Greqi apo edhe ne turqi dhe nuk ja kan ndi aspak per kombin...
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kombi mbi fenë! - Faqe 2 Empty Re: Kombi mbi fenë!

Tue 25 Sep 2012 - 12:14
Ju "fetaret" mesoni t'i thoni parajses PARAJSE dhe jo XhEnEt...
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Kombi mbi fenë! - Faqe 2 Empty Re: Kombi mbi fenë!

Tue 25 Sep 2012 - 12:41
i lutem zotit sa her te bie ne sezhde ti kthej keta njerz n errugen e zotit sepse jan pa fe nuk din se qka flasin si ofendojn fen islame
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kombi mbi fenë! - Faqe 2 Empty Re: Kombi mbi fenë!

Tue 25 Sep 2012 - 12:43
Kushtrimi4 shkruajti:i lutem zotit sa her te bie ne sezhde ti kthej keta njerz n errugen e zotit sepse jan pa fe nuk din se qka flasin si ofendojn fen islame

Edhe ju jeni pa fe nuk dini se cka flisni allaanadollakshe!

Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kombi mbi fenë! - Faqe 2 Empty Re: Kombi mbi fenë!

Tue 25 Sep 2012 - 12:44
Message reputation : 100% (1 vote)
Kushtrimi4 shkruajti:i lutem zotit sa her te bie ne sezhde ti kthej keta njerz n errugen e zotit sepse jan pa fe nuk din se qka flasin si ofendojn fen islame
ore cfare je ti arab apo shqiptar nuk shau njeri fene islame por e tha ne shqip ZOT dhe PARAJSE e jo ne arabisht ALLAH dhe XHEHNET mos na bej rolin e fetarit ok
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

Kombi mbi fenë! - Faqe 2 Empty Re: Kombi mbi fenë!

Tue 25 Sep 2012 - 14:38
Kushtrimi4 shkruajti:i lutem zotit sa her te bie ne sezhde ti kthej keta njerz n errugen e zotit sepse jan pa fe nuk din se qka flasin si ofendojn fen islame
Mos u be merak ore Mik,kshtu ka pas bota gjithnje,njerz qe nuk kan desht me kuptu te verteten
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Kombi mbi fenë! - Faqe 2 Empty Re: Kombi mbi fenë!

Tue 25 Sep 2012 - 15:27
-Edhe nji sqarim te vogel shpresoj se do ta lexojn te gjith ato qe kan ende probleme me keto nocione..

1. Të jesh komb dhe ta avancosh kombin nuk do të thotë ta luftosh Perendinë dhe fenë, por do të thotë që në emër të Zotit të jesh bashkëpronar apo bashkë-mbret i vendit tënd

2. Historiku i lindjes së kombeve
Kombi i parë modern lindi më 1523, kur më 6 Qershor mbreti suedez Gustav Vasa Ericson shpallë reformat e tij që Suedinë e bëjnë pronë të suedezve dhe jo pronë të mbretit siç ishte rasti me shtetet mesjetare ku territori në zotrim të shtetit ishte në fakt pronë e mbretit dhe popullsia që banonte në atë territor nuk kishte asnjë rrol në drejtimin e shtetit.Apo, më mirë thënë, kishte aq rrol sa kishte edhe bagëtia që popullonte atë territor.
Suedezët, pra, u bënë kombi i parë në botë. Anglezët këtë e arritëm me revulucionin e Oliver Cromwell-it më 1649, amerikanët me shpalljen e pavarësisë më 1776, ndërsa francezët me revolucionin e vitit 1789, prej kur edhe fillon epoka e kombeve.
Pse pikërisht lindja e kombit francez shënon epokën e kombeve dhe dhe jo lindja e 3 kombeve të mëhershme kjo është për faktin se komb-bërja franceze qe më e artikuluar (sllogani “Liri, vëllazëri e barazi”, shkrimet Rousseau-os dhe Voltaire-it etj) dhe se komb-bërja franceze u pasua menjëherë me komb-bërjet në gjithë Evropën Perëndimore.

3. Fazat e krijimit të kombeve
Kombet e Evopës Perendimore dhe SHBA paraqesin fazën e parë të krijimit të kombeve (“kombet e lindur natyrshëm”). Fazën e dytë të krijimit të kombeve e përbëjnë kombet e Evropës Qendrore dhe Rusët, ndërsa të tretën kombet e tjera. Profesori zvicran Urs Altermatt fazat e komb-krijimeve në Evropë i ndanë në katër, por nga këndvështrimi im këto janë vetëm tri.
Për të mos zgjatur shumë se çfarë karakteristikash mbartin këto faza do të ndalem tek kombet e fazës së fundit ku bën pjesë edhe kombi shqiptar edhe ai kosovar.

4. Kombet e lindura parakohe pa e arritur pjekurine kulturore e shpirtërore
Shumica e kombeve të fazës së fundit lindën me probleme, përjashtim Sllovenisë e deri diku Kroacisë e ndonjë vendi tjetër, lindën të pangjizura mire, pa e arritur pjekurinë e nevojshme kulturore e shpirtërore.. Ky është rasti edhe me Kosovën edhe me Shqipërinë (këtë e thotë edhe Stavro Skëndi në doktoratën e tij).
Në kohën kur u kthy në Shqipëri dhe filloi të botonte Branko Merxhani, vitet 1928-1938, kombi shqiptar kishte 15-25 vite që ishte njohur si komb, por e vërteta qe se ishte ndoshta më së largu të qenët komb nga të gjitha ato konstrukte politike që njiheshin si kombe, por që akoma nuk e meritonin emrin komb.

Branko Merxhani dha formulat e krijimit dhe formësimit të këtij kombi të cilat i quajti formula të neo-shqiptarizmës. Këto duhet të lexohen me dhjetra herë nga gjithë shqiptarët. Natyrisht, nga këto formula do të mund të mësonin pothuajse të gjitha kombet e fazës së tretë.

5. Branko Merxhani për fenë
Në këtë shkrim po nënvizoj vetëm një nga margaritarët e Branko Merxhanit.
Tani kur po bëhet debat në shoqërinë kosovare për rrolin e fesë dhe kur në emër të shqiptarizmës refuzohet edukata fetare në shkollat publike, ja se çfarë thotë Branko Merxhani më 1929:
“Rregulli i parë i përparimit është feja. Dhe fe nuk do të thotë tipe të caktuara ceremoniale, as orë të caktuara lutjesh as tregime filantropike të djalëzuara. Fe do të thotë thellësim shpirtëror, bashkim i zemrave, dashuri, devocion, besim”.

6. Në kohën e lindjes së kombeve të para, idetë kombëtare ishin rebelim ndaj Perëndisë, sepse Perendia përfaqësohej në tokë nga Mbreti apo Perandori, i cili gjithë territorin shtetëror dhe shtetin e kishte pronë të vetën.

7. Esenca e kuptimit të fjalës komb - kur çdo qytetar bashkë-mbretëron me vendin e vet, ku mbreti apo presidenti janë vetëm të parët nga të barabartët.

8. Të jesh komb dhe ta avancosh kombin nuk do të thotë ta luftosh Perendinë dhe fenë, por do të thotë që në emër të Zotit të jesh bashkëpronar apo bashkë-mbret i vendit tend.Rrjedhimisht, për ta lartësuar kombin tonë na duhet edukata fetare në shkollat publike. Ndonjë individ mund të jetë ateist, por kombi nuk është i qëndrueshëm pa pjesëmarrjen e fesë në jetën publike.

9. ATA QË KLITHIN KUNDËR FESË NË EMËR TË INTERESAVE KOMBËTARE JANË 2 (DY) SHEKUJ PRAPA.

10. Une…: Keto jane pikat qe i shkoqita nga teksti, duke I konsideruar si me kyce te esence se temes, debatit dhe politikes aktuale mbarekombetare.

Respekte!
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Kombi mbi fenë! - Faqe 2 Empty Re: Kombi mbi fenë!

Tue 25 Sep 2012 - 15:35
Dasa shkruajti:
Kushtrimi4 shkruajti:i lutem zotit sa her te bie ne sezhde ti kthej keta njerz n errugen e zotit sepse jan pa fe nuk din se qka flasin si ofendojn fen islame
Mos u be merak ore Mik,kshtu ka pas bota gjithnje,njerz qe nuk kan desht me kuptu te verteten

o vella nuk merzitem une per ata si nuk e adhurojn zotin po merzitem per ata si ende jan ne shoqeri te djallit per keta i lutem zotit ti liroj nga djalli suphana allah
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kombi mbi fenë! - Faqe 2 Empty Re: Kombi mbi fenë!

Tue 25 Sep 2012 - 15:41
Message reputation : 100% (2 votes)
Princo shkruajti:
Arjana shkruajti:I thone nje fjale popullore..."KUSH E KA MIZEN MBAS VESHI KERCEN"

Me shkrime si keto copy i fryni nje fyelli vec...Kemi rrenje te forta qe lidhen me KOMBIN, se te ish per fe moti as zeri s'na u kish ndjere se kemi qene shqiptare ndonjehere.

SHQIPTAR - (konfesion musliman, katolik a orthodoks). C'fare ka para emrit SHQIPTAR ketu?
Fjala SHQIPTAR eshte vertetimi per konceptin KOMBI SHQIPTAR!
Personi qe deshiron te kuptoj te verteten nuk shikon se cfar eshte copy apo ? por kur nuk ka argumente dhe deshiron vetem ate qe ja thot mendja mundohet te gjej fjal per te ofenduar dike apo dicka tjeter..

Vetem edhe dicka edi se nuk do tju vie mire... Njerzit qe jan fetar dhe e njohin fen kan besim te drejt dhe respektojn urdhrat e Zotit (ngase Zoti urdheron qe te duhet bashkombasi te duhet atdheu etj etj) gjat ter historis kur ka qen nevoja edhe jeten ekan dhan per Kombin e tyre..! ndersa disa " patriota" qe nuk kan as fe e as frig thjesht vec materialista e kan lan kombin dhe ikan hyp "pampurit" per ne franc apo Greqi apo edhe ne turqi dhe nuk ja kan ndi aspak per kombin...

E paske hallin e madh, mbaju se ndjenjat jane nganjehere armiku i shpirtit dhe i logjikes,se ndjenja krijon dashuri dhe urrejtje.
SHQIPERIA, (edhe pse ti nuk je kompetent te flasesh per Shqiperine e Kosoven bashke etj) nuk rrezikohet as nga ARABE e as nga JEHOVA....

SHQIPERIA rrezikohet nga individe e grupacione qe kane origjine nga Kosova e Shqiperia, nga njerez labile e pa karakter, pa vetedije kombetare, nga ata qe me lehte e perqafojne kulturen e huaj se te tyren, nga ata qe flasin gjuhe te te huajve ne shtepite e tyre, por jo gjuhen e Bukur Shqipe...

Shqiperia rrezikohet nga ata qe e kane humbur rrugen ne oborrin e vet....

Shqiperia (flas per Shqiptaret e Kosoves kur them "SHQIPERIA" se e ata Shqiptare jane) rrezikohet nga ata qe po e luajne karten e Partise Socialiste te Serbise, kur Milosevici, nga HAGA qe deklaron se Lufta ne Kosove nuk ishte Lufte e popullit Shqipetare te Kosoves per LIRI, e CLIRIM nga dominimi nacionalist Serb, por lufte e Islamisteve dhe fanatikeve fetar (sic thone edhe per luften e Skenderbeut kunder perandorise Osmane,edhe pse lufta ishte per te cliruar atdheun e jo fetare)!!!

Shoqeria shqiptare duhet te kerkoje forma per nderprerjen e kesaj propagande, qe s'ka tek e fundit asgje te perbashket me islamin shqiptar trandicional. Nga syri i botes vlersohemi negativisht ,kush e sjelle ujkun ne kope.Ata qe flasin ne emer te fese Islame apo kush.Shqiptaret se bejne kete pune , pa dallim feje, ata kane qellimin e integrimit te Shqiperise (Kosoves) ne boten e civilizuar e jo te helmuar nga helmi fundamental Islam.

Nje info te shkurter qe ta lexosh e ndoshta kuptoni:
Autori S. Schwartz në librin ?Kosovo: Background to a war?, paraqet shumë të dhëna të rrezikshme për këtë sekt edhe në trojet shqiptare, e në veçanti në Kosovë. Ai madje jep shifra, duke potencuar se nga ?Saudi Joint Relief Committee? për Kosovë janë dhënë 4,087,353 rijale te Saudis, gjysmën e këtyre i kan shpenzuar në sponsorimin e propagandës fetare, propaganda religjioze, nga të cilët 388 kanë qenë misionarë me qellim që shqiptarët t`i konvertojnë në sektin vahabit fundamentalist. Ndërsa te hollat tjera 581,250 janë shpenzuar për 37 xhami, ndërsa 222,150 janë shpenzuar për dy shkolla. Është shumë e çuditshme se parat u shpenzuara në propagandën e vahabizmit dhe në ndertiminë xhamive, janë me shifra shumë më të larta se sa në gjëra humanitare, te cilat i vlersoj si alarmante.

A jeni ne token e bukes o njerez qe perkrahni nje pune te tille , a jeni te vetdijshem se ku e dergoni kombin ne kete erresire,edhe pse kombi nuk varet nga ju , dihet se bota na shikon nga maja e gjilperes , atehere edhe druri i njome digjet afer te thatit. Sa per te tjerat rreth personit tim nuk ja vlen te komentoje por ju arsyetoj sepse diku duhet te kapeni kot e ju tani per te mbeshtetur ato qe thoni e s'dini si apo ku.....!!!Mirembetshi
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Kombi mbi fenë! - Faqe 2 Empty Re: Kombi mbi fenë!

Tue 25 Sep 2012 - 15:49
une personalisht mbeshetetem vetem zotit ati i flm ati i besoj ati i kerkoj te me ndimon
per mua kombi esht pas zotit sepse zoti e krijoj njerijun a njerjiju e formoj me ndihmen e zotit kombin
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

Kombi mbi fenë! - Faqe 2 Empty Re: Kombi mbi fenë!

Tue 25 Sep 2012 - 16:22
Nime aka mundesi mem tregu dikush se nuk kam njohuri rreth kesaj

Kur jan formu Kombet dhe cili ka qen kombi i par
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kombi mbi fenë! - Faqe 2 Empty Re: Kombi mbi fenë!

Wed 26 Sep 2012 - 22:35
Message reputation : 100% (2 votes)
Dasa shkruajti:
Luan_Valikardi shkruajti:
Kujdes ne fjalor mos me shit mend kur nuk ke per veten
Ti djalo,mos i jep shum vetit,merre mete mir,mos mu shit trim mbas PC,nese ke qka me debatu debato,perndryshe kujdes.

Luan_Valikardi shkruajti:
Dasa shkruajti:Nime aka mundesi mem tregu dikush se nuk kam njohuri rreth kesaj

Kur jan formu Kombet dhe cili ka qen kombi i par

Po feja islame kur u krijua mo, m'u pergjigj pak, ne shekullin e 7 pas lindjes se Krishtit???

Po para lindjes se Krishtit (para 2012 vitesh nga sot), kishte Kombe mo, kishte Kombe, Iliret te kujtojne dicka???

Profeti Muhamet e krijoi fene islame per te bashkuar fiset arabe, ti arab je mo, arab je???

Kombet jane krijuar atehere qe kur u bashkua mashkulli me femren, po ty kush ta polli fene mo???

Qe Gjuha Shqipe Verteton Gjurmet e Para te Njerezimit mbi Toke, nuk te ben pershtypje mo, nuk te ben pershtypje???

Pergjigju!
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

Kombi mbi fenë! - Faqe 2 Empty Re: Kombi mbi fenë!

Wed 26 Sep 2012 - 23:20

Un meduket kam ber pyetje,ti a nuk kupton,apo nuk don me kuptu..

Dhe ne fund kur don me debatu debato si njeri,ti nuk ke te drejt askujt me i then Arab,nese ti je Shka apo Grek ok,por te tjeret mos i ofendo
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kombi mbi fenë! - Faqe 2 Empty Re: Kombi mbi fenë!

Thu 27 Sep 2012 - 0:28
Message reputation : 100% (2 votes)
Dasa e para e punes shoh qe ke edituar postimin e Luanit pa arsye,vetem sepse skishe ti ktheje nje pergjigje ne ato qe pyet..Mos keqperdorni opsionet per interesat e ne favorin tuaj personal, ndryshe kuptohet qe duhet te marr masa e une sipas te drejtes...

Dasa mjafton vec te lexosh se kur jane formuar Kombet ne shek.XIX (19) ,edhe te kuptosh "mencurin" nuk po them budallekun qe ti thua e ku do te dalesh prap........Po C'fare kombesh jane formuar ne shekullin e 19-te e cfare kombi kishte Skenderbeu ne shek. e 15-te e me heret .Ncncncncn Zot jep mend aty ku ska.......Kombi zanafillen e ka shume me te hershme se sa feja........nese do te dish edhe e kam thene, feja Islame eshte me e voneshme per rreth 600 vjet ne krahasim me fene katolike.....edhe katoliket jane me te vonshem se saJahudit......e keshtu ....lexoje historine pak se e kupton Boten me mire.Ne nuk mundemi te jemi indiferent ndaj kombit.
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

Kombi mbi fenë! - Faqe 2 Empty Re: Kombi mbi fenë!

Thu 27 Sep 2012 - 15:11
Arjana shkruajti:Dasa e para e punes shoh qe ke edituar postimin e Luanit pa arsye,vetem sepse skishe ti ktheje nje pergjigje ne ato qe pyet..Mos keqperdorni opsionet per interesat e ne favorin tuaj personal, ndryshe kuptohet qe duhet te marr masa e une sipas te drejtes...

Dasa mjafton vec te lexosh se kur jane formuar Kombet ne shek.XIX (19) ,edhe te kuptosh "mencurin" nuk po them budallekun qe ti thua e ku do te dalesh prap........Po C'fare kombesh jane formuar ne shekullin e 19-te e cfare kombi kishte Skenderbeu ne shek. e 15-te e me heret .Ncncncncn Zot jep mend aty ku ska.......Kombi zanafillen e ka shume me te hershme se sa feja........nese do te dish edhe e kam thene, feja Islame eshte me e voneshme per rreth 600 vjet ne krahasim me fene katolike.....edhe katoliket jane me te vonshem se saJahudit......e keshtu ....lexoje historine pak se e kupton Boten me mire.Ne nuk mundemi te jemi indiferent ndaj kombit.
Arjana mos ja fut kot,nuk e kam editu postimin per tjeter por kishte fjal ofenduse,nese ti don me i lan ofendimet dhe sharjet ne forum ok nuk ka problem,por mos thuaj jeni te pa aft qe nuk po nderhyni.

Tjetra nese ta mer menja se un keqperdori forumin,hiqe ket grad,se nuk luftoj per grada une,e per ndeshkime nuk ma nin hiq mu.
Nuk ju kam nenshtru askujt dhe nuk ju nenshtrona ta keni te qart.

Per kombe e di mir se kur jan kriju por deshta meja perkujtu mir juve.

Per Fen Islame edi mir se sa eshte e vjeter,te mbetet ty me lexu pak me shum se une kam shkruajtur edhe libra rreth ktyre gjerave,kshtuqe ty te vyn me shfletu se une kam shfletu kogja si mir.

Dhe ne fund ty dhe te gjith njerzimit kam materijal me i kthy pergjigjeje,ELHAM PREJ ZOTIT qe kam mundesi,por kur tmu drejtohet dikush me ofendim dhe tjetren an kerkon ndihm,une veq e fus ne balt edhe me shum se jo me shpetu.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kombi mbi fenë! - Faqe 2 Empty Re: Kombi mbi fenë!

Sat 20 Oct 2012 - 12:26
Dasa shkruajti:
Luan_Valikardi shkruajti:
Dasa shkruajti:
Luan_Valikardi shkruajti:
Kujdes ne fjalor mos me shit mend kur nuk ke per veten
Ti djalo,mos i jep shum vetit,merre mete mir,mos mu shit trim mbas PC,nese ke qka me debatu debato,perndryshe kujdes.

Luan_Valikardi shkruajti:
Dasa shkruajti:Nime aka mundesi mem tregu dikush se nuk kam njohuri rreth kesaj

Kur jan formu Kombet dhe cili ka qen kombi i par

Po feja islame kur u krijua mo, m'u pergjigj pak, ne shekullin e 7 pas lindjes se Krishtit???

Po para lindjes se Krishtit (para 2012 vitesh nga sot), kishte Kombe mo, kishte Kombe, Iliret te kujtojne dicka???

Profeti Muhamet e krijoi fene islame per te bashkuar fiset arabe, ti arab je mo, arab je???

Kombet jane krijuar atehere qe kur u bashkua mashkulli me femren, po ty kush ta polli fene mo???

Qe Gjuha Shqipe Verteton Gjurmet e Para te Njerezimit mbi Toke, nuk te ben pershtypje mo, nuk te ben pershtypje???

Pergjigju!

Un meduket kam ber pyetje,ti a nuk kupton,apo nuk don me kuptu..

Dhe ne fund kur don me debatu debato si njeri,ti nuk ke te drejt askujt me i then Arab,nese ti je Shka apo Grek ok,por te tjeret mos i ofendo

...Shiko qe nuk di te pergjigjesh ne pyetjet e shtruara!
Abdulgafuri
Abdulgafuri
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 45
<b>Postime</b> Postime : 1419
<b>Hobi</b> Hobi : futbolli
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kastriot
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/05/2012

Kombi mbi fenë! - Faqe 2 Empty Re: Kombi mbi fenë!

Sat 20 Oct 2012 - 19:42
Ariana shkruajti:
Injoranca gjithmone na e ka zene frymen, injorante gjithmone do te kete, po koheve te fundit jane shtuar, kur lexojme te tilla komente. Vetem dija dhe arsimimi i mirefillte do te na coje perpara, perndryshe do te vije momenti kur do te vritemi si kafshet...

se keni injorance ndaj islamit kete se diskutojme dhe nuk dyshojme fare. komente mbi islamin deri sa te kete njerez ne kete toke do te degjosh. sa i perket kesaj te fundit islami aske nuk e ka lene mrapa por per kundrazi ndikon qe ai edhe me shume te studioj dhe te ec me perpara. une psh jam musliman dhe jetoj ne nje familje muslimane prej tre anetareve te familjes se ngushte dy kemi te kryer fakultet. dhe nese nisemi nga kjo po del qe islami nuk ka qene pengese per ne me u shkollu. por atyre qe islami u pengon dhe e urrejne me shpirt i pengon . personalish per mua feja eshte e para e me te eshte edhe atdheu. jane te lidhura si mishi dhe thoi.
Sponsored content

Kombi mbi fenë! - Faqe 2 Empty Re: Kombi mbi fenë!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi