Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Kompozitori i ‘himneve popullore’ pa emër Empty Kompozitori i ‘himneve popullore’ pa emër

Mon 20 Aug 2012 - 16:27
Kompozitori i ‘himneve popullore’ pa emër Kompozitori-Kol-Susaj-1Kolë Susaj
kompozitor


Shumë prej krijimeve të tij pandehen për këngë popullore. Në fakt janë këngë të këtij 60-vjeçari flokëbardhë, diplomuar në Tiranë në vitin e largët ‘75

Nga Gjon Neçaj

E keni dëgjuar këngën “Shqipëri, o nëna ime”? Me siguri që e keni dëgjuar dhjetëra herë në jetë, por ndoshta e keni menduar si krijim popullor dhe kurrë nuk ju ka shkuar mendja kush e ka kompozuar. Ai quhet Kolë Susaj.
Dhe jo vetëm “Shqipëria...” por edhe disa nga këngët e tjera të tij janë kthyer në hymne jetëgjata popullore. “Bien tupanat”, “Liridona” etj janë preludi i krijimtarisë 40-vjeçare të Kol Susajt, sot 60 vjeç.

Nga Bjeshkët në Tiranë
Kolë Susaj është një emër i lidhur mbi të gjitha me folklorin. Ka lindur mes bjeshkëve dhe vendlindja e ka shenjuar fort identitetin e tij profesional: kompozimet e tij ecin thuajse të gjitha në shtratin e këngëve epiko-lirike të trevave të veriut dhe të Kosovës.
“Kam lindur në Lekbibaj të Tropojës më 10 nëntor 1951. Shkollën e mesme, liceun dhe studimet e larta, Institutin e Arteve, sot Akademia e Arteve i kam mbaruar në Tiranë në vitin 1975. Karriera ime si kompozitor ka qënë dhe mbetet zhanri i këngës popullore” – e përmbledh këtë rrëfim për veten në “Shekulli” kompozitori flokëbardhë.

Sot, kur kthej kokën pas...
Susaj thotë se muzën e e ka gjetur përherë te natyra dhe te historia e zonës. “Trevat tona, - mendon ai, - janë pasuri e pashtershme shpirtërore”.
Në fillimet e veta, Susaj ka punuar në Shtëpinë e Kulturës në vendlindje, pastaj në Pallatin e Kulturës “Dardania” në Bajram Curri si udhëheqës artistik dhe shef muzike.
“Aty nisi krijimtaria ime dhe bashkëpunimi me Gëzim Nikën, Fatmira Breçanin dhe Zef Bekën, - thotë Susaj dhe shton: “Sot kur kthej kokën pas në jetën time, më vjen mirë që kam punuar në fushën e këngës me emra që për mua janë emra të mëdhenj të kësaj fushe”.

Vlerësim bashkëpunëtori
Shumë krijime të tij shpesh herë mund të mendohet se janë krijime popullore. Në fakt kanë firmën e Kolë Susajt. Këngëtari i njohur Gëzim Nika që është interpretues i shumë këngëve të kompozuar nga Kola thotë: “Disa nga këngët e tij do ti quaja perla të folkut shqiptar. Këndohen në çdo cep të botës ku ka shqiptarë. Kënga “Shqipëri, o nëna ime” është thuajse një hymn i mërgimtarëve shqiptarë kudo në botë”.
Gëzim Nikën, vetë Kolën dhe shumë këngëtarë e valltarë të trevës i takuam këto ditë të nxehta gushti të mbledhur bashkë në një festë në Tropojë ku u nderuan disa artistë të zonës, ndërsa Susaj u premiua nga bashkia lokale për 40 vitet e tij në muzikë.
Miqtë e njohin si burrë modest me sens të fortë humori. Në disa nga këngët e tij, (“Ma ka luajt djali kapuçin”, “Plak u bafsha po s’të mora”, etj) kjo premisë e karakterit artistik duket që në titull.

Kulla e shembur e vendlindjes
Kaluam një pasdite me Kolën në hotel “Ermali” në Bajram Curri. Dikur na afrohet
regjizori i RTSH, Llesh Nikolla, dhe diçka bisedon veç me zë të ulët me Kolën. Po kërkonin një makinë për t’u nisur në Lekbibaj. Sekretin e vajtjes atje, më pas na i tregoi
Lleshi. Ai po përgatiste një dokumentuar për Kolën dhe dëshironte të xhironte edhe në vendlindjen e tij. “Më mire vonë se kurrë, thotë populli, - iu ktheva Lleshit, - Kolë Susaj e ka merituar me kohë pak hapësirë mediatike”.
Por të nesërmenm kur e ritakova Kolën, e gjeta të mërzitur. “Të lodhi rruga, - i
thashë. – “Jo, jo. Por kisha vite pa shkelur në vendlindje. Kulla ime ishte shembur. E po kështu shumë kulla të tjera janë braktisur”.


BIO

Emri: Kolë Susaj
Vendlindja: Lekbibaj
Vendbanimi: Tiranë
Ditëlindja: 10.11.1951
Arsimimi: Akademia e Arteve Tiranë
Profesioni: Kompozitor
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi