Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Luan Krasniqi, nga boksier në maratonomak për bamirësi Empty Luan Krasniqi, nga boksier në maratonomak për bamirësi

Mon 20 Aug 2012 - 16:32
Luan Krasniqi, nga boksier në maratonomak për bamirësi Luan%20krasniqiROTTWEIL - Lodhja vërehet në fytyrën e të dyve. Vetëm sa janë kthyer nga stërvitjet, boksieri i suksesshëm Luan Krasniqi dhe eksperti i medicinës bioenergjike Aldo Berti, të cilët kanë bërë së bashku një vrapim në Germansëald. Ata po djersitin. Dy shokët kanë një synim të madh: duam të vrapojnë vitin e ardhshëm së bashku në maratonën e Munihut dhe për një qëllim të mirë. Me projektin e tyre duan të ndihmojnë SOS-Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, duke bërë thirrje për të dhuruar para.

Berti ka pëlqyer idenë, që të vrapojë në maratonë dhe për të mos vrapuar vetëm ai ka ftuar shokun e tij të vjetër, Luan Krasniqi.

"Ne jemi njohur në Hamburg. Të dy rrjedhim nga familje mërgimtarësh dhe kemi arritur që me forcat tona të bëjmë karrierë", thotë Berti për Suedkurier.

Për ish-kampionin e Evropës në peshën e rëndë në boks, Luan Krasniqi, që aktualisht ka 106 kilogramë, maratona është krejt një përvojë tjetër. Por Luani dëshiron që edhe një herë të tregojë aftësitë e tij. E veçanërisht për një qëllim bamirësie.

"Më pëlqejnë SOS-Fshatrat e Fëmijëve. Një organizim fenomenal, që e kam përkrahur edhe në të kaluarën", ka thënë Krasniqi.

Motivimi për ekspertin e boksit në RTL, Krasniqi, është i madh.

"Katër orë vrapim, a do t’ia arrij? Nuk do të më mposhtësh! Nuk do të lejoj që pas gjithë jetës me stërvitje të mposhtem nga një anti-sportist!", i ka thënë me shaka Krasniqi shokut të tij Bertit.

"Prit, ende ka mjaft kohë për t'u përgatitur", ia kthen Berti.

Pesë herë në javë ai vrapon në Germansëald dhe po ashtu bën stërvitje në qendër fitnesi. Që nga maji ai po përgatitet edhe me trajner. Më 2 shtator do të vrapojë një garë dhjetëkilometërshe, që është testi i parë para maratonës së Munihut, e cila mbahet në tetor të vitit të ardhshëm.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi