Share
Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

default 100-vjetori: Flamurtari miqësore me Barcelonën? Vlora na surprizon

prej Thu 23 Aug 2012 - 12:07
100-vjetori: Flamurtari miqësore me Barcelonën? Vlora na surprizon Flamurtari-300x200Vlora po përgatitet me ritme të shpejta për festimin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Por që të sjellë Barcelonën në stadiumin e Flamurtarit, kjo shkon përtej fantazisë së secilit prej nesh. Por ja që mund të ndodhë edhe kështu dhe këtë herë nuk flasim për biseda tryezash por kemi fakte.

Përfaqësues nga ekipi i Barcelonës kanë vizituar Vlorën ditën e mërkurë. Ata kanë parë stadiumin e qytetit si dhe kanë marrë të dhëna rreth ekipit të Flamurtarit. Sipas burimeve të Bashkisë së Vlorës, ekziston mundësia që të zhvillohet një ndeshje miqësore Flamurtari – Barcelona, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.

Përfaqësuesit e ekipit katalanas nuk pranuan t’u përgjigjen interesit të mediave, por pas vizitës në stadium, u takuan me kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.

Nëse do të arrihet të negociohet midis palëve, atëherë në fushën e gjelbër të stadiumit të Flamurtarit do të zbresin gjigandët e futbollit, Messi e Iniesta me shokë të cilët do ta ndezin akoma më shumë atmosferën festive. /alb-observer.com/



Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi