Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Gjenet e shqiptarëve, unike në Ballkan Empty Gjenet e shqiptarëve, unike në Ballkan

Thu 23 Aug 2012 - 21:38
Message reputation : 100% (1 vote)


Gjenet e shqiptarëve, unike në Ballkan Spacer
Gjenet e shqiptarëve, unike në Ballkan Spacer
Gjenet e shqiptarëve, unike në Ballkan 57582Shqiptarët
janë popull shumë i vjetër dhe kanë gjuhë të veçantë. Përgjatë shekujve
kanë ruajtur homogjenitetin. Dallojnë nga sllavët, derisa kanë
ngjashmëri me grekët e para 3 mijë vjetëve. Por, për shkak të
zhvendosjeve, migrimeve e martesave, të dhënat gjenetike tregojnë se
popujt e Europës, kush më shumë e kush më pak, të gjithë janë kushërinj
të largët. Këto janë rezultatet e një studimi të Universitetit të
Kalifornisë për prejardhjen gjenetike.

E gjithë Europa është një
tollovi e madhe gjenetike. Shumica e popujve në kontinentin e vjetër
kanë paraardhës të njëjtë apo të ngjashëm. Këto ngjashmëri janë evidente
së paku përgjatë 1 mijë e 500 vjetëve të fundit. Por, aq sa kanë të
përbashkët, disa prej këtyre popujve duken gjithashtu të ndryshëm. Në
këtë grup duket se bëjnë pjesë shqiptarët.

Prejardhja e tyre
ilire dhe gjuha tërësisht e veçantë nga të tjerët i bën ata goxha
specialë. E në të njëjtën kohë del se ata janë me paraardhës të njëjtë
me popujt e tjerë të rajonit, por para dyndjeve sllave, rreth 3 mijë
vjet më parë.

Peter Ralph dhe Graham Coop janë dy studiues nga
Departamenti për Evolucion, Ekologji dhe Biologjinë e Popullsisë në
Universitetin e Kalifornisë në SHBA.

Ata në korrik të këtij viti
kanë publikuar një studim të quajtur “Gjeografia e fundit e prejardhjes
gjenetike nëpër Europë”. Në të flitet për rajonet dhe popujt e tërë
Europës. Sigurisht, edhe shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës zënë një
vend të veçantë.

“Disa prej nesh e dinë historinë e prejardhjeve
të familjeve tona deri në disa breza. Prandaj, është e lehtë për të
dalë në përfundimin se ne jemi të gjithë kushërinj të largët, të lidhur
me njëri-tjetrin nëpërmjet një rrjeti të gjerë”, thonë në fillim të
punimit shkencor dy autorët amerikanë.

Për këtë arsye, ata
tregojnë se me këtë studim kanë dashur të gjejnë gjenet e përbashkëta të
individëve europianë për të hetuar këto marrëdhënie në distancë kohore
prej 3 mijë vjetësh.

“Këtë e kemi bërë duke kërkuar për praninë e
gjenit të përbashkët të trashëguar nga paraardhësit”, shkruan më tej në
këtë studim.

Sipas studiuesve, në mesin e shumë prej këtyre të
dhënave del se ka individë, të cilët, edhe pse janë në anë të kundërta
të Europës, ndajnë në vete gjene të njëjta të paraardhësve të tyre.

Përveç
kësaj, sipas tyre, ka të dhëna se europianët juglindorë ndajnë një
numër të madh të paraardhësve të përbashkët, të cilët datojnë që para
dyndjes sllave dhe zgjerimit të hunëve.

“Historia e kohëve të
fundit gjenealogjike e popullsisë është një mozaik kompleks i formuar
edhe nga migrimi individual, në shkallë të gjerë lëvizjet e popullsisë
dhe ngjarjet e tjera demografike”, vërejnë studiuesit amerikanë.

Ata
më tej theksojnë se të dhënat e popullsisë nëpërmjet gjeneve mund të
sigurojnë një dritare për të parë gjurmët e prejardhjes së përbashkët
gjenetike.
“Ne e kemi bërë përdorimin e të dhënave gjenetike të 2
mijë e 257 europianëve për të kryer një nga sondazhet e fundit për
prejardhjen gjenealogjike për mbi tre mijë vitet e kaluara në një
shkallë kontinentale”, theksojnë profesorët e këtij universiteti.


tej në këtë studim shkruan se nivelet më të larta të gjeneve të
përbashkëta të të parëve janë gjetur ndërmjet individëve shqipfolës nga
Shqipëria dhe Kosova, të cilët kanë ruajtur vazhdimësinë e tyre për së
paku 2 mijë vitet e fundit.

“Këta individë ndajnë të dhëna të
ngjashme me paraardhësit e popujve të tjerë edhe në Europë që para
dyndjeve sllave”, shkruan më tej në këtë dokument, sipas të cilit kjo
nënkupton se shqiptarët nuk kanë qenë një popullsi e izoluar në një vend
më shumë sesa që ishin një popullsi e vogël.

“Për më tepër,
mostrat tona greke dhe në një masë më të vogël edhe maqedonase ndajnë
një numër shumë më të lartë të gjeneve të të parëve të përbashkët me
shqiptarët sesa me fqinjët e tjerë. Kjo ndoshta për shkak të zgjerimit
të vogël sllav në këto popullsi”, theksojnë autorët.

“Gjuha
shqipe është një gjuhë indoeuropiane, e pangjashme me të tjera dhe
vazhdoi nëpër periudha edhe kur gjuhët fqinje ishin të fuqishme”,
vërejnë studiuesit.

Në faqen 15 të studimit, e cila është e
titulluar - Kush janë shqiptarët?, thuhet se shqiptarët modernë mund të
jenë pasardhës të njerëzve që kanë banuar në pjesën lindore të
Adriatikut dhe në Salenton e sotme (Itali) gjatë periudhës romake.

“Niveli
më i lartë i prejardhjes së përbashkët të identitetit gjendet tek
individët që flasin gjuhën shqipe, që kanë një rritje të prejardhjes së
përbashkët që vjen që nga 1 mijë e 500 vjet më parë. Kjo sugjeron që një
pjesë e rëndësishme e pararendësve të shqiptarëve modernë kanë qenë nga
një grup relativisht koherent dhe i mbledhur popullsie, që ka qenë i
qëndrueshëm për të paktën 1 mijë e 500 vitet e fundit...”, shkruan në
studim.

Pjesë e këtij studimi ishin të dhënat gjenetike të 9 shqiptarëve nga Shqipëria dhe 14 shqiptarëve nga Kosova.
(m.a/express/BalkanWeb)
Gjenet e shqiptarëve, unike në Ballkan Spacer
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi