Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default SOS për të krishterën e vogël e cila rrezikon të pushkatohet në Pakistan!

prej Thu 23 Aug 2012 - 22:10
SOS për të krishterën e vogël e cila rrezikon të pushkatohet në Pakistan! Rimsha-300x225
Amnistia Ndërkombëtare, i bënë thirrje Pakistanit të kujdeset për vajzën e vogël e cila akuzohet se dogji fletë, në të cilat ishte shkruar tekst nga Kurani, si dhe të ndryshojë ligjin i cili parashikon deri dënimin me vdekje për blasfemi!

Rimsha një vajzë e cila mund te jetë nga 10 deri në 16-vjeçe, vuan nga sindromi i trisomisë (Syndrome Down). Ajo citon alb-observer.com, u arrestua të enjten e shkuar në një lagje të varfër të Islamabadit, kur myslimanë të irrituar kërkuan dënimin maksimalë të së miturës!“Kjo çështje tregon “zhbërjen e drejtësisë” në Pakistan dhe rreziqet e mëdha që duhet të përballet dikush nëse akuzohet për blasfemi”, nënvizon Polly Traskot, drejtor i organizatës në Azi.

“Amnistia Ndërkombëtare, është shqetësuar shumë për sigurinë e Rimsha”, shtoi ai duke theksuar se: “në të kaluarën e afërt, u ekzekutuan njerëz të cilët ishin akuzuar për blasfemi”.

Ligji në Pakistan për blasfemi, parashikon deri dhe dënimin me vdekje, për shkelësit e tij. Por të shumtë janë ata të cilët pohojnë se ligji përdoret sipas “mideve”, kjo për të shpëlarë llogarit personale me njerëz të tjerë.Pas reagimeve të shumta, ditën e hënë, presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, i kërkoi një raport të hollësishëm ministrit të brendshëm lidhur me çështjen e vajzës së vogël, lëvizje kjo që u prit me shumë entuziazëm nga Amnistia Ndërkombëtare, pasi qoftë edhe për pak Rimsha do të jetë e sigurt./alb-observer.com/


SOS për të krishterën e vogël e cila rrezikon të pushkatohet në Pakistan! Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi