Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Pogradeci turistik

prej Sun 13 Feb 2011 - 16:26
Qetësi, freski dhe shplodhje. Janë këto elementët bazë që të injektojnë atmosfera dhe peisazhet në Pogradec e rrethina, aty ku liqeni i Ohrit është atraksioni parësor për të kaluar pushimet.

Në brigjet e Ohrit, liqenit më të thellë të gadishullit të Ballkanit, ndër pikat kryesore turistike shtrihen Pogradeci dhe Tushemishti, të cilat janë edhe ndalesat e udhëtimit tonë të radhës.

Në këto dy vende ka rreth 30 hotele, pjesa më e madhe në Pogradec. Në qytet cmimet përgjithësisht për dhoma dyshe lëvizin nga 2000-5000 lekë për natë, përfshirë edhe mëngjesi.

Një pjesë e mirë e tyre janë përgjatë bregut të liqenit. Plazhet janë ranore dhe një cadër me dy shezlonge kushton sipas vendeve, kryesisht nga 200-400 lekë në ato private, ku ofrohen edhe shëtitje me varkë. Të tjera janë të lira.

Sipas banorëve vendas, pushuesit në Pogradec e pranë tij preferojnë të shkojnë kryesisht gjatë fundjavës, c’ka con në mbushje të hoteleve gjatë verës, por shpesh edhe në muajt e ftohtë. Ajo që vlerësohet më shumë është qetësia.

“Na pëlqen këto, vijmë për fundjavë. Koha ishte e mirë dhe vendosëm të vijmë edhe sot”, shprehet një grua që ka ardhur bashkë me familjen.

Restorantet, shumë prej të cilave përgjatë Ohrit, kanë për bazë kryesisht gatime tradicionale, përgjithësisht peshq nga liqeni dhe kryesisht simbolin e këtij liqeni, koranin.

Pas plazhit, kur mbërrin pasditja dhe temperaturat nisin të bien ndjeshëm, shëtitorja pranë liqenit nis të popullohet.

Në krahët e saj shitës ambulantë tregtojnë misra të pjekur, apo prodhime mishi ku nuk mungojnë edhe kërnackat tradicinale.

Ushqime që mund të shijohen duke ecur, apo për ata që duan komoditet, të ulur në lokalet përgjatë shëtitores. Më pas, në orët e mbrëmjes, në qyetet ka lokale dhe restorante ku luhet muzikë live.

Tushemishti, për shkak të afërsisë me qyetin e Pogradecit, afro 6 km, ofron të njëjtat plazhe dhe thuajse të njëjtat cmime si këtu dhe në hotele. Tek këto të fundit, kjo zonë ka edhe suita që kushtojnë 8000 lekë.

Edhe këtu restorantet kanë të njëjtin stil me ato të Pogradecit. Këto zona, përpos qetësisë, pushuesit i vlerësojnë edhe për cmimet më të arsyeshme.

“Më pëlqen tradita e shqiptarëve, që janë njerëz mikëpritës. Uji është pastruar mjaft dhe ka qetësi. Cmimet janë të arsyeshme”, shprehet një vizitor.

Në Tushemisht, pranë doganës, gjendet edhe një kishë e vogel e ndërtuar me gur. Brenda saj kalon një përrua i vogël dhe nga dritarja e saj duket Pogradeci.

Edhe për vendin ku gjëndet, një kishë e bukur po aq sa e lënë pas dore, për të cilën më pak ndoshta do të bëhej shumë.

Në zonat e Pogradecit gjëndet një tjetër vend për t’u vizituar. Një nga pikat më interesante të Pogradecit dhe zonave rreth tij është Driloni.

Këtu ka gjelbërim, ujë, ajër të pastër, panorama të bukura dhe relaksuese. Driloni përgjithësisht vizitohet nga mëngjesi deri në pasdite.

Dikush shëtit, dikush luan. Këtu ka edhe restorante. Përpos pushimit, shumë njetëz vijnë për të shijuar peisazhet. Një mënyrë më e mirë është shëtitja me barkë.

Thuhet se në kontakt me natyrën dhe ajrin e pastër ka më shumë gjasa që trupi të ripërtërihet e mendja të shplodhet. Vendet këtu i ofrojnë


Tch


Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik

prej Sun 13 Feb 2011 - 16:27
Pogradeci më i preferuar për pushuesit

Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik PogradeciNdryshe nga plazhet e jugut Pogradeci këtë vit ka një rritje të numrit të pushuesve. Përveç pamjes atraktive, klimës së freskët, pogradecarët nikoqirë kanë ditur të tërheqin pushuesit falë dhe investimit për sistemimin e ujërave të zeza.
Çmimet në Pogradec janë normale për një zonë turistike.Kam zgjedhur Pogradecin se uji është më i pasur këtë vit. Elbasani zakonisht preferon Pogradecin”, shprehet një pushues.
“Janë edhe njerëz të mrekullueshëm”, shton një tjetër.
Sipas drejtorit të ujësjellës-kanalizimeve, për dy vite me radhë është punuar për realizimin e një projekti gjerman, ndërkohë që synohet që në një tjetër fazë të bëhet dhe pastrimi i algave.
“Në Pogradec është duke u zbatuar një projekt shumë i rëndësishëm për, mbrojtjen e mjedisit të Ohrit dhe në këtë kuadër është bërë rregullimi i derdhjeve të ujrave të zeza në liqen”, deklaron Ilirjan Mimini.
Sezoni veror ka sjellë në qytetin e Pogradecit 50 mijë turistë dhe pritet që në muajin gusht të ketë një shtim të frekuentimit të plazhit buzë liqenit. Keshilla


Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik

prej Sun 13 Feb 2011 - 16:27
Pogradeci,nje shetitje qetesuese per ne fundjave

Sapo ngjitesh ne Qafen e Thanes, befas para syve te shfaqet nje hapesire e kalter e liqenit te Ohrit. Veshtrimi vetiu ndjek valet dhe brigjet pergjate rruges dhe pas pak kilometrash shfaqet qyteti i Pogradecit.

Qyteti i Pogradecit i perket lashtesise dy mije vjecare para eres sone. Dikur qyteti eshte quajtur "Lyhnida " qe do te thote (drite). Pogradeci eshte nje qytet magjik, qytet i turisteve te shumte, i adhuruari i poeteve, i shkrimtareve, i piktoreve. kenaqesia e admiruesve te ujit te embel. Por Pogradeci njihet edhe si qytet i koranit, peshkut te rralle qe gjendet vetem ne kete liqen, i veres artizanale dhe gatimeve tradicionale. E reja dhe e vjetra, moderrnia dhe tradicionalja bashkejetojne prane njera tjetres.

Emri i qytetit te Pogradecit lidhet me historine e krijimit te qytetit. Enkelejte kane qene fis qe kane jetuar brenda mureve te kalase se ndertuar ne maje te kodres prane qytetit, ne pjesen veri-perendimore te qytetit. Dikur qyteti kishte dimensionet e kalase, ku momentalisht gjenden vetem rrenojat. Me rritjen e popullsise dhe mbarimit te lufterave lindi nevoja e zgjerimit. Fillimisht rreze kodres e me vone deri ne ate skaj saqe kalaja e vjeter nuk perbente me qendren e qytetit.

Qyteti i Pogradecit, ndane gjolit te kamotshem, serish ben nje gjume te patrazuar. Ne fakt, jane pak qytete, ku njerezit jane te dhene pas poezise kaq shume si ne kete vend. Edhe pas artit. Pogradeci i sotem i ngjan me shume Pogradecit te filmit "Mengjese Lufte"...sesa nje qyteti te vitit 2009. Jane pak gjera qe punojne tash ne vend, ndersa turizmi shtepiak, nuk me duket se ka ndonje ngritje. Ka filluar qe te lulezoje hoteleria, qe per nga sherbimi le serish per te deshiruar. Gjithsesi, jane te paqme dhe te ngeshem- pogradecaret e diteve tona. Sa i takon turizmit elitar, me mire ta harrosh...Ato pak hotele qe mbajne flamurin e kesaj jane ne pakesim. Qyteti e ka humbur realisht tharmin e bukur, te viteve me pare. Nuk te duhet shume te provosh kete gje. Te mjafton te rrish nje dite-nate. Dhe, krahasimin- pastaj, beje kur kalon pak kilometra dhe mberrin ne Shen Naum: Do te shikosh realisht sesa vlen turizmi shqiptar.

Ne Pogradec, si ne gjithe Shqiperine, ndertohet per te ndertuar, por pa menduar me pare se para se te ndertohet duhet bere rruga, kanalizimet e ujerave te bardha dhe te zeza, kanalizimet e dritave dhe telefonit, trotuaret dhe ne fund ndertesat sipas planit...Por, sot, askush nuk do t"ia dije...

Pozicioni mes Pogradecit dhe Tushemishtit dhe serish afria me nje pike tjeter te kufirit me Maqedonine e ben kete vend te lakmueshem. "Lumi" i Drilonit me gjatesi 600 metra me burime uji te kristalta dhe te ftohta ne rreze te Tushemishtit... eshte nje me te bukurit ne Shqiperi..

I veshur me histori , qytet "palcerisht shqiptar", i futur ne gjirin e maleve si truri ne kafken e njeriut, qyteti e ka te veten bukurine qe te pershfaq ne cdo stine .

Eshte qyteti qe ka te dlire lulen si dhe veren qe shoqeron koranin e famshem, fjalen bujare qe te japin banoret e saj zemer hapur kur te shtrojne tavolinen me buken e qiqres, kulacin e ngrohte apo edhe piperkat me gjize e djathin e forte. Tradicionalisht te lidhur me nje jete mitike, Poradeci eshte qyteti qe pavaresisht c"i kane bere mbetet aristokrat dhe sqimtar brenda tij, sepse te pakten kete te drejte ia ka dhene natyra qe nuk ka kursyer asgje, per te arritur te perkryeren.

Pogradeci eshte nje qender e rendesishme industriale ne Shqiperi. Per t"u permendur jane industria e kromit, e hekurit, e nikelit, e qymyrit, e turizmit (deri ne vitet '90 qyteti pothuajse trefishohej gjate veres), peshkimit, e perpunim drurit, pijeve etj.

Pogradeci ndodhet rreth 130 km larg nga Tirana, kryeqyteti i Shqiperise, 40 km larg nga Korca, 5 km larg nga Tushemishti (pike kalimi kufitar me Maqedonine), 15 km larg Ohrit (qytetit perballe Pogradecit ne anen tjeter te liqenit).

Uji i kalter i liqenit dhe plazhet jane nje nga te vecantat e qytetit te Pogradecit. Shumellojshmeria e tyre i ve pushuesit ne dileme se ku duhet te ndalojne. Eshte nje vije liqenore prej 24 km nga fshati Lin deri ne Tushemisht. Ndersa plazhi i Shkembit te Linit fillon atje tek gadishulli i fshatit Lin, ka ujin e paster si kristal i vendosur ne kembet e nje mali qe sjell papushim fresk karakteristik ne breg dhe nuk e ndjen fare bezdine e vapes. Ka nje guzhine sgare dhe eshte nje nga plazhet e krijuara gjate viteve te fundit, eshte nje mrekulli e natyres dhe frekuentohet shume.

Jane tre plazhe te njepasnjeshem me lokale te shumta luksoze dhe fshatra turistike ku nuk mungojne as pishinat. Kane uje te paster dhe frekuentohen shume nga te ardhurit sidomos nga korcaret. Ashtu si plazhi i Shkembit te Linit jane plazhe shkembore.

Eshte nje nga plazhet ne kembet e kalase se qytetit, i cili frekuentohet kryesisht nga pogradecaret vendas. Eshte rreth 1 km larg qytetit prandaj eshte shume i populluar pasi nuk kerkohet makina per t`e shkuar ne plazh. Edhe ketu uji eshte i paster dhe eshte vazhdimesi e plazhit shkembor.

Eshte plazhi tradicional qe qyteti e ka ne gjirin e tij. Eshte i gjithi plazh ranor por cilesia e ujit nuk eshte ne standardin e plazheve te tjera. Pas mbarimit te kolektorit te ujerave te zeza qe sapo ka filluar dhe mbaron pas 18 muajsh ky plazh popullor qe dikur ka qene shume i mbipopulluar per shkak te distances te aferme me qytetin dhe cilesise se reres do t`i kthehet mbipopullimit si dikur.

Infoal


Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik

prej Sun 13 Feb 2011 - 16:29
Udhëtim në Pogradec

dallgët, sipas poetëve “të pëshpërisin” fjalë të ngrohta dashurie, fjalë që mund të shijohen vetëm këtu, në liqenin e dritës, në vendin e quajtur “parajsë”. Jemi në qytetin e Poradecit dhe Kutelit, ata sot rrinë përballë njëri-tjetrit, buzë liqenit, i pari i ka kënduar 7 herë vendlindjes, ndërsa i dyti i dha krahë fantazisë sepse u ushqye me baladat e Malësisë së Pogradecit.

Sot takojmë bashkëkohësin e tyre, quhet Tomi Mato. 75-vjeçari për të takuar Lasgushin shkon në vendin e shenjtë, aty ku sot gjenden 6 nga 8 sylynjarët. Një vend-hajmali që shumë njerëz do të donin ta kishin me vete.

“Duke njohur shpirtin e Lasgushit jam munduar që me aq sa kam mundur ta përjetësoj lavdinë dhe krenarinë e këtij qyteti”, shprehet Mato.

“Të vërtetat e pathëna të Lasgushit” është libri me kujtime që “theu heshtjen shumëvjeçare” të Matos. Një ndër regjisorët e parë të kastës së vjetër, tani po punon për dy libra të tjerë: “Dëgjoni Mitrush Kutelin” dhe “Pragë, të mora me vehte”.

Ky i fundit do të jetë një “ditar” për kohën e studimeve në Pragë, për vënien në skenë në “gjuhën çeke”, 54 vjet më parë të dramës së Kol Jakovës, “Halili dhe Hajria” në teatrin Desk te Cekisë.

“Një nga kritikët më të mëdhenj, Jiry Hayek, e ka parë këtë vepër në Tiranë dhe në Pragë dhe bëri krahasimin. Mua më kritikoi duke thënë se nuk kisha mundur t’ia përcillja shpirtin malësor aktorëve, por drama ka qenë një sukses i madh”, thekson Tomi Mato.

Pogradeci njihet si qyteti i poetëve dhe piktorëve, dikur i mbyllur me vizitorë elitarë, sot më i hapur se kurrë. Fizionominë e sotme ia ka dhënë një ish-oficer i ushtrisë franceze, në Luftën e Parë Botërore.

Rruga buzë liqenit dhe ajo e Korçës, e projektuar prej tij, krjuan “Pogradecin modern”.

Pas këtyre fasadave të lyera fshihet qyteti i vjetër, ndërsa zbukurimi i tyre është bërë nga “dora” e piktorit Anastas Kostandini. Autor i peizazheve sociale dhe poetike, gati 4 mijë punime ia ka kushtuar qytetit, me gurin e “Sizifit” në kurriz, i mbërthyer herë pas here nga dilemat e mëdha artistike, rrëfehet për qytetin plot ngjyra.

“Kur dita është e bukur, unë e lë studion dhe dal në natyrë. Unë jam rritur dhe jam mësuar me pamjen që dhuron Pogradeci. Për mua është e pamundur të largohem”, thotë Anastas Kostandini.

Është dita e Shën Harallambit, kremtohet 40 ditë pas ujit të bekuar.

Është mesha e mëngjesit që po mbahet në Kishën e Vjetër, e njohur si Kisha e Shën Mërisë, në lagjen e të krishterëve, po aq e vjetër sa vetë ngulmimet në këtë qytet.

Ikonostasi, me disa pasaktësira kanunore, është realizuar nga vëllezërit Basho.

“Duke studiuar ikonostaset e traditës, si ato të Shën Kollit në Voskopojë dhe të Vithkuqit, veç vizatimeve tona huazuam edhe disa vizatime të tjera për të treguar që kjo ishte një vazhdimësi e prodhimit të ikonostasëve shqiptarë”, shpjegon Ilir Basho.

Quhet Dhimitër Pojanaku, është poet i gjeneratës së re që ju imponua lexuesit me vargun e kulluar, edhe pse i lindur pranë liqenit, më shumë i ka kënduar “detit”. Me profesion gjykatës pjesën më të madhe të jetës ia ka kushtuar poezisë.

“Ajo që më pëlqen nga Pogradeci dhe që nuk kam dashur ta braktis është se ky qytet nuk më njeh për gjykatës, por më njeh si poet dhe kjo është diçka që të frymëzon për të krijuar sërish”, tregon Pojanaku.

Ky ishte Pogradeci në stinën e dimrit që e lëmë pas me vargjet e Poradecit:

”Shpirti im që sot u mbyll; Dhe gëzimin ma përzuri; Nëpër mal e nëpër pyll; Zu dëbora prej qëkuri”./tch
Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik Pogradec1Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik Pogradec2Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik Pogradec3


Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Pogradeci

prej Wed 20 Apr 2011 - 17:58
Nje qytet i mbrekullueshem, ku nuk te mungojne asnjehere ngjyrat e te gjitha stineve. Ku ka fush, kodera, e male, dhe liqenin me pulbardhat, dhe mjelmat e bardha qe duken si varse diamanti rrez malit te thate, qe shpesh here edhe gjat veres qendron i stolisur me pak debore. Per mos harruar kuzhinen e pasur qe e ben akoma me speciale gatimi i Koranit, qe ka qene e do mbetet nje tradit Pogradecare, gjithashtu dhe aromen e veres, dhe te mushtit qe nuk mungon pothuajse ne cdo familje. Mbi te gjitha eshte nje qytet qe e ka mundesin e zhvillimit akoma me te madh te turizmit ne Shqiperi, eshte qytet i dy doganave, qe i japin mundesin e zvillimit ekonomik e te turizmit me shume. Nuk mund ta harroj bukurin e debores anes xholit uje kulluar qe duket si vello e bardh e pa shkelur nga kalimtaret. Mund te them me goje plot se eshte nje nder qytetet me xhiron me te bukur natyrore te 1Majit.


Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik 6ds9w0
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik

prej Thu 17 Nov 2011 - 17:27
Historia

Emri i qytetit të Pogradecit lidhet me historinë e krijimit të qytetit. Enkelejtë kanë qenë fis që kanë jetuar brenda mureve të kalasë së ndërtuar në majë të kodrës pranë qytetit, në pjesën veri-perëndimore të qytetit. Dikur qyteti kishte dimensionet e kalasë, ku momentalisht gjenden vetëm rrënojat. Me rritjen e popullsisë dhe mbarimit të luftërave lindi nevoja e zgjerimit. Fillimisht rrëzë kodrës e më vonë deri në atë skaj saqë kalaja e vjetër nuk përbënte më qendrën e qytetit. Pogradeci ka një histori të lashtë dhe dokumente të shumta kulturore, gjeologjike dhe natyrore. Gërmimet arkeologjike në kodrën mbi qytet kanë zbuluar një vendbanim Ilir të shekullit V para Krishtit, që i përket fiseve të lashta Dasaret dhe mbase Enkelejve. Gjatë shekujve në vazhdim njerëzit e fshatit zbritën poshtë në rrëzë të kodrës dhe krijuan qytetin e Pogradecit, përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit. Zbulimet arkeologjike, që konfirmojnë popullimin në këtë rajon, datojnë nga Periudha Neolitike (6000vj.P.K.), me popullsi dhe ndërtime në rritje gjatë periudhave të Bakrit, Broncit dhe Hekurit. 24 monumente natyre dhe 36 monumente të kulturës janë zyrtarisht të dokumentuara. Disa nga monumentet më interesante janë:• Rrënojat e një vendbanimi Ilir dhe një kishë Kristiane me mozaikë shumëngjyrësh janë gjetur në fshatin piktoresk të Linit i cili ndodhet në brigjet e Liqenit të Ohrit.• Fshati i Selcës së sipërme i populluar që nga shekulli VI p.k. , kërkonte të bashkohej në betejat e Alexandrit të Madh. Pesë varre të lashtë monumentalë me hyrje të gdhendura tregojnë famën e qytetit të fuqishëm antik të Pelionit, ku ka jetuar mbreti ilir, Klit.• Rruga Romake Via Egnatia kalon përmes rajonit, nga Ohri, përgjatë fshatrave të Mokrës dhe mbaron në detin Adriatik në Durrës. Ura e Golikut (shek. XVII) ndërtuar mbi Lumin Shkumbin është gjurmë e kësaj rruge të vjetër romake.• Burime të shumta ujore përfshi Burimet e Drilonit ku uji i pastër dhe i kristaltë rrjedh në Lumin Drilon dhe më pas në liqen.• Shpella të shenjta dhe një kishë ndodhen pranë Qaf-Thanës dhe kufirit me Maqedoninë. Pikturat e bëra nga heremitët në mesjetë mund të shihen në kishë dhe në muret e shpellës.Në Gadishullin e Linit mozaikët që datojnë shekullin e VI – VII të magjepsin me bukurinë e tyre, por gojëdhëna për perandorin Justinian të Bizantit të shekullit të VI është shumë joshëse. Gojëdhëna thotë: Justiniani, perandori me origjinë ilire, në një moment kritik ka fshehur në brigjet e Liqenit të Ohrit në afërsi me Gadishullin e Linit një pjesë të rëndësishme të thesarit të perandorisë bizantine. Kjo gojëdhënë ka katërmbëdhjetë shekuj që vjen deri në ditët e sotme.• Rrënojat e kalasë të shekullit IV në kodrën mbi Pogradec kanë disa formacione interesante me mure të parregullt gurësh. Që nga kalaja e vjetër, liqeni dhe pamjet e maleve janë të mrekullueshme, si është dhe pamja e formacionit shkëmbor Guri i Kamjes. Kalaja e Pogradecit është e vendosur në majën e kodrës, në pjesën perëndimore të qytetit të Pogradecit, me lartësi 205 m mbi nivelin e liqenit të Ohrit. Ka filluar të banohej që në shek. V para Krishtit, ndërsa në shek. IV para Krishtit u pajis me mure mbrojtëse. Ka pasur një vjetërsi banimi prej 1400 vjetësh, duke qenë një kala iliro - shqiptare e hershme.Eksploro Pogradecin, një rajon me histori të pasur dhe shumë vendbanime të hershme arkeologjike, të cilat j`u presin t`i zbuloni!Invadimi avaro-sllav në shekullin e VII-VIII dhe sidomos perandoria Bullgare në shekujt XI-XII ndryshoi mënyrën e jetës në këtë zona nga ajo "polis" (jetohej brenda mureve të kalave) në atë sedentare fushore duke formuar vendbanime me toponimi sllave. Kjo ka lëne gjurme në gjuhën dhe kulturën tonë. Pogradeci do të shkruhej "Pogda grada", që do të thotë "nën qytet". Tashmë qyteti i ri shtrihej nën kalanë e vjetër ilire që është Kalaja e Pogradecit.


Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik

prej Sun 26 Aug 2012 - 21:38
Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik Pogradec-pushuesit-300x225Stina e nxehtë e verës është në ditët e fundit të saj, ndërsa pushuesit janë duke u përpjekur ta shfrytëzojnë atë maksimalisht. Qyteti i Pogradecit dhe bregu i liqenit të Ohrit mbeten një destinacion i rëndësishëm turistik në vend, ku dhe numri i pushuesve në të është mjaft i lartë.
Deri në këto momente sipas të dhënave që vijnë nga bashkia e Pogradecit mësohet se janë regjistruar plot 150 mijë net qëndrimi të pushuesve dhe më shumë se 300 mijë të tillë kanë qëndruar qoftë dhe për disa orë në këtë qytet. Natyra e bukur, liqeni i veçantë, rëra e pastër dhe gjithçka tjetër të bëjnë të kalosh qoftë dhe disa orë relaksi në Pogradec. Pushuesit shprehen të kënaqur për kushtet që kanë gjetur buzë bregut të liqenit i cili disa kohë më parë ka qënë i mbushur nga mbetje të shumta.
Vëmendje i është kushtuar në mënyrë të veçantë pastërtisë së bregut dhe të qytetit padyshim, ndërkohë që kjo ka sjellë dhe rritjen e numrit të pushuesve vendas dhe të huaj në të.
Në mikrofonin e “Ora News” pushuesit janë shprehur të kënaqur për kushtet në këtë qytet, ndonëse ditët e fundit të këtij sezoni, ka patur ndërprerje drastike të energjisë elektrike deri në 5 apo 6 orë në ditë.keshilla.net


Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 42
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

default Re: Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik

prej Sun 26 Aug 2012 - 21:39
eh sa do me pelqente te shkoja ne pogradec te ndonje shtepi stern


Pra, mallkue njai bir Shqyptari,                                                 Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik 1911676_1468334666723430_821038500_n                                                  
                      qe këtë gjuhë të Perëndis',                
                      trashigim, që na la i Pari,        
                       trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik

prej Sun 26 Aug 2012 - 21:42
Në mikrofonin e “Ora News” pushuesit janë shprehur të kënaqur për kushtet në këtë qytet, ndonëse ditët e fundit të këtij sezoni, ka patur ndërprerje drastike të energjisë elektrike deri në 5 apo 6 orë në ditë.

E lexove kete te fundit mo Visi,ju andej nga Durresi kshu e ju apo?


Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 42
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

default Re: Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik

prej Sun 26 Aug 2012 - 21:58
Ariana shkruajti:
Në mikrofonin e “Ora News” pushuesit janë shprehur të kënaqur për kushtet në këtë qytet, ndonëse ditët e fundit të këtij sezoni, ka patur ndërprerje drastike të energjisë elektrike deri në 5 apo 6 orë në ditë.

E lexove kete te fundit mo Visi,ju andej nga Durresi kshu e ju apo?
he mmoj zemer se 5 ose 6 ore thane sjane shume grrrr


Pra, mallkue njai bir Shqyptari,                                                 Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik 1911676_1468334666723430_821038500_n                                                  
                      qe këtë gjuhë të Perëndis',                
                      trashigim, që na la i Pari,        
                       trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik

prej Sun 26 Aug 2012 - 22:02
lot Me thoni tani pse duhet te bej turizem atje une,ja mire eshte vendi im e kuptoj por paret e mia ku shkojne,,,,kete dua te di une? eee


Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 42
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

default Re: Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik

prej Sun 26 Aug 2012 - 22:03
Ariana shkruajti: lot Me thoni tani pse duhet te bej turizem atje une,ja mire eshte vendi im e kuptoj por paret e mia ku shkojne,,,,kete dua te di une? eee
paret e tua ti vjedhin xhepistat grrrr


Pra, mallkue njai bir Shqyptari,                                                 Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik 1911676_1468334666723430_821038500_n                                                  
                      qe këtë gjuhë të Perëndis',                
                      trashigim, që na la i Pari,        
                       trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik

prej Sun 26 Aug 2012 - 22:09
E kur s'vete direkt te thone anti me pas kkk Mire qe kane pastruar liqenin ja gjysma e ekonomise se emigranteve ku shkoi (supozojme)Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik 721253 gjysmen tjeter s'kan gjet per cfare ti shpenzojne se si duket i paskan rregullu me kohe,e kshu me te drejte i marrin xhepistat Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik 2585209286


Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 42
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

default Re: Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik

prej Sun 26 Aug 2012 - 22:18
Ariana shkruajti:E kur s'vete direkt te thone anti me pas kkk Mire qe kane pastruar liqenin ja gjysma e ekonomise se emigranteve ku shkoi (supozojme)Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik 721253 gjysmen tjeter s'kan gjet per cfare ti shpenzojne se si duket i paskan rregullu me kohe,e kshu me te drejte i marrin xhepistat Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik 2585209286
une nuk them per vete Merzitur


Pra, mallkue njai bir Shqyptari,                                                 Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik 1911676_1468334666723430_821038500_n                                                  
                      qe këtë gjuhë të Perëndis',                
                      trashigim, që na la i Pari,        
                       trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

default Re: Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik

prej Sun 26 Aug 2012 - 22:30
sa e lexova temen ma mori mendja qe do e kishte hapur ana si teme .
Une kam qene ne Pogradec shume here dhe me ka pelqyer shume


Arti nuk mësohet, se në art nuk ka mësues.
Fantazia e artistit është realitet më i bukur se realiteti i rëndomtë.
Te puthësh në errësirë, të flesh në diell,të hash në qetësi,ja tri budallallëqe.

Life is to short so....KISS slowly,LAUGH insanely,LOVE truly and FORGIVE quickly...
Love doesn't need to be perfect...It just need to be true...
Happiness is a journey...not a destination....
I love it when you hug me ...It's the best feeling in the world..
Hearts will never be practical until they are made unbreakable...
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

default Re: Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik

prej Fri 16 Nov 2012 - 13:43
"Pogradeci turistik"
me
"Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik"

temat u bashkun


*Gabojme gjithmone . Gabojme nga inati . Gabojme per te mesuar . Mesojme qe te mos perserisim kurre disa gabi me!!!
*E αdmiroj zemren time,shume here eshte plαgosur ngα dαshuria dhe miqesiα,por prαpe kα forcen te rrαhe fort!!!
*Ajo qe te tjert menojne per ty, nuk te perket!!!
*Mos krahaso jeten tane me te tjerve, sepse nuk e ke iden se si asht udhetimi tyne!!!
*Buzeqesh, sepse nuk i ke te tana hallet e botes mbi veten tane!!!

Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik N
Sponsored content

default Re: Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi