Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Prinderit e bute dhe femijet e perkedhelur Empty Prinderit e bute dhe femijet e perkedhelur

Mon 27 Aug 2012 - 2:10
Prinderit e bute dhe femijet e perkedhelur Babi-femijaPrinderit dhe femijet kane ndryshuar. Ka nje shtim te tepert te numrit te femijeve te perkedhelur si pasoje e prinderve te bute qe plotesojne cdo deshire te tyre.

Pse faji bie mbi vete prinderit? Cfare duhet te bejne ata qe te rrisin femije te shendetshem per t’u perballur me jeten? Sindroma e femijeve tekanjoze dhe menyra per t’i disiplinuar.
Jo te gjithe femijet sillen ne menyre perfekte. Ka shume prej tyre qe dallojne per kokfortesine si dhe te qenurit te perkedhelur. Ka nje kufij qe nje femije mund ta kaperceje dhe per fat te mire prinderit mund t’I ndalojne, nese jane ne dijeni te ketij kufiri. Eshte me mire te mesosh per prinderimin e pagabueshem qe para lindjes se femijes, por nese e mesoni me vonese te pakten jeni perpjekur. Te dish se si te jesh nje prind i mire duhet te njohesh fillimisht parametrat e nje prindi te “keq”. Femijet e perkedhelur zakonisht vijne nga familje ku prinderit jane shume te bute. Cdo te thote te jesh nje prind i bute? Nese toleron cdo gabim te femijes tuaj, edhe kur ai shkel rregullat me minimale atehere do te thote qe ju po i jepni shume krahe. Sapo e keni lejuar kete gje, kjo e ka forcuar se tepermi egon e tij per te qene egoist ne situata te ndryshme. Qe pas moshes dy vjece nje femije i tille do dije t’i manipuloje prinderit e tij sidomos kur ata jane te bute. Ne kohet moderne duket se fenomeni ka ndryshuar duke i dhene shkas rritjes se numrit te femijeve te llastuar e atyre te perkedhelur fale perkujdesjes dhe tolerances qe kane prinderit ndaj tyre. Nje prind modern ploteson cdo deshire te femijes se tij, duke i lene ne dore timonin e kontrollit te situates. Femijet kane ndryshuar dhe kjo vjen si pasoje e prinderve te cilet e justifikojne tolerancen e tyre si pasoje e nje femijerie te veshtire. Atehere kur deshirat e tyre qofte dhe ato minimale nuk plotesoheshin. Po sot cfare ndodh? Ne nje realitet ku femijet dominojne dhe prinderve u duhet te degjojne e plotesojne vetem teka. Ata duan qe femijet e tyre te kene ate qe nuk kane patur vete Nje nga arsyet se pse prinderit I perkedhelin femijet e tyre eshte se duan t’i plotesojne atyre cdo deshire. Kryesisht fillojne me deshirat dhe gjera te cilat nuk kane mundur t’i kene vete ne femijerine e tyre. Prinderit jane rritur ndoshta ne kushte jo te mira, ku plotesimet e deshirave dhe tekave mund te kene qene gjerat e fundit qe familja e tyre mendonte. Te afermit apo vecanerisht prinderit nuk kane pasur aq te ardhura per t’I plotesuar atyre cdo deshire. Keshtu prinderit e diteve te sotme, e koheve moderne duan qe femijet e tyre te kene gjithcka qe ata nuk kane mundur te kene!

Femijet duhet te jene njesoj si te tjeret
Prinderit shpesh u plotesojne femijeve deshirat sepse shohin femijet e tjere jane te plotesuar. Ata nuk duan qe femijet e tyre te ndihen inferior karshi femijeve qe kane lodra apo rroba te shtrenjta, vetem per faktin se duhet te ndihen ne te njejtin nivel. Femijet e tyre, ne asnje menyre nuk duhet te lihen te vecuar, nderkohe qe shoket e tyre kane gjera qe ata nuk mund t’i kene. “Dua qe femijet te kene shume eksperienca” Nese do te krahasonim femijet e sotem me ata te dikurshem shohim se mes dy paleve ka shume ndryshime. Nje prej me te rendesishmeve fillon ne menyren e tyre te jeteses, si dhe eksperiencat jetesore te cilat fillojne qe ne vegjeli. Shpesh jane prinderit ata qe duan t’u induktojne femijeve deshiren per te ecur perpara edhe ne moshe fare te vogel. Ata shprehen se femijet duhet te kene nje jete me shume eksperienca ndaj dhe duhet te frekuentojne kurse danci, basketbolli, futbolli, pikture, apo gjuhesh te huaja. Duke bere shume aktivitete dhe duke iu plotesuar shume kerkesa, qofte dhe ne lidhje me eksperienca te vlefshme jetesore femijet perkedhelen.

Femijet nuk kane pse te vuajne
Prinderit jane te paret ata qe mendojne se femijet e tyre nuk duhet te ndiejne pergjegjesine apo barren e borxheve si dhe ceshtjeve financiare. Jane vete ata te cilet i mesojne duke i dhene para ne menyre te vazhdueshme per te paguar taksa shkolle, edhe ne moshe te rritur kur ata mund te jene ne gjendje per te punuar. Duke qene gjithmone prane kerkesave te tyre financiare i bejne ata dembele ne menyren e te konceptuarit te punes. Gjithcka vjen e gatshme dhe e mireqene per “femijet e rritur”.

Eshte e veshtire t’u japesh gjithcka
“Me duhet te luftoj me veten time per te mos i dhene gjithcka vajzes sime te vogel- shprehet Ana e cila duhet te perballet me cdo deshire te femijes teksa dalin qofte dhe per shetitje. Dua t’i shoh femijet e lumtur pasi perjeton nje ndjenje shume te bukur kur shikon se si fytyra e femijes shkelqen nga gezimi kur merr dicka te re. Por nuk eshte aq e thjeshte te presesh pritshmerite e tyre per cfare ata duan. Keshtu femijet llastohen, perkedhelen nese procesi i plotesimit te kerkesave vazhdon dhe cdo pritshmeri e tyre realizohet. Ata nuk mesojne te vleresojne gjerat qe kane dhe duan gjithmone dicka te re. Ndershmeria eshte politika me e mire! Bejani te ditur femijes qe nuk mund te perballoni dot gjithcka. Kjo eshte normale, nese ai vihet ne dijeni te situates reale te kushteve financiare. Do te ishte me e drejte dhe ata do perpiqeshin te ndergjegjesoheshin. Mund te ndodhe qe atyre te mos u pelqeje fakti, mund te merziten por keto do te jene reagimet e para. Me pas do te kuptonin se si financat tuaja do te jene ne gjendje te mire dhe po ashtu dhe karakteri i femijes tuaj! Me vone atyre do t’u duhet te kujdesen per veten e tyre, si nje rruge “e vetme” per t’u perballur me jeten dhe deshirat e tyre. Si mund t’ia dalin nese ata jane mesuar te kene cdo gje gati dhe gjithcka eshte ne dispozicionin e tyre? Por ne fund cdo prind eshte i lenduar nese nje femije eshte i perkedhelur. Familja e tij por dhe vete ai. Nje femije i perkedhelur nuk eshte i pergatitur per perballjen me boten. Do i duhet te perballet me moshataret e tij, apo me te rriturit per gjithe jeten. Ja disa keshilla per prinderit se si duhet ti disiplinojne femijet e tyre:

Kujto se te qash eshte OK
Ashtu sikurse nje i sapolindur qan dhe ky fakt perben nje mrekulli, ashtu dhe nje femije kur te rritet do te qaje serish dhe me arsye. Eshte me se normale. Mos u perpiqni ta qetesoni ate vazhdimisht me ndonje cokollate apo loder. Nese femija juaj prej qarjeve apo zemerimeve te castit merr me shume vemendje apo kujdes, do te ndihet mire e keshtu do te vazhdoje te ankohet.

Lereni te luftoje
Nese femija juaj qofte i vogel apo adoleshent po kalon nje periudhe disi te veshtire nuk eshte domosdoshmerisht e nevojshme qe ju ta shpetoni prej “rrezikut”. Eshte jetesore mbi te gjitha, qe ai te mesoje ne nje moshe te re se si te perballet ne jete me situatat stresuese. Nese nuk mesohet, si do te perballet me jeten si nje i rritur? Do te ndihet teresisht i papergatitur. Gjithashtu ju nuk duhet t’i mbivleresoni ata pasi keshtu ai krijon nje superego e cila mund te behet barriere per shume perballje ne jeten e tij. Ajo qe deshiron nje prind ne thelb eshte te jete nje mbeshtetes i mire per femijen e tij, por nga ana tjeter nuk do donte te rriste nje femije “enderrimtar” dhe gjithmone te perkedhelur.
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Prinderit e bute dhe femijet e perkedhelur Empty Re: Prinderit e bute dhe femijet e perkedhelur

Mon 27 Aug 2012 - 11:04
Eh cna kujtuat veten me kete teme kam qe ne gjithmone nje vajze e perkedhelur .........drita e syve te prinderve po ashtu edhe e vellait ...te perkedhelesh ndihesh mire e sidomos kur je femije e ndjen veetn si te vecante...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi