Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si do të ngjajnë bibliotekat dhe raftet e librave pas dhjetë vitesh? Empty Si do të ngjajnë bibliotekat dhe raftet e librave pas dhjetë vitesh?

Mon 27 Aug 2012 - 13:13
Si do të ngjajnë bibliotekat dhe raftet e librave pas dhjetë vitesh? IMG_2567_rr-283x300Librari online që të ofrojnë librat e dëshiruar kundrejt një pagese me kartë krediti, faqe virtuale, revista shkencore që publikohen online apo edhe motorë kërkimi si Google apo Yahoo. Për kohë studimi apo relaksi, ata rrëfejnë vetë…Mënyra sesi njerëzit lexojnë, ka ndryshuar. Të shkuara duken ato ditë kur duhet të zgjidhje mes gazetave, revistave e librave. Të shkuara duken edhe ato ditët ku studentët strukeshin në biblioteka me orë e orë të tëra apo mbylleshin në dhomat e gjumit në kohë sezoni provimesh me libra të hapërdara në shtrat dhe fletore ku mbaheshin shënime mbi pikat kryesore. Tani është radha e librave dhe studimit elektronik. Rafte virtuale librash dhe studim që bëhet jo me të kthyer të faqes, por vetëm me një klik.

Gjatë një seminari, shkrimit të një eseje apo punimit të diplomës, informacioni i shtypur në letër shpesh është i pamjaftueshëm. Në përpjekje të performancave sa më të larta, studentët mësyjnë në faqe online në kërkim të informacioneve shtesë. Librari online që të ofrojnë librat e profilit të dëshiruar kundrejt një pagese me kartë krediti, faqe virtuale ku mund të gjesh copëza informacioni, revista shkencore që publikohen online apo edhe motorë kërkimi si Google apo Wikipedia.org…Interneti tashmë nuk është thjesht çështje teknologjie, porse leximi dhe shkrimi.

Universitetet, veç bibliotekave klasike tashmë sigurojnë për studentët edhe burime virtuale. Universiteti Europian i Tiranës për shembull, krahas bibliotekës

me një sipërfaqe prej rreth 300 m2, me 120 vende leximi për studentët dhe një fond librash prej 20 mijë titujsh, ka mundësuar për studentët edhe bibliotekat online, në të cilat Universiteti është abonuar si Questia dhe JStore.

Sa dhe si i përdorin burimet online vetë studentët shqiptarë?

Arsyet janë nga më të ndryshmet; nga thellimi i dijeve dhe kultura e përgjithshme tek mungesa e librave universitarë të përkthyer në shqip, për kohë studimi apo relaksi, ata rrëfejnë vetë…

Fryte online

Ndërsa i ka vizituar thuajse të gjitha libraritë dhe ka rrëmuar në çdo raft biblioteke për të gjetur atë librin që ka dëgjuar të flitet shpesh këto kohët e fundit, nuk i mbetet veçse të zhytet në motorin e kërkimit virtual, i cili e drejton bash tek ajo librari online që ia ofron librin e dëshiruar. Kështu vepron Gresa Hasa, studente e Shkencave Politike në Universitetin Europian të Tiranës, sa herë që e ka të vështirë t’i gjejë në kopje fizike librat e saj të preferuar. “Jam përdoruese e rregullt e librave online, të cilët vështirë të gjenden nëpër bibliotekat e shkollave apo libraritë e Tiranës. Ndaj librat e porositur në Amazonë apo Ebay duken si të jesh pranë bibliotekave botërore”.

Kur të shpëton interneti

Profili i saj i studimit ia ka bërë thuajse të detyrueshme anëtarësimin në libraritë online “me edhe pa pagese”, tregon Marinela Seitaj, e cila sapo është diplomuar në degën Financë Bankë në UET. Në pjesën më të mirë i është dashur të njihet më mirë me një fenomen apo koncept të caktuar. Pasurimi i literaturës së eseve që gjithmonë janë pjesë e vlerësimit të një lënde më ka shtyrë të jem pjesë aktive e librarive online. Për punimin e diplomës e kisha domosdoshmëri sepse këtu është e vështirë të gjesh informacione të sakta”. Tregon se ka përdorur shpesh amazon.com për gjetjen e literaturës, por edhe shumë të tjera të pasura me informacion ekonomik. Ajo mbetet patriote e leximit klasik, qoftë edhe për kohën e lirë, por kur duhet të përfundojë një detyrë, “na shpëton interneti”.

Libra for free

Iliola Stana është studente e gazetarisë në Universitetin e Tiranës dhe për shkak të profesionit që ka zgjedhur, e përdor thuajse gjithmonë leximin online, ama bën zgjedhje të zgjuar; pret oferta ku mund të shkarkohen free. “Mendoj se është mjet i domosdoshëm leximi, pavarësisht nga portalet e shumta që të çojnë nga një temë në tjetrën në mënyrë të shpërndarë, është ndihmës shumë i madh i njeriut sot”, – është e mendimit ajo.

Relaks online

Brenton Kotorri, student i degës Marrëdhënie Ndërkombëtare, është një simpatizant i internetit dhe përsiatet me orë e orë të tëra në faqet online. Tematikat për të cilat shfleton janë të shumta, nga filozofia te politika, e nga religjione te psikologjia. “Është relaks për mua”, – tregon ai ndërsa shton se në shumë raste gjatë studimeve e kanë ndihmuar shumë.

Si ka ndryshuar leximi online

Rrjetet sociale janë shumë të rëndësishme për gjetje artikujsh dhe lajmesh.

Shumë njerëz konsumojnë lajme përmes rrjeteve më të përdorshme online, si Facebook Twitter apo Google+. Jo vetëm që lexojmë, por edhe diskutojmë më shumë përmes platformave të ndryshme. Shumë kompani mediatike janë lidhur me Facebook dhe me një klik gjendesh në web-in e tyre.
Burimi: mapo
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi