Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

default Elementi i domosdoshëm kombëtar - Gjuha

prej Mon 27 Aug 2012 - 23:59
Message reputation : 100% (1 vote)
Mundimet nëpër shekuj për riparime dhe ndërtime

Ndër shekuj shqiptarët kishin mbetur të paarsimuar dhe të painformuar në shkencë, kulturë, histori, ekonomi e sfera të tjera të jetës. Nuk kishin shtet, nuk iu lejohej edhe arsimimi në gjuhën amtare.
Shkurt, deri në dhjetëvjetëshin e parë të shek. XX, komunikimi masiv ishte i mangët në mes tyre, në radhë të parë, për mungesë të një alfabeti dhe një gjuhe të përbashkët. Kështu shqiptarët trajtoheshin si grupe etnike me epitete të ndryshme, gati edhe me krahasime kafshësh (sidomos për opinionin e disa fqinjëve tanë).
Nacionalistët shqiptarë të Rilindjes Kombëtare e kishin moto bashkimin e të gjitha trojeve që, ndryshe i quajmë me emrin “Shqipëria Etnike”. Ky veprim ishte i vështirë në kushte analfabetizmi e primitivizmi dhe të një ngecje të tërësishme sociale.
Pa një shtet që do të zbatoheshin rregulla dhe mbrohej edhe gjuha me ligj vendor. Për këtë qëllim rilindësit u zotuan të bëjnë një alfabet të përbashkët, por edhe një gjuhë të unifikuar, në kushte të jashtëzakonshme. Dhe, jo sa persona që kishin krye ndonjë shkollë në gjuhë të huaja, kishin një alfabet të vetin dhe flisnin në një gjuhë të huaj apo me një gjuhë të përzier.

Këto nisma te shqiptarët ishin të hershme, po më seriozisht e më intensivisht u zhvilluan në mbarim të shekullit të XIX, duke vijuar në shek. XX e deri në ditët e sotme. Pra, në dhjetëvjetëshin e fundit të shek. XIX, dhe fillimin e atij XX, me botimin më të dendur të literaturës së autorëve shqiptarë, sidomos publikimi i disa revistave dhe gazetave të njohura tashmë. Si ato jashtë trojeve të shqiptarëve: “Albania”, në Bruksel e Londër; “Drita” në Sofje; “La Natione Albanese” e “Nuova Albania” në Itali; “Shqipëria” në Rumani, por edhe fletë tjera të shqiptarëve të organizuar nëpër botë, filloi një punë e dukshme për çështje të fushave të ndryshme kombëtare.

Problem në vete ishte, krahas alfabetit edhe pastrimi, pasurimi dhe ndërtimi i një gjuhe të përbashkët shqipe. Iniciativat ishin shume sensibilizuese dhe nxitëse. Të gjitha këto gazeta e revista, veç tjerash, ishin të përkushtuara për alfabetin dhe gjuhën shqipe. Ndër to shquhej “Albania” e Konicës. Cilësinë e kësaj reviste e kishin pranuar edhe albanologët e huaj, si: H. Pedersen, Majer, Jokli, Legrand, por edhe gjuhëtarë e intelektualë të tjerë.

Edhe intelektualët e pjesës veriore, rrethinës dhe nga vetë Shkodra, ishin mjaft të preokupuar dhe pa ndërprerë punonin për këtë çështje. Ishin të përgatitur shkrimtarë e publicistë, sikur edhe vetë intelektuali, publicisti, poligloti e drejtori i revistës “Albania”, Faik Konica. Ai i njihte shumë mirë dy dialektet shqiptare, Gegërishten e Toskërishten. Që në numrat e parë të revistës që ai e udhëhoqi, veç të tjerave, ishin të ndara edhe rubrikat: “Çështja e abesë” dhe “Gjuhë e letërsi shqipe”. Drejtori i kësaj reviste ishte vetë nxitës dhe promotor për këto çështje si të domosdoshme, krahas luftës për çlirimin kombëtar edhe ai në fillim ishte shumë skeptik, se do të kishte mundësi që shqiptarët ta lexonin organin që do ta publikonte. Shkaku ishte ngase nuk kishin një alfabet të përbashkët , por edhe të folmet (gjuha) ishin të ndryshme, sipas provincave në vilajetet e skajet tjera të Shqipërisë Etnike në Perandorinë Otomane.

Shqipen e konsideronin si gjuhë të vjetruar

Kishte në mes të shqiptarëve grupe që mendonin se, shqipja është gjuhë e pa vlerë. E “plakur” dhe nuk besonin se do të bëhej aq funksionale. Dikush fliste një gjuhë të huaj si me mburrje, duke përshëndetur jo vetëm në ato të Lindjes, por edhe në ato Perëndimore, e dikush që ishte më neveritëse edhe në ndonjërën prej atyre sllave.

Pengesa ishte e madhe nga një pjesë e shqiptarëve si të edukoheshin e të këshilloheshin, që, kur të përdornin shqipen, të flisnin vetëm shqip. Shpeshherë drejtori i revistës “Albania” revoltohej me disa bashkëkohës të tij, kur përzienin gjuhën shqipe me një gjuhë të huaj cilado qoftë, si: “Evet efendem, byrazer, s’ta kam takatin”, etj. ishin fjalë turqishte. Vendosmërisht u drejtohej: “Po kur më flet shqip, lëshoje më nj’anë turqishten, mos fol si robeshat arapja që sillnin qëmoti pashallarët në Shqipëri”. Në këtë rrjedhë ishin edhe intelektualët tjerë si, F. Shiroka, P. Bardhi, N. Nikaj, M. Logoreci, M. Frashëri, L. Gurakuqi, P. Doçi dhe të gjithë shkrimtarët tjerë të kohës.

Kurorëzimi disavjeçar

Përafërsisht ajo gjuhë që përdorej te kjo revistë e kemi sot, me disa ndryshime. Vetë Konica ishte ai i cili bënte pastrimin e zëvendësimin e shumë fjalëve dhe shprehjeve. Shpesh dilte si një purist që s’ishte dhe nuk mund asnjëra prej gjuhëve të jetë imune tërësisht nga terma e shprehje të huaja. Ai kërkonte ndihmë nga bashkëpunëtorët që të sjellin e të grumbullojnë fjalë e emërtime të ndryshme me bazë të shqipes. Dëshironte që të pastrohej shqipja nga barbarizmat dhe të këndellej si gjuhë e gjallë. Shpeshherë ankohej se, nuk kishte fjalë të mjaftueshme për përkthime nga gjuhët e huaja në shqipe.
Mirëpo, puna bëhej pa pushim e pa kursim. Edhe Gijom Apoliner, shkrimtar frëng, kur shkruante për Konicën, kishte potencuar, “...se ai (për këto 12 vite të botimit të “Albania-s”) kishte pastruar gjuhën shqipe nga fjalët e gjuhëve të huaja e parazite. Kështu, prej një gjuhe provinciale e detarësh që e kanë kryqëzuar, ai bëri një gjuhë të pasur, të bukur e të fisnikëruar.” Përfundimisht, Konica dhe bashkëkohësit e tij e kishin të qartë se, shqiptarët do të duhej të komunikonin me shqipen pa vështirësi, që nga viset më në veri e deri te viset më në jug të Shqipërisë së atëhershme, por edhe kudo tjetër si bënin kombet tjerë.

Dy dialektet mbetën gjatë si dy gjuhë

Edhe rilindësit kishin pasur dialog e polemika për trajta të ndryshme të pjesëve të ligjëratës, qoftë në morfologji, fonetikë apo sintaksë. Ata ishin të vetëdijshëm se, në të ardhmen do të përpunohej gjuha edhe më nga pasardhësit. Ata nuk ishin aq egoistë...

Mundi i rilindësve shqiptarë më në fund u kurorëzua me themelimin e alfabetit në Kongresin e Manastirit, më 1908, këtë që e kemi sot dhe komunikojmë gjerë e gjatë trevave shqiptare dhe kudo që ndodhën ata.
Mirëpo, ata e dinin se referenca për këtë do të përcillej te brezat e ardhshëm. Rilindësit nuk ishin dogmatik, lokalist, as egoist kur ishte fjala për çështje të mëdha kombëtare.
Ata vunë bazën për një gjuhë të përbashkët shqiptare. Më vonë vijuan pasardhësit e studiuesit e ndryshëm të gjuhës si: E. Çabej, M. Domi, I. Ajeti, A. Kostallari, Sh. Demiraj, e deri te R. Ismajli dhe gjenerata e tij që janë të shumtë. Por, dialektet nuk u shkrinë, mbetën si të ishin dy gjuhë, kur shkruanin autorët sipas përkatësisë së atij dialekti, të Veriut apo Jugut, apo edhe ndonjë nëndialekt i cilës do anë. Do të thotë, të shkruarit, bëhej kush si donte. Dy dialektet kryesore mbetën si dy gjuhë paralele.

Edhe kjo ishte datë historike e kulturës shqiptare

Shumë gjuhë të popujve të ndryshëm nëpër kohë kanë perënduar dhe janë zhdukur. Me dhunë (nga sundimi i huaj), apo nga mosgatishmëria e atyre qytetarëve që ta ngritin dhe ta ruajnë, duke e përzier me elemente të huaja dhe duke formuar një tjetër ose, duke pranuar tërësisht një gjuhë të huaj-të “re”.

Për klimën politike që ishte në vitet e shtatëdhjeta, ka qenë shënim historik vendosja e standardit të gjuhës shqipe, më 1972. Në të njëjtën kohë (konkretisht te ne shqiptarët në pjesët tjera jashtë kufijve të Shqipërisë), ky standard heq maskën e shovinizmit sllav, duke u bërë me dije se, shqiptarët andej e këndej kanë vetëm një gjuhë të përbashkët dhe vetëm një emër. Kjo gjuhë s’është vetëm për Shqipërinë, por edhe për shqiptarët tjerë kudo që jetojnë.
Pra, gjuha e unifikuar, kombi njësi e tërësishme. Kështu ka qenë: një komb një gjuhë. Kjo mundësi u zvarrit mjaft gjatë nga klima politike andej e këndej.

Standardizimi tepër ngushtë

Gjuhën, në rast nevoje, e drejtojnë, e kultivojnë dhe e përplotësojnë ata që e studiojnë, me kompetencë e përgjegjësi. Ajo është elementi kryesor që e shquan një komb. Nuk është gjuhë kombëtare, ajo gjuhë si petku me arna të huaja e të ndryshme. As me deformime si në lojëra kalamajsh skutave të qyteteve të përlloçur.
Gjuha si shumë shkenca shoqërore, pasurohet, plotësohet e korrigjohet, do të thotë ecë te para. Gjithnjë duke pasur parasysh gjallërinë dhe pëlqimin e saj nga të gjithë, herë në rënie e herë në ngritje, gjuha ishte e është mjeti i parë për një marrëveshje të çdoditshme në mes të pjesëtarëve të asaj bashkësie.

Drejtshkrimi i viteve 1972 ishte punë e mirë dhe tarë e kulturës shqiptare në histori.

Po, ky standardizim sikur e ka kornizuar tepër ngushtë gjuhën. Është vërejtur se, ka edhe trajta te disa emra e pjesët tjera me të meta, pse me trajta të shtrembëruara. Këtë kemi pritur që studiuesit e gjuhës t’i shohin dhe t’i paraqesin. Ato përplotësime dhe mënjanime do të duhej të publikoheshin. Akademitë tona (Tiranë-Prishtinë) do duhej të mbanin një Kongres të ri për drejtshkrimin dhe gjuhën shqipe.
Janë të shumta arsyet për rishikimin dhe shqyrtimin e rregullave drejtshkrimore dhe gramatikore sa i përket standardit të gjuhës. Korniza e zyrtarizuar për rregullat e drejtshkrimit shqip dhe rregullat tjera gramatikore, do të ishte mirë që të zgjerohet më shumë. Trajtimi adekuat i fjalëve dhe shprehjeve edhe nga dialekti verior do të ishte begati shumë e madhe. Gjuha shqipe nuk është e rrezikuar, por, duhet të korrigjohet, të pasurohet e të dëliret.
Duket sikur ky standard i tashëm ka bërë shumë përjashtime në leksik, kështu gjuha është varfëruar për shumë fjalë si të papërdorura. Apo si arkaizma e të hequra me një anë. Shumica e atyre fjalëve janë mjaft funksionale. Dhe shumë prej atyre fjalëve nuk ekzistojnë në fjalorët e shqipes. Sidomos, ato nga Dialekti i Veriut. Në asnjë mënyrë nuk mund të rikthehen veprat nga dialekti Gegë në standardin e sotëm të gjuhës, si ato të Fishtës, Mjedës, të Gurakuqit, Shirokës dhe të asnjërit. Kthimi i shkrimeve nga gegërishtja sipas rregullave dhe drejtshkrimit të sotëm, do të humbnin tërësisht vlerën artistike e stilistike. Do të përngjanin si përkthime diletantësh e shumë të dobëta.

Gjuha të ruhet me ligj

Te të gjithë popujt e civilizuar, shtet formues, kanë një gjuhë të përbashkët letrare zyrtare, me një shkallë të caktuar të kultivimit varësisht nga kapaciteti shkencor i shoqërisë. Ne në Kosovë si shtet i pavarur nuk duhet të përpiqemi për një gjuhë tjetër të re. Ajo ekziston. Nuk jemi tërësi kombëtare, por jemi shtet në vete, një republikë shqiptare gjithsesi. Këto janë rrethana të krijuara dhe mundësitë aktuale. Është e drejtë e secilit si flet në familje, me kolegë intim, por, atje ku është zyrtare duhet të pranohen rregullat e përgjithshme.
Pa një gjuhë amtare të begatshme e me rregulla të duhura nuk ka edhe mësim si duhet të gjuhëve të huaja. Nga gjuha amtare nuk duhet të frikësohemi dhe nuk duhet ta injorojmë. Ajo duhet të mbrohet me ligj. Në shkolla fillore, të mesme e deri në universitet, por edhe në punët e përgjithshme në administratën shtetërore. Në emërtime e mbishkrime të ndryshme.
Jo me kalke e inovacione pa bazë shkencore. Do të duhej të bëhet e detyrueshme në universitetet tona sepse, na paraqitet si fakt i domosdoshëm pas kryerjes së mësimeve universitare. Si shprehet kuadri me shkrim e me gojë, kur nuk di mirë shqip? Këtë e shohim të gjithë çdo ditë. Asnjë kuadër, pedagog në arsim, as në kulturë, politikë e gjetiu nuk mund të jetë i efektshëm në profesionin e vet, pa një njohje solide të shqipes.



Sinqeritetin e kam shume te shtrenjte qe t'ia dhuroj njerezve qe u kushton lire karatkeri.

Bindjet e mia, jane identiteti im..! Nuk lejoj te tjeret te vendosin per mua...!

-BESA-

Nuk jam shiu i pranveres,por jam bora e Janarit.
Nuk jam lule e vyshkur nga vapa,por jam rrenje e trungut t'Shqiptarit
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi