Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Sprovë për një fjalorth praktik Kosovë-Shqipëri Empty Sprovë për një fjalorth praktik Kosovë-Shqipëri

Tue 28 Aug 2012 - 0:01
Message reputation : 100% (1 vote)
Gjuhë-komunikim
Nga Nebi Caka

Duke shikuar paralelisht televizionet e Kosovës dhe të Shqipërisë, kuptojmë se një numër fjalësh dhe togje të fjalëve me përdorim të gjerë në njërën hapësirë, nuk kanë të njëjtin kuptim në hapësirën tjetër. Komunikimi i këtillë intensiv po bën njësimin e gjuhës shqipe në të gjitha rrafshet dhe standardizimin e saj të qëndrueshëm...

Nevoja për hartimin e një fjalorthi praktik shqip-shqip nuk është nevojë edhe aq ngutshme, por një fjalorth i tillë gjithsesi do të ndihmonte të kuptuarit më të mirë të mediave, para së gjithash të mediave televizive, në hapësirën mbarëshqiptare. Ajo që e bën gjuhën televizive të dallohet nga gjuha e mediave të shkruara është komunikimi i saj i drejtpërdrejtë, i pandërmjetëm, shpesh edhe ndërveprues (interaktiv) me teleshikuesin, ndryshe nga mediat e shkruara, ku autori i shkrimit dhe lexuesi janë të ndarë nga njëri-tjetri në kohë dhe në hapësirë. Gjatë ndjekjes së një emisioni në televizion, çfarëdo qoftë ai, teleshikuesi nuk ka mundësi të “kërkojë” në fjalorë të ndryshëm domethënien e fjalëve që nuk i kupton, ngase në të shumtën e rasteve nuk i lejon koha se rrezikon t’i ikën jo vetëm një fjalë, por fjali të tëra. Por nga ana tjetër, përfytyrimi a shprehja pamore që ofron televizioni shpesh i mundëson teleshikuesit të “deshifrojë” me mjaft sukses domethënien e fjalëve e të togjeve të fjalëve që është duke i dëgjuar për të parën herë apo kuptimin e të cilave nuk e di qartë. Nga ky këndvështrim, roli i televizionit në ngritjen e nivelit të kulturës gjuhësore, po dhe në njëjësimin e gjuhës në të gjitha rrafshet dhe në standardizimin e saj më të qëndrueshëm është i pamohueshëm, ndaj dhe duhet shfrytëzuar. Programet televizive mbarëkombëtare edhe janë duke e luajtur këtë rol, herë me më shumë sukses e herë me më pak sukses.

Tashmë i kuptojmë...

Kosovarët dikur parapëlqenin të shikonin televizionin në terr, ndaj çuditeshin (= habiteshin) kur dëgjonin se si dikush në Shqipëri nuk ka mundur të shohë (= shikojë) një emision në televizion ngase në atë kohë i kishin “ikur dritat”, por tani (= tashti, tash) kjo u duket normale ngase e dinë se bëhet fjalë për “shkyçje (= ndërprerje) të rrymës elektrike”.
Nga konteksti, telespektatori kosovar nuk e ka vështirë të kuptojë se kur qytetarët e Shqipërisë “psonisin” (greq.), ata në fakt “bëjnë pazar” (turq.) dhe se kur blejnë “gjela të detit”, ata në fakt blejnë “bibanë” apo “qukanë” a “quranë”, si u thonë në Kosovë, e jo “karkaleca të detit”.
Nga ana tjetër, po ashtu nga konteksti, as shqiptari i Shqipërisë nuk ishte dashur ta ketë të vështirë të kuptojë se kosovari në “shitore” (= tregtore, dyqan) shkon për të blerë (e jo për të shitur, e as për të shituar) ndonjë mall.
Shumica e kosovarëve tashmë e dinë çka do të thotë “Portokalli” (me theks në ‘i’), e disa prej tyre thonë se e dinë edhe çfarë do të thotë “Fiks fare”. Ata që e dinë anglishten e deshifrojnë lehtë kuptimin e fjalës “pirdhu”, jo sipas foljes së shqipes “pjerdh”, por sipas foljes së anglishtes “fuck you”, e të tjerët e ‘përkthejnë’ si “bahu” (= zhduku). Disa bëjnë përpjekje ta gjejnë kuptimin edhe të fjalës “trap”, por hasin në vështirësi ngase nuk janë të sigurt se a duhet përkthyer si “hajvan”, “kastravec”, “gomar”, “hu” a “shul”, apo, në disa raste, edhe sipas kuptimit të fjalëve të anglishtes “dick” apo “prick”. Teleshikuesit kosovarë që nuk e dinë anglishten, ndërkaq, e kanë edhe më vështirë ta gjejnë se “e shpifur” do të thotë “e neveritshme, e gërditshme”.
Nga shikimi i emisioneve të televizioneve shqiptare (= nga Shqipëria), kosovari e sheh se “rezervuarit” (fr.) po i thënkan “serbator” (it.), por ky vazhdon t’i thotë edhe më tej “rezervuar” kur e çon “kerrin” (= makinën, automobilin) e tij te automekaniku (= mekaniku i automobilave), ngase ai vetëm kështu e kupton se çfarë ky kërkon. Por, aty vëren se disa prej mekanikëve kanë filluar të bëhen gjithnjë e më “finë” (= të stërholluar) dhe në vend të “shrafcigerit” (gjerm.) kanë filluar të përdorin kaçavidën (ital.), prandaj vendos që edhe ai të bëhet ‘fin’ dhe ta dërgojë veturën e tij (= e vet) në “lavazh” (fr.), por nuk gjen kund në Prishtinë (këtu i thonë: “autolarje”, term ky që në shikim të parë do të mund të perceptohej si “vetëlarje”, por që në fakt është “lajtore e automjeteve”).
Kosovarët, nga moderatorët televizivë të Shqipërisë tashmë kanë kuptuar se “varësja” nuk shërbyeka vetëm për të varë në të “teshat” (= rrobat), por se atë mund ta varësh edhe në qafë, si “qafore”, “gjerdan” a “zinxhir”, sidomos nëse është prej ari ose prej argjendi. Ata tashmë po ashtu e kanë kuptuar se “patjetër” do të thotë “pa asnjë dyshim, me siguri” e jo “pa qare”.
Edhe ata na kuptojnë...

Por edhe moderatorët nga Shqipëria do të duhej ta kuptonin se kur kosovari a kosovarja flet për “patundshmëritë” mendon në “pasuritë/pronat e paluajtshme” (me të cilat në Shqipëri merren “agjencitë imobilare”), si u thonë ata, e kur flet për “pemët” mendon në “frutat”, e jo në drurin e tyre dhe se kur thotë se “u kyç” në diçka (përdorim i gabueshëm ky, që duhet flakur) mendon se “u përfshi, u inkuadrua” në diçka a në një proces, e jo se u “mbyll me kyç (= çelës)” dhe se me “qasje”, sipas kontekstit, herë kupton “mundësinë për të hyrë”, pra “aksesin” (angl. “access”), e herë “mënyrën e trajtimit” (angl. “approach”) të diçkaje a të një teme.
Nga shikimi i emisioneve televizive, besoj se kosovarët tashmë e kanë kuptuar se mbiemri “shqiptar” lidhet jo vetëm me shqiptarët, po edhe me Shqipërinë dhe se një sportist shqiptar, bie fjala, mund të jetë me prejardhje vllahe a maqedonase, siç mund të jetë një sportist grek a gjerman me prejardhje shqiptare. Nga ana tjetër, shqiptarët kudo qofshin, ishte dashur ta kenë të qartë tashmë se mbiemri “kombëtare” në togfjalëshat si “biblioteka kombëtare”, “banka kombëtare” etj. ka më shumë kuptimin “shtetërore” (lexo: e Shqipërisë – në Shqipëri; e Kosovës – në Kosovë)”.
Njerëzit në Shqipëri mbase nuk do të mund ta kuptonin si një “njeri i trashë”, mund të jetë “i zgjuar” (= mendjemprehtë), mirëpo nëse do ta shikonin serialin e Kohavizionit “Tre gjermanët e trashë” do ta shihnin se këtu bëhet fjalë për “njerëz të shëndoshë”, si u thonë ata. Nga ana tjetër, njerëzit në Kosovë ndoshta nuk do të mund ta kuptonin si një “njeri i shëndoshë” mund të jetë “i sëmurë”, mirëpo nëse do t’i shikonin emisionet e televizioneve të Shqipërisë, do ta kuptonin se në këtë togfjalësh “i shëndoshë” do të thotë “i trashë”, siç i thonë kosovarët, e jo “i shëndetshëm” (= me shëndet të mirë).
Kur tiranasi vjen në Prishtinë sheh se “medikamentet” (= barnat, ilaçet) mund t’i bleka, përveç në “farmaci”, edhe në “barnatore” dhe se “pasta” (= ëmbëlsira) mund të ngrënka, përveç se në “pastiçeri”, edhe në “ëmbëltore”. Ai po ashtu vëren se njerëzit në Prishtinë e kapërcejnë rrugën kur në semafor të jetë ndezur drita “e gjelbër”, e jo drita “jeshile” dhe se “rrokaqiejt” e Prishtinës qenkan të ngjashëm me “qiellgërvishtësit” e Tiranës.
Kur prishtinasi shkon në Tiranë sheh se “pallatet” qenkan në të vërtetë “ndërtesa banimi”, e jo “pallate mbretërore” dhe se edhe atje paska “bërllok”, si në Prishtinë vetëm se ata po i thënkan “plehra”, e kështu po i thënkan edhe “njeriut të keq e të urryer për shoqërinë”. Kur një “motër nderi” dhe një “motër medicinale” nga Prishtina shkojnë në Tiranë do ta ‘zbulojnë’ se s’janë kurrfarë motra, veçse njëra “murgeshë” e tjetra “infermiere” e mikja e tyre që në Prishtinë ka kryer studimet për “solo këndim” do të kuptojë se në fakt ka mbaruar studimet për “kanto”.

Prandaj jemi njësh

Nëse një i ri prishtinas i drejtohet një të riu tiranas me “tung”, ky do t’ia kthejë me “tjeta”, – që të dyja këto nga “tungjatjeta (tungatjeta)”, e sipas modelit të anglishtes ‘haj’ (“hi”) e ‘baj’ (“bye”, kjo nga: “good-bye”, e kjo e dyta nga përngjitja e “God be with ye”: “Zoti qoftë me ju” = “mbetsh mirë” a “mirupafshim”: ‘pafshim).
Nëse një prishtinas do ta pyetnin në Tiranë se a i pëlqejnë “luleshtrydhet” me sheqer ai do të “habitej” (= çuditej), se çfarë qenkan ato lule që këtu po u qitkan (= hedhkan, shtënkan) sheqer, duke mos e ditur se është fjala për “dredhëza”.
Nga televizioni shikuesi do të shohë se ne Shqipëri paska ekrane “40-polëshe”, të njëjtë me ata “40-inçësh” në Kosovë [nga ital. ‘poliçe’, përkatësisht angl. ‘inç’ = pëlqyer – masë gjatësie e barabartë me 2,54 cm] dhe se filmi “20000 lega nën det” qenka krejt si romani “20000 mila nën det” i Zhyl Vernit [nga ital. ‘lege’, përkatësisht angl. ‘mile’ – masë gjatësie, e barabartë me 1852 m].
Në Shqipëri, fëmijët “kartonat” (= filmat e animuar) i shohin (= shikojnë), ndërsa në Kosovë fëmijët “kartonat” (= kartuçat) i presin, që nga ata të bëjnë figura. Natën e Vitit të Ri fëmijët tiranas stolisin “pemën e Vitit të Ri” dhe dhurata u sjell “Plaku i Vitit të Ri”, e ata prishtinas stolisin “bredhin e Vitit të Ri” dhe dhurata u sjell “Babadimri”. Më të vegjlit në Tiranë kënaqen me përrallën mbi “Borbardhën dhe shtatë xhuxhët” apo me “Hirushen” e ata në Prishtinë me përrallën për “Borbardhën dhe shtatë shkurtabiqët” apo me “Të përhiturën”. Në Shqipëri njerëzit “vaktet” (3) i hanë (rëndom në shtëpi, por dhe në restorant), ndërsa në Kosovë njerëzit “vaktet” (5) i falin (rëndom në xhami, por dhe në shtëpi).
Eksodi i fundit dhe hapja e kufijve, jo vetëm për njerëz e mallra, por dhe për ide, kulturë e edukim/arsimim ka bërë që shqiptarët më mirë ta kuptojnë njëri-tjetrin kudo dhe kurdo që të takohen. Ata, më në fund, e kanë parë dhe me gjasë dhe do ta kuptojnë e do të binden se vërtetë janë njësh dhe se duke u ndarë dysh nuk bëhen dy, nuk bëhen më të fortë a më të mëdhenj, por vetëm dy gjysma më të vogla e më dobëta të një të tëre, bëhen gjysmakë.
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Sprovë për një fjalorth praktik Kosovë-Shqipëri Empty Re: Sprovë për një fjalorth praktik Kosovë-Shqipëri

Tue 28 Aug 2012 - 12:34
Eshte e veshtire per te pasur nje nje fjalor te perbashket perderisa jami akoma dy shtete
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Sprovë për një fjalorth praktik Kosovë-Shqipëri Empty Re: Sprovë për një fjalorth praktik Kosovë-Shqipëri

Tue 28 Aug 2012 - 13:15
BeSaa shkruajti:Gjuhë-komunikim

Fjalor dialektor mund te quhet ky, suksese... Sprovë për një fjalorth praktik Kosovë-Shqipëri 573234

Sponsored content

Sprovë për një fjalorth praktik Kosovë-Shqipëri Empty Re: Sprovë për një fjalorth praktik Kosovë-Shqipëri

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi