Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Veprimtaria antikombëtare e Esat Pashë Toptanit Empty Veprimtaria antikombëtare e Esat Pashë Toptanit

Sun 2 Sep 2012 - 23:18
SI U VU ESAT PASHË TOPTANIT NË SHËRBIM TË ARMIQËVE TË SHQIPËRISË?

Copëtimi i etnikumit shqiptar prej Konferencës së Londrës u bë shkak që, në disa qarqe shqiptare, të çfaqej përsëri ideja e afrimit me Turqinë. Mendimi ishte se, vetëm me përkrahjen e kësaj, mund të bashkohëshin prapë pjesët e shkëputura në një shtet shqiptar autonom, me një princ mysliman në krye, nën mvarësinë e Sulltanit.


Esad Toptani pasi ia dorëzoi Shkodrën malazezëve me të gjithë trupat e Shkodrës, (shqiptare e turke), u largua nga aty duke kaluar nëpër Lezh dhe Milot, ku u pritën me nderime ushtarake nga trupat pushtuese serbe dhe u vendos në Tiranë e në Durrës. Një javë më vonë, nën presionin e Austro-Hungarisë dhe të Italisë, mbi 1800 ushtarë turq u larguan me anije për në Turqi, përkundër dëshirës së Rusisë dhe aleatëve të saj që ato trupa të mbetëshin aty, për të krijuar sa më tepër pështjellim dhe për t'i shërbyer qëllimit rus që shteti shqiptar të ngelte autonom nën varësinë e Sulltanit.

Esat Totani, meqë ishte i lidhur me Serbo-Malazezët pa u penguar fare filloi të ngrinte një administratë më vehte. Ky vepërim antikombëtar i Toptanit e koklaviti edhe më tepër çështjen shqiptare dhe qeverisë së Vlorës po i paraqitëshin tashmë vështirësi të mëdha që s'mund të zgjidhëshin dot aq lehtë as edhe në kohë më të qeta. Kjo qeveri nuk kishte çka të bënte në atë rrëmujë të përgjakshme, kur Shqipëria e jugut, përveç Vlorës dhe Beratit, ishte e pushtuar prej Greqisë, Shqipëria e veriut, prej Serbo-Malazezvet, ndërsa në Shqipërinë e Mesme, pas tërheqjes së ushtrisë serbet, ngriti pushtetin e tij Esat Pashë Toptani.

Dihet mirëfilli se në Konferencën e Londrës që i nisi punimet më 17 dhjetor 1912, fillmisht u vendos që të krijohet një Shqipëri autonome nën sovranitetin e Turqisë, pa e përfillur kështu Pavarësinë e saj të shpallur më 28 Nëntor 1912 në Vlorë. Si rrjedhim në vazhdim, konferenca nisi shqyrtimin e kufijve të Shqipërisë, nga ”fakti” se ajo ishte pjesë e Turqisë së mundur në luftë. Që në seancën e parë në parim u vendos që Shqipëria autonome të kufizohej në veri me Malin e Zi e në jug me Greqinë, ndërsa më 25 mars 1913 ajo përcaktoi kufijtë verilindorë, duke lënë jashtë Kosovën dhe viset tjera etnike, të cilat kaluan nga pushtimi osman, nën robërinë serbo-malazeze. Derisa i zhvillonte punimet konferenca, shtetet e “Aleancës Ballkanike” (Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia) kishin pushtuar me forcë pjesën më të madhe të tokave shqiptare.

Copëtimi i etnikumit shqiptar prej Konferencës së Londrës u bë shkak që, në disa qarqe shqiptare, të çfaqej përsëri ideja e afrimit me Turqinë. Mendimi ishte se, vetëm me përkrahjen e kësaj, mund të bashkohëshin prapë pjesët e shkëputura në një shtet shqiptar autonom, me një princ mysliman në krye, nën mvarësinë e Sulltanit. Në fillim kjo ide kishte një përmbajtje politike, siç do t'a shohim më poshtë, por pastaj u shndërrua në një fanatizëm fetar të verbër.

Esat Pashë Toptani, i cili pasi dorëzoi Shkodrën u vendos në Tiranë e në Durrës, desh t'a shfrytëzonte këtë ide, jo me qëllimin e bashkimit të tokavet shqiptare - se ai ishte vegla e Serbisë, e Malit të Zi dhe e Greqisë - por për të nxitur dhe shfrytëzuar fanatizmin fetar ndër Myslimanët e Shqipërisë së Mesme. Synimi i parë i tij ishte që të përmbyste qeverinë e Vlorës, për të mbetur ai vetë zot i asaj copë Shqipërie që do të caktonte Konferenca e Londrës. Prandaj u vu të bënte propagandën, shpifjet dhe intrigat më të dobëta kundër qeverisë së Ismail Qemalit. Për t'i dhënë gjoja pushtetit të tij një formë "legale", Esati mblodhi në Krujë, nga gjysma e Majit 1913, një farë "kongresi", ku ishin thirrur ca krerë fanatikë prej Shqipërisë së Mesme dhe krahinave rreth e qark, si Dibër, Mat, Lezh e Kurbin. Atdhetarët shqiptarë u munduan ta kundërshtonin këtë vepërim antikombëtar të Esat Toptanit, që po iu ndihmonte armiqve të jashtëm dhe po vinte në rrezik edhe atë pjesë të Shqipërisë së njohur nga Konferenca e Ambasadorëvet. Disa krahina, si Elbasani, nuk dërguan fare përfaqësues të vetë në Krujë; po edhe ata që vajtën prej anësh të tjera, nuk u bashkuan të gjithë me qëllimet ndjellakeqe të Esatit. Megjithatë, ky gjeti një rreth bejlerësh, agallarësh e klerikësh turkomanë, si soji i myftiut të Tiranës Musa Qazimi, për të formuar me ta një farë "këshilli", i cili i lutej gjoja Esat Pashës që të merrte në dorë qeverimin e vendit deri sa të vinte prej Turqisë një princ mysliman.

Ismail Qemali realisht ishte i pafuqishëm ta ndalonte Esat Toptanin në këtë aktivitet përqarës, prandaj duke pas parasysh shpëtimin e Shqipërisë u pajtua që ta ftoi Esatin në qeverinë e tij duke i dhënë Ministrinë e Punëve të Brendëshme. Ky e pranoi menjëher këtë pozitë dhe vajti në Vlorë, por gjithmonë me synim që ta merrte kalanë nga brenda.

Fragment nga libri "Veprimtaria antikombëtare e Esat Pashë Toptanit 1912-1920"
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Veprimtaria antikombëtare e Esat Pashë Toptanit Empty Re: Veprimtaria antikombëtare e Esat Pashë Toptanit

Sun 2 Sep 2012 - 23:20
Te njejten gje po ben dhe Tradhetari Sali Berisha flower
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi