Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Një e mitur shqiptare abuzohet seksualisht nga 100 burra në 3 muaj Empty Një e mitur shqiptare abuzohet seksualisht nga 100 burra në 3 muaj

Thu 6 Sep 2012 - 16:07
Një vajzë e mitur shqiptare është përfshirë në rrjet pornografie dhe prostitucioni në qytetin e Larisa në Greqi, raporton noa.al. Bashkë me 17-vjeçaren që vjen nga një familje shqiptare, është detyruar të bëhet pre e trafiqeve edhe një vajzë 15 vjeçe nga Rumania.

Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të policisë greke. Përgjegjës për këtë rrjet abuzimi seksual janë identifikuar dy burra, përkatësisht 49 dhe 53 vjeç si dhe dy gra, njëra 47 vjeçe dhe tjetra 54 vjeçare. Një i pestë akoma, 59 vjeç, po ashtu është zbuluar si pjesë e rrjetit kriminal.

Zbulimi erdhi përmes përgjimeve që pasuan të dhëna që u morën në rrugë operative për një rrjet të dyshuar pornografie dhe prostitucioni. Policia infiltroi një agjent të saj i cili u fut në kontakt me njërin nga autorët, 53 vjeçar grek dhe u shtir si klient. Ai zgjodhi të kishte takim seksual me vajzën nga Shqipëria, 17 vjeçaren dhe ranë dakord që të paguante 70 euro në këmbim të një akti erotik.

Takimi u realizua duke u lënë orari dhe vendi, në qytetin e Larisas. Agjenti i policisë i vëzhguar në distancë nga kolegët e tij, shkoi në pikëtakimin e lënë dhe atje e priti 53 vjeçari bashkë me një burrë tjetër, 49 vjeçarin. Këta pasi morën paratë, 70 euro, e drejtuan te vajza shqiptare që duhet t’i jepej seksualisht.

Në këtë moment kanë ndërhyrë forcat policore dhe u krye me sukses operacioni antitrafik.

Nga hetimet e kryera doli se vajza shqiptare vetëm gjatë tre muajve të fundit, ishte abuzuar seksualisht me të paktën 100 burra grekë. Ajo ka pohuar se vinte nga një familje e varfër dhe ishte tërhequr nga pesë grekët përmes mashtrimit dhe kishte hyrë në një rreth vicioz ku e kishte pasur të pamundur të dilte.

Sakaq, për 15 vjeçaren rumune u zbardh se ajo ishte abuzuar me 20 burra.

Operacioni policor përfshiu kontrolle banesash dhe disa motelesh në zonën e Larisas dhe përfundoi me arrestimin e tre burrave e dy grave greke dhe dërgimin në qendër rehabilitimit për femrat e abuzuara, të dy vajzave të mitura. n.s/noa.al
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Një e mitur shqiptare abuzohet seksualisht nga 100 burra në 3 muaj Empty Re: Një e mitur shqiptare abuzohet seksualisht nga 100 burra në 3 muaj

Thu 6 Sep 2012 - 16:08
O TMERR!!!

BE VETEVRASJE ME MIRE!!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi