Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Detyrat e shtepise duhet te behen me orar Empty Detyrat e shtepise duhet te behen me orar

Thu 6 Sep 2012 - 20:44
Detyrat e shtepise duhet te behen me orar Detyra-shtepieEdhe kryerja e detyrave te shtepise duhet te jete e ritualizuar, kjo do te thote zakonisht me te njejten strukture dhe krijimi i nje tradite ne te.
Kur te kthehet femija nga shkolla, mund te haje dicka si ushqim te ores kater. Per femijet me te levizshem, te cilet gjate tere dites kane qene te qete dhe te koncentruar, eshte mire te luajne jashte gjysme ose nje ore. Prinderit duhet te kujdesen qe mos te vonohet, ngase me zbritjen e nivelit te glukozes ne gjak, zbret edhe perqendrimi.

Perceptimi i gjerave ne mbremje dobesohet me rastin e lodhjes. Ekspertet ne kete fushe, sugjerojne kete plan te mesimit: Ne jave: klasa 1 dhe 2: 60 minuta, klasa 3 dhe 4: 90 minuta, klasa 5 dhe 6: 120 minuta, klasa 7: 180 minuta, klasa 8: 210 minuta dhe klasa 9: 240 minuta. Femijet duhet t’i kryejne detyrat e shtepise vete.

Nese femija nuk mund ta filloje punen vete, prinderit duhet te ulen afer tij derisa te filloje e pastaj duhet lene vete te vazhdoje. Ne rast te pyetjeve, ai guxon te shkoje tek prinderit. Prinderit duhet te rregullojne situaten qe femija te jete ne te njejten dhome ku edhe ata qendrojne apo punojne. Ne fund i kontrolloni detyrat a jane kryer plotesisht dhe duhet lavderuar femijen per punen e kryer (sidomos per kohen e punes). Mund t’i ndihmoni femijes suaj edhe me detyra plotesuese, nese lexoni se bashku, shkruani ose llogaritni, por vetem brenda kufijve te materialit te detyrave te kryera (si ushtrime plotesuese).

Bisedoni me mesuesin se sa shpesh dhe cka mund te ushtrohet te shtepia. Merruni vesh me femijen se sa gjate do te ushtroni (me se shumti 15 min.) dhe qendroni te perpikte ne te! Do te ishte e rruges qe te vendoni nje ore me zile dhe kur te mbaroje koha, nderpritni ushtrimet, pa marre parasysh ku keni mbetur. Keshtu forcohet motivimi dhe rritet gatishmeria per detyra plotesuese ne ditet e ardhshme, nese i permbaheni marreveshjes kohore. Nese femija nuk mund t’i kryeje detyrat pa percjelljen tuaj, atehere ju duhet t`i te jesh „aty“ per femijen, por jo t’i kryesh detyrat e shtepise per te.
Marin
Marin
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 83
<b>Postime</b> Postime : 23043
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku neper bote
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/01/2010

Detyrat e shtepise duhet te behen me orar Empty Re: Detyrat e shtepise duhet te behen me orar

Thu 6 Sep 2012 - 20:45
un i bej ne mengjes po ti shqiptare kur i ben?
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi