Share
Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

default Fillim i mbarë për Shqipërinë

prej Fri 7 Sep 2012 - 23:15
Fillim i mbarë për Shqipërinë F.0907222756428_aPërfaqësuesja e Shqipërisë në futboll ka triumfuar ndaj Qipros në stadiumin kombëtar Qemal Stafa me rezultat 3-1, sfidë e vlefshme kjo për kualifikimet për Kampionatin Botëror, Brazili 2014.

Ishte kjo një sfidë e cila është pritur me padurim nga tifozët shqiptar të grumbulluar në stadium. Kishte të pranishëm shumë kosovar të cilët kanë udhëtuar për këtë takim dhe sigurisht se nuk janë ndarë të zhgënjyer.

Pas një loje mjaft mirë të treguar me dominim, Armando Sandiku (36’), kaloi në epërsi Shqipërinë. Sidoqoftë, rezultati u barazua nga Laban në minutën e fundit të pjesës së parë për 1-1.

Përzgjedhësi i Shqipërisë në pjesën e dytë bëri disa ndryshime. Gianni de Biassi e dëshmoi veten se është strateg i madh duke inkuadruar dy sulmues nga pankinë, ishin këta Edgar Cani dhe Erjon Bogdani, të cilët që të dy realizuan.

Ishte Edgar Cani ai që ngriti në këmb tifozët në stadium me golin e tij për 2-1 (84’), para se festën ta garantonte Erjon Bogdani (87’) për 3-1 dhe rezultatin përfundimtar.

Shqipëria me këtë fitore është lidere në Grupin E të kualifikimeve me tri pikë në pozitën e parë, njëjtë sa ka edhe Zvicra ku kombëtarja jonë do të udhëtojë më 11 shtator për t’u përballur në supersfidën që do të sqarojë kredencialet e kombëtares tonë për kualifikim në Botëror. /Telegrafi/

Erjon Bogdani 3-1



Sinqeritetin e kam shume te shtrenjte qe t'ia dhuroj njerezve qe u kushton lire karatkeri.

Bindjet e mia, jane identiteti im..! Nuk lejoj te tjeret te vendosin per mua...!

-BESA-

Nuk jam shiu i pranveres,por jam bora e Janarit.
Nuk jam lule e vyshkur nga vapa,por jam rrenje e trungut t'Shqiptarit
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi