Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Ndryshimet që ndodhin tek prindërit me lindjen e fëmiut

prej Sun 9 Sep 2012 - 0:52
Ndryshimet që ndodhin tek prindërit me lindjen e fëmiut
Të gjitha problemet jashta fëmiut mbesin në rend të dytë. Dhimbjet e fëmiut i përjetoni sikur të jenë më të mëdha se të tyre.


-Më në fund filloni ti kuptoni prindërit tuaj,
-Filloni të vëreni që i keni anashkaluar personat që shoqëroheni,
-Të gjitha problemet jashta fëmiut mbesin në rend të dytë,
-Dhimbjet e fëmiut i përjetoni sikur të jenë më të mëdha se të tyre.
-Fillon të ju thehet zemra më lehtë,
-Çdo ditë kthehet në befasira të ndryshme,
-E shihni veten me habi se si gëzoheni pa masë kur shihni jashqitjen e fëmiut tuaj,
-Habiteni se si ju qeshet kur ju urinon te trupi,
-Filloni të kuptoni aftësin tuaj të imitimit,
-Çuditeni se sa fjalë mund ti thoni vetëm për daljen e dhëmbit .
-Kur e shihni një fëmijë duke u shkaravitur nëpër tokë, më nuk mendoni \" S\'po mund ta kontrolloj një fëmijë?\",por e shikoni me dhembshuri duke menduar \" ah sa shumë po të kuptoj\".
-Sado që jeni të ngarkuara me punë ndani kohë që ta përqafoni fëmiun tuaj,
-Mësoni se bërja e nje dushi të gjatë, tanimë është një luks.
-Filloni të mundoheni ta ndryshoni botën për ta bërë më të pastër dhe më të përshtashëm për të jetuar.
-Filloni të shoqëroheni më shumë me persona që kanë fëmijë .
-Si turistët japonez, ju filloni që çdo hap të fëmiut ta fotografoni.
-Më herët gjërat që kurr si keni vërejtur,si :gozhdat, qoshet me majë, gropat etj,filloni ti vëreni,
-Mësoheni të fleni në dritë dhe të ulur duke e ushqyer me gji,
-Dhe besa duke e përkundur tërë natën pa fjetur fare,
-Kuptoni se bota nuk sillet vetëm rreth jush,
-Ndjen sikur ke fuqin ta luash krejt botën nga vendi.
-Çuditeni se sa shpesh ju vret ndërgjegja,
-I mësoni të gjithë personazhet e filmave ,
-Filloni të frikesoheni më shumë nga njerëzit që nuk i njihni,
-Kur udhëtoni me fëmiun ndjeni një frikë qe kurre s\'e keni pasur më herët.
-Në fund takoheni me një dashuri pa kushte,
-Dhe pa dyshim fillloni të jeni më faleminderues që Allahu ua mundesoi me e njoftë këtë DASHURI!
/mesazhi/A.Murati/


Ndryshimet që ndodhin tek prindërit me lindjen e fëmiut Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi